STIMULIM I RI PËR LUFTËN E RUMUNËVE KUNDËR KORRUPSIONIT
Më shumë duhet për tu bërë për të ndaluar korrupsionin në nivele të larta, që shihet si pengesë kryesore për anëtarësimin e vendit në Bashkim Evropian.
STIMULIM I RI PËR LUFTËN E RUMUNËVE KUNDËR KORRUPSIONIT
Më shumë duhet për tu bërë për të ndaluar korrupsionin në nivele të larta, që shihet si pengesë kryesore për anëtarësimin e vendit në Bashkim Evropian.
Në korridorin e zyrës rumune për anti-korrupsion në qendër të Bukureshtit gjindet busti i Vlladit Impaler, liderit të shekullit 15 të njohur në perëndim si modeli i tregimit Kont Drakulla.
Në Rumani, megjithatë, Vllad shihet si simbol i drejtësisë dhe ndershmërisë morale, aq më shumë tani me korrupsionin në rritje që pasoj pas kolapsit të komunizmit në vitin 1989. Edhe pse ky bust është trashëguar nga administrata e kaluar, prokurori i ri i Rumanisë për anti-korrupsion, Daniel Morar, është i përkushtuar ta mbaj atë si model për zyrtarët e tij.
Morar, 38 vjeçar, i cili u emërua javën e kaluar, më herët ka punuar në ndalimin e korrupsionit në qytetin e Cluj. Tani ai dëshiron të përmirësoj mënyrën e funksionimit të Zyrës Kombëtare të Prokurorit për Anti-Korrupsion, PNA.
“Ne kemi nevojë për zyrtarë dinamik dhe efikas me vetiniciativë dhe të cilët nuk do të lejojnë të manipulohen politikisht,” tha për BCR, Morar.
Ministresha e Drejtësisë Monica Macovei tha se ajo pret që Morar të punoj mirë.
“Pas një viti në punë, Morar do të prezantojë publikisht një raport mbi aktivitetet e repartit të tij, dhe unë nuk do të hezitoj ta largoj atë nga puna nëse ai nuk tregon rezultate,” shtoj ajo pas nominimit të tij në këtë pozitë.
Në fillim të gushtit, Macovei kërkoj nga Këshilli i Gjyqtarëve të cilët kontrollojnë gjyqësinë e vendit, të largojnë paraardhësin e Morar Ioan Amariei dhe shtatë prokurorët e lartë të vendit, duke pohuar se ata kishin dështuar të dënonin zyrtarët e lartë në botën e korrupsionit. “Fonde substanciale janë futur në PNA por ajo kurrë nuk funksionoj si duhet, dhe ende nuk ka treguar rezultatet e duhura,” tha Macovei.
Analistët unanimisht mirëpritën ndryshimet, duke thënë se këto ndryshime hapën rrugë në luftimin e korrupsionit – një kërkesë kryesore për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Rumania, e vlerësuar nga grupi vëzhgues Transparenca Ndërkombëtare si shteti më i korruptuar nga shtetet të cilat synojnë anëtarësim në BE, është këshilluar nga Brukseli se duhet të ndjekë rastet e mëdha të korrupsionit për të ngritur shanset e anëtarësimit. Institucionet e tjera ndërkombëtare vendosin këtë problem si pengesën kryesore ndaj reformave dhe investimeve të jashtme.
Asnjë zyrtarë i lartë publik nuk është dënuar deri më sot. Në mes të viteve 1003 dhe 2005, lista e njerëzve që ballafaqoheshin me akuza për korrupsion përfshinin disa njerëz me influence relative: një senator, një zëvendës drejtor i Bankës Qendrore, tre drejtorë të bankave të tjera komerciale, dhe tetë drejtorë brenda ministrisë së bujqësisë.
Në anën më të ulët të kësaj shkalle, rreth 1000 doktorë dhe mësues dhe rreth 200 policë janë ballafaquar me akuza.
"Rumania ka përmbushur shumicën e kërkesave nga BE për të vendosur një legjislacion të duhur, komitetet dhe rezolutat të cilat kinse luftojnë korrupsionin. Por vendit gjithmonë i kanë munguar zyrtarët e mirë për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë,” analisti politik Cristian Ghinea deklaroj pë BCR. “Morar të paktën duket i përkushtuar të mbështetet vetëm në prokurorët të cilët janë seriozë në kapjen e kriminelëve të rëndësishëm.”
Udhëheqësi i ri i PNA vetëm ka filluar me zyrtarë të lartë, duke filluar hetimet për të vendosur se a do të duhej të ngriten akuzat për abuzim të pozitës ndaj dy ish politikanëve të lartë. Ish ministri i drejtësisë Rodica Stanoiu dhe ish zëvendës kryetari i Partisë Socialdemokrate, PSD, Florin Georgescu do të hetohen për të zbuluar nëse ata kanë abuzuar pozitat e tyre për të ndikuar zgjedhjet e nëntorit të kaluar.
Para zgjedhjeve, të dy zyrtarët pohohet se kanë marrë pjesë në takimet e PSD – partisë qeverisëse në atë kohë – ku anëtarët e lartë të partisë si duket kanë diskutuar mundësinë që prokurorët të hetojnë liderët e opozitës, dhe shtrëngimin e kontrollit mbi televizion dhe mediat e printuara.
Liderët e PSD kanë pohuar se akuzat janë të pabaza, dhe kanë akuzuar qeverinë e qendrës dhe të djathtës të krijuar pas zgjedhjeve për maltretim të paraardhësve të tyre. “Ky është vetëm një akt i kërcënimit dhe abuzimit kundër njerëzve tanë,” deklaroj për media lideri i PSD Mircea Geoana. “
Përpos vëzhguesve të jashtëm, edhe vet rumunët konsiderojnë se korrupsioni është në rritje në vendin e tyre – dhe kjo nuk është befasi për një vend ku njerëzit jetojnë me paga mesatare prej 150 euro. Perceptimi forcohet nga raportet e abuzimeve të cilat mbushin gazetat çdo ditë, me skandale prej pasurisë së pashpjeguar të zyrtarëve politik deri tek profitet e zhdukura nga kompanitë shtetërore.
Në nivelin praktik, megjithatë, rumunët janë më të brengosur për dhënien e mitos, të njohur si “spaga”, të cilën ata duhet ta paguajnë për shërbime të thjeshta. Edhe pse shkollimi dhe shërbimet mjekësore do të duhej të ishin pa pagesë, njerëzit shpesh duhet të paguajnë në kesh për të pasur trajtim të mirë në spital apo për të vendosur fëmijët e tyre në shkolla të mira – në disa raste edhe për ti dhënë nota të mira fëmijëve të tyre.
"Nëna ime ishte në spital dhe unë është dashur të paguaj doktorët dhe motrat për ta trajtuar atë,” tha Raluca Badescu, një mësuese. “Për ta siguruar operacionin, unë është dashur të paguaj gati 100 dollarë për shërbimet e doktorit, duke mos përmendur këtu të hollat për motrat.”
Derisa ballafaqohen e korrupsionin e përditshëm, njerëzit janë duke vëzhguar me kujdes – dhe me një dozë cinike – për të shikuar nëse qeveria me të vërtetë do të përmbush premtimet e saja të fushatës për të kapur kriminelët e lartë.
“Ka aq shumë raste të korrupsionit që dihen, dhe prapë asgjë nuk bëhet rreth tyre,” tha një pensioner Fane Paduret. “Ndryshimet e fundit në zyrën e PNA janë vetëm një tentim i qeverisë për t’i mashtruar të huajt. Por ata nuk mund të na mashtrojnë neve. Ne jetojmë këtu.”
Marian Chiriac është drejtor i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, në Rumani, partnerit të IWPR-së në Ballkan.