Sulmi I Grabitesve Te Organeve Te Trupit

Frika e krimit po merr forma te cuditeshme ne Kosove, me shtimin e zerave se disa banda po rrembejne femijet per te marre organet e tyre te trupit. Pergjigja e perfaqesuesit te OKB Bernard Kouchner per kete problem mund tu duket disave si jo me pak eksent

Sulmi I Grabitesve Te Organeve Te Trupit

Frika e krimit po merr forma te cuditeshme ne Kosove, me shtimin e zerave se disa banda po rrembejne femijet per te marre organet e tyre te trupit. Pergjigja e perfaqesuesit te OKB Bernard Kouchner per kete problem mund tu duket disave si jo me pak eksent

Thursday, 10 November, 2005

Ka disa gjera qe simbolizojne me mire friken e krimit qe ka perfshire Kosoven se sa fjalet gjithnje ne rritje per ekzistencen e nje bande grabitesish ne rruget e Prishtines, qe rrembejne femije per te vjedhur organet e trupit te tyre.


Historite jane aq te detajuara sa edhe te paprovuara. Fundjaven e kaluar u njoftua se nje femije u rrembye perpara muzeumit te qytetit ne mes te dites, nga njerez qe flisnin dialektin Shqiptar Tosk qe dallon nje person nga Shqiperia me dike tjeter nga Kosova qe flet dialektin verior Shqiptar Geg.


Nga kjo rrjedh edhe historia rreth trafikanteve te organeve te trupit te femijeve Shqiptaro-Italian. Sipas ketyre zerave, disa femije jane zhdukur per disa jave, dhe me pas jane kthyer ne shtepi me shenja te dukeshme te operacioneve ne vendin ku duhet te ishin veshkat e tyre. Media lokale ka njoftuar te Shtunen se dy femije jane gjendur te vdekur ne nje stadium fubolli te qytetit - me organe te hequra.


"Une kam nje vajze 11 vjecare, dhe quaje paranoje apo si te duash, une kam frike ta le te dale jashte," thote nena 35 vjecare Afrime. Heqja pothuajse e pamundur e veshkave e dokumentuar kudo, per te mos folur per Kosoven qe eshte ne gjendje te mjeruar, nuk ka asnje rezultat ne pakesimin e frikes.


Agjensia Amerikane per kontrollin e transplantimit te organeve, Rrjeti i Bashkuar i Ndarjes se Organeve (UNOS), eshte i qarte. "Eshte pothuajse e pamundur qe te ekzistoje nje treg i tille," thone ata. Jeta e organeve njerezore eshte shume e shkurter pas heqjes se tyre dhe ajo zgjat vetem disa ore: vetem kater ore per nje zemer, 48 deri 72 ore per nje veshke dhe kjo gjithmone ne se perdoren mjete moderne per ruajtjen e tyre.


"Heqja, transportimi dhe transplanti i organeve jane procedura teper komplekse dhe delikate - te cilat kerkojne metoda te avancuara te testimit, nje llogaritje kohore perfekte, dhe mbeshtetjen e organizuar te kaq shume personeli te kualifikuar - saqe thjesht nuk mund te arrihet te kryhet jashte kuadrit ligjor mjekesor," thote UNOS.


E verteta e trishtueshme eshte se kjo frike ekziston vetem sepse Kosovaret jane abandonuar ne duart e elementit kriminal. "Une kam vendosur shufra celiku deres dhe tani po kerkoj te ble nje arme," thote Jetmiri, 45 vjec. Si shume te tjere, Jetmiri ka humbur besimin si tek te huajt ashtu edhe tek udheheqja politike lokale.


"Te huajt kujdesen per veten e tyre ndersa udheheqesit politik lokale nuk kane mjetet e nevojeshme."


Dy muaj me pare prezenca e trupave te NATO-s, KFOR qe patrullonin qytetin gjate 24 oreve te jepnin nje ndjenje sigurie. Por gjate muajit te kaluar jo vetem qe numri i patrullave eshte ulur por skuadrat e Ushtrise Britanike qe kryenin keto kontrolle jane zevendesuar me njerez nga Ushtria Ruse te cileve njerezit nuk u besojne shume.


Me fillimin e debores se pare, ftohtesia ka pllakosur zemrat e Kosovareve; ata ndjejne friken e krimit dhe mungesen e sigurise. Edhe te huajt kane filluar te ndjehen me te shqetesuar.


Ne qender te Prishtines ndodhet restoranti Spaghetteria Toni, dikur nje vend shume i frekuentuar nga te huajt. Sot, ne ate qe duhet te jete koha me e zhurmeshme, ora 6 pasdite, ajo eshte bosh. "Nuk eshte per faj te sherbimit," thote nje nga kamarieret me qesendi.


"Disa jave me pare ne kete ore ky vend do te ishte plot," thote dikush tjeter. "Tani te gjithe, vendasit dhe te huajt, ose nuk dalin pas perendimit te diellit ose ne se dalin, nuk qendrojne me vone se ora 9.30 ne mbremje."


Banoret lokale e kane kuptuar se KFOR nuk eshte nje force policore dhe policia e Kosoves qe po ngrihet - forca civile e trajnuar nga OKB dhe OSBE te njohura me shkurtimin ne Shqip TMK - eshte teper e vogel ne numer per te luftuar kriminalitetin.


OKB dhe OSBE po perpiqen. Javen e kaluar filloi ne Shkollen e Sherbimit Policor te Kosoves ne Vucitm nje kurs trainimi intensiv per grupin e dyte te oficereve te policise lokale prej 175 vetesh, nen drejtimin e 130 instruktoreve te policise nga 13 vende te huaja.


OSBE pritet te trajnoje rreth 3,500 police vendas ne 18 muajt e ardheshem, nga te gjitha grupet etnike, ndersa kete muaj UNMIK mori nen administrimin e tij burgun e pare, ne Prizren, ne ate qe OKB e quan "lidhjen e fundit" ne nje sistem juridik te emergjences i cili mendohet te sjelle pak rend dhe rregull ne Kosove.


Ata nuk po kane sukses ne kete detyre. Nje raport nga Komiteti i Avokateve per te Drejtat e Njeriut, me qender ne New York, arrin ne perfundimin se "perpjekjet e policise kane qene shume larg suksesit" dhe se Kosova vuan nga "kriminaliteti i pakontrolluar".


OKB ka rreth 1,800 police civile nga 40 vende te ndryshme ne Kosove, me teper se nje e katerta e tyre nga SHBA. Por kjo shifer eshte me pak se gjysma e 4,800 oficereve te policise qe OKB ka autorizuar dhe shumica e tyre ketu jane te pajisur me keq se sa banoret vendas per te patrulluar ne rruge qe zedhenesi i OKB Fred Eckhard thote se jane te ngjashme " me disa nga ato me te egrat ne zonat e tjera urbane ne bote".


Nuk eshte per tu cuditur qe oficeret merren me teper me detyra me te sigurta sic eshte rregjistrimi i makinave dhe licensimi i tyre. Ndersa vrasjet dhe grabitjet jane ne nje shkalle cuditerisht te larte, shefi i administrates civile te OKB Bernard Kouchner ka shkaktuar shume habi me deshiren e tij per tu marre me targat e makinave.


Javen e kaluar ai edhe thirri median nderkombetare per te pare ate ndersa vendoste targen e pare te nje makine te Kosoves. "Kjo eshte shenja me e dukeshme e rendit dhe ligjit ne Kosove," tha Kouchner ne nje deklarate per shtyp. "Tani me vendosjen e targave te rregullta do te kete me teper siguri neper rruget e Kosoves."


Pak Kosovare mendojne se targat e reja do te zgjidhin problemin e kriminalitetit. "Nuk ka strukture udheheqjeje," thote Adem Demaci, ish perfaqesues i Ushtrise Clirimtare te Kosoves. "Nuk ka nje strukture drejtimi. Kouchner dhe UNMIK kane deshtuar ne krijimin e strukturave te nevojeshme per rendin dhe ligjin."


Pa nje strukture te mirefillte qeverisese, shume banore vendas frikesohen se Kosova do te bjere ne anarki te ngjashme me ate qe perfshiu Shqiperine ne vitin 1997. Megjithate Demaci eshte me teper optimist.


"Megjithese situata eshte e keqe dhe ndoshta do te keqesohet edhe me teper nese te huajt nuk ndermarrin nje qendrim me praktik per kete ceshtje, Kosova nuk do te zhytet ne anarkine ne nivelet e Shqiperise per shkak te prezences se madhe te huaj ketu."


Por Demaci thekson se vendasit nuk mund te ulen dhe te mendojne se te huajt do te zgjidhin te gjitha problemet e tyre. "Vendasit," thote ai, "duhet te nxjerrin duart nga xhepat dhe te kene nje qendrim aktiv."


Megjithate, nese targat dhe policia e tij deshtojne Kouchner ka nje strategji tjeter. Sic ka deklaruar ne nje interviste te koheve te fundit per te perditeshmen e Prishtines Koha Ditore, "Kosova ka nevoje per me teper dashuri".


Fron Nazi eshte drejtues i projektit te IWPR ne Prishtine.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists