Socialistet Mendojne Se Miloshevici Mund Te Mbijetoje Edhe Per Dhjete Vjet Te Tjera

Lekundjet e fuqishme politike qe kane tronditur partine ne pushtet te Slobodan Miloshevicit SPS nuk eshte e thene se do ta rrezojne ate. Ne fakt shume zyrtare te SPS mendojne se partia ka ne mend nje strategji qe mund t’i lejoje ata te qendrojne edhe per

Socialistet Mendojne Se Miloshevici Mund Te Mbijetoje Edhe Per Dhjete Vjet Te Tjera

Lekundjet e fuqishme politike qe kane tronditur partine ne pushtet te Slobodan Miloshevicit SPS nuk eshte e thene se do ta rrezojne ate. Ne fakt shume zyrtare te SPS mendojne se partia ka ne mend nje strategji qe mund t’i lejoje ata te qendrojne edhe per

Partia Socialiste e Serbise ( SPS) e Slobodan Miloshevicit eshte tronditur se tepermi. Gjukata Nderkombetare per Krimet e Luftes ne Hage ka akuzuar Miloshevicin per krime lufte; funksionaret e partise se tij nuk mund te marrin viza per ne vendet e Bashkimit Europian dhe llogarite e tyre bankare jashte vendit jane bllokuar.


Por partia vazhdon te mblidhet nen pankartat ku lexohet “ Ne do te shkojme perpara”.


SPS i ka kufizuar me kujdes sulmet e saj mbi nje sere grupesh te opozites, ish aleate, kishes, grupeve te akademikeve te cilet e kane kundershtuar partine dhe udheheqesin esaj qe prej perfundimit te luftimeve ne Kosove. Disa e konsiderojne kete terheqje si nje shenje paniku, ndersa te tjere si nje prove qe SPS po mbedh forcat e saj per nje kundersulm dhe nje “ dekade te dyte ne pushtet”.


Partia e Miloshevicit erdhi ne pushtet ne Serbi pas zgjedhjeve te para shume partiake ne vitin 1990, vetem kater muaj pas shkeputjes se saj nga ish partia komuniste ne pushtet. Sipas shifrave te saj, SPS ka rreth 600,000 antare. Ajo eshte partia politike me e madhe ne Jugosllavi dhe drejtohet ne te njejten menyre autoktatike sic drejton edhe vendin.


Ne krye eshte Miloshevic te cilit dy vjet me pare iu bashkua edhe gruaja e tij Mirjana Markovic, udheheqesja e partise Se Majte Jugosllave ( JUL) ne nje bashkim publik dhe privat forcash. Ata ndihmohen nga njerez besnike ne rangje me te uleta te cilet ndajne pasurite e akumuluara gjate kontrollit absolut te partise mbi ekonomine dhe cdo gje tjeter.


Gjate ketyre viteve aleate te meparshem jane larguar dhe te tjere te rinj jane ofruar me partine. Pjesa me e madhe e SPS se vjeter e konsiderojne aleancen me JUL si shkaktare te shkaterrimit te partise. Ajo ka rezultuar ne ndarjen e partise ne tre grupe. Qendrimi ndaj Markovic dhe partise se saj eshte kryesisht percaktues per keto fraksione brenda partise.


Ajo eshte ndare ne ate qe prej disave quhet SPS “ pro JUL” dhe SPS “ e ndershme”, e cila edhe kjo ndahet ne krah te “moderuar” dhe te “ ndershem”. Keto fraksione nuk kane pushtet ne parti e cila kontrollohet krejtesisht nga Miloshevic. Por ka mosmarreveshje.


Grupi pro JUL i SPS-se eshte i perbere nga njerez te afert me Mirjana Markovic te cilet e kane pare koalicionin si nje dere te hapur drejt pushtetit. Koalicioni ka nje influence teper te madhe sepse ai emeron drejtoret e bizneseve, presidentet e komiteteve drejtuese, dhe dekanet e fakulteteve. Figurat kryesore te ketij grupimi jane Kryeministri Marko Marjanovic, Zevendespresidenti Jugosllav Nikola Sainovic dhe Dragan Tomic drejtor i kombinatit industrial YUMKO.


Njeriu qe flet ne emer te Miloshevic dhe mban lidhje direkte me partine eshte numri dy i tij, sekretari i pergjithshem i SPS Gorica Gajevic. Miloshevicit nuk i pelqen te merret direkt me antaret e partise se tij, kjo eshte detyra e Gajevic dhe ketu JUL nuk ka influence. Gajevic gezon besimin e patundur te partise.


Grupi i dyte, apo te ashtuquajturit “ te ndershmerit” apo “ neutral” te SPS perbehet kryesisht nga antare te partise maredheniet e te cileve me JUL jane te papercaktuara. Atyre u jane lene detyra shteterore rutine dhe jane perjashtuar nga shperndarja e posteve te biznesit qe gjenerojne pasuri, ata nuk kane influence financiare apo ekonomike dhe prandaj nuk paraqesin interes per JUL, thote nje zyrtari SPS i cili preferon te ngelet anonim.


Ne kete grup te neutraleve bejne pjese Presidenti i Serbise, Milan Milutinovic, Zevendespresidenti i Serbise Ratko Markovic, Ministri i Jashtem Vladimir Jovanovic dhe Ministri i Brendshem Vlajko Stoiljkovic.


Grupi i trete dhe me interesant jane te ashtuquajturit “ te moderuar te SPS” te cilet ne menyre te hapur jane kunder JUL. Ata jane antare te vjeter te partise te cilet gezojne nje reputacion si “ socilaiste te vertete dhe te ndershem” ne elektorat, pavaresisht nga aleanca me partine e Markovic.


Anetare tipike te ketij grupimi jane ish zevendespresidenti i partise ,Milorad Vucelic, drejtori i sherbimit te Doganave te Jugosllavise, Mihail Kertes, presidenti i Keshillit te Qytetareve te Parlamentit Jugosllav,Milomir Minic, zyrtari me i larte i SPS ne Vojvodine Radovan Pankov dhe Zevendespresidenti i tanishem i SPS, Zoran Lilic.


Keto figura jane antaret me efektive te partise te cilet perpunojne strategjite, shprendajne detyrat dhe vene ne zbatim idete e udheheqesit te tyre. Kjo efektshmeri i percakton ata si nje grup dhe shpesh thuhet se ata mund te kalojne me opoziten “ kur te vije momenti”.


Per kete arsye Miloshevic ka shtrenguar kontrollin mbi partine ne pergjithesi dhe vecanerisht mbi te moderuarit. Burime te rendesishme te SPS thone se Lilic eshte prane shkarkimit, ndersa Vucelic nje biznesmen i suksesshem, u largua per ne Greqi gjate luftes per ne Jugosllavi duke i dhene mundesi ish kolegeve te tij ne SPS per ta perjashtuar ate.


Por duke izoluar armiqte e tij ai i con ata drejt gjirit te opozites. Vucelic eshte mik me udheheqesin e Parise Demokratike Zoran Djindjic dhe eshte pare shpesh te shoqerohet me kundershtaret Malazeze. Per disa kohe ai gjithashtu eshte pare me ish shefin e policise sekrete Serbe Jovica Stanisic, gje e cila shkaktoi edhe me shume fjale per nje ndarje te mundshme ne gjirin e SPS-se.


Disa zhvillime te tjera i ushqyen keto spekullime. Megjithese Vucelic ishte nje zyrtar i larte i partise gjate represionit ne Kosove, ne menyre domethenese Bashkimi Europian nuk e ka perfshire emrin e tij ne listen prej 300 personash te cileve u jane ngrire llogarite e tyre bankare jashte vendit dhe nuk u jepen viza per ne vendet e BE.


Edhe Stanisic duket se ka miq ne mes te BE-se--udheheqesit e te cileve enderrojne per diten kur Serbet do te rrezojne Miloshevicin. Ish shefi i policise sekrete eshte perjashtuar nga lista dhe llogarite e tij bankare jane cbllokuar perseri.


Nje burim prane vendimmarresve te SPS argumenton se Stanisic, Vucelic dhe te tjere nuk perbejne shqetesim per partine. Pak njerez besojne per nje plan per ta rrezuar Miloshevicin me force. “ Miloshevic mund te jete i dobet ne disa zona, por ai akoma eshte me i forti ne parti,” deklaron nje zyrtar i SPS.


Ai ka pushtetin per te eliminuar, qetesisht, ne menyre te efekteshme dhe papritur. Pak njerez e dine se ku do te drejtohet goditja e tij e ardheshme. Miloshevic vepron “pa shpjegime, duke krijuar nje ndjenje frike ne mes te anetareve te partise,” thote nje zyrtar i SPS. Sido qe te jete SPS ka me pak disident se shume nga partite e tjera ne skenen politike Serbe.


Jeta ne rradhet e SPS eshte treguar ne menyre piktoreske nga ish anetari i partise dhe ish kryetar i bashkise se Beogradit Nebojsa Covic, tani udheheqes i Alternatives Demokratike te opozites.


“Ne nivelet e larta te gjithe binden ne menyre absolute,” thote ai, “ata qetesojne dhe nxisin njeri tjetrin … duke e terhequr njeri tjetrin si ndonje vagon treni i vjeter. Ne nivelet e uleta gjendja eshte pak me ndryshe. Anetareve nuk u lejohet hapesira e duhur per te folur. Ka shume frike sepse figurat udheheqese te partise jane te gatshem te bejne cdo gje.”


Nje strategji e mundeshme per te ardhmen e SPS mund te shihet tashme. Nje burim i SPS thote se partia do te beje nje fushate te thjeshte por “agresive” per nje “riorientim te politikave te saj nga nje qendrim nacionalist drejt nje qendrimi per paqe dhe zhvillim ekonomik, sipas politikes qe u ndoq pas nenshkrimit te marreveshjes se Dayton ne vitin 1995.”


Pra, megjithe shkaterrimeve, lufterave te humbura, ekonomise se shkaterruar, mungeses se vendeve te punes dhe korrupsionit teper te madh, SPS mund te marre veten dhe te vazhdoje te qendroje ne pushtet edhe per nje dekade tjeter.


Nje zyrtar tjeter i SPS mendon se kjo mund te arrihet. “Ne se Miloshevici nuk e humbi mbeshtetjen elektorale ne 1994-1995 kur ai u shnderrua nga nje nacionalist ne nje paqeberes - ai nuk ka per ta humbur ate as tani duke pranuar nje Protektorat Nderkombetar mbi Kosoven.”


Srdjan Staletovic eshte nje korrespondent i IWPR ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists