Te Ndare Pas Miloshevicit
Partite politike Serbe jane te pandara vetem ne kundershtimin e tyre ndaj NATO-s. Pamundesia e tyre per te menduar ndonje alternative koherente e le Miloshevicin, si gjithnje, ne kontroll te plote.
Te Ndare Pas Miloshevicit
Partite politike Serbe jane te pandara vetem ne kundershtimin e tyre ndaj NATO-s. Pamundesia e tyre per te menduar ndonje alternative koherente e le Miloshevicin, si gjithnje, ne kontroll te plote.
Menjehere pas fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s, qeveria shpalli nje slogan te ri: "Te gjithe ne jemi nje parti tani--emri i saj eshte liri."
Pavaresisht luftes, partneret e koalicionit qeverises nuk jane aq te bashkuar. Gjithsesi, shpresat e Perendimit se bombardimet e vazhdueshme te NATO-s do te inkurajonin daljen e nje opozite te brendeshme ne Serbi per te larguar nga posti Slobodan Miloshevicin duken jo realiste per ata Serbe te cilet ndoshta duhet te ishin kundershtaret me te mundshem te rregjimit te tanishem.
Megjithese Serbet kane marshuar cdo dite neper rruget e Beogradit ne protesta ndaj rregjimit te Miloshevicit gjate gjithe dimrit te 1996-1997, koalicioni opozitar Zajedno (Se Bashku) i cili organizonte demonstrimet u perca menjehere pasi Presidenti Jugosllav ofroi disa leshime te vogla. Tani eshte teper e veshtire qe opozita te bashkohet perseri nen bombat e NATO-s.
Vuk Draskovic, zevendes kryeministri Jugosllav, i larguar nga posti kohet e fundit, ka qene njeri prej udheheqesve te Zajedno i cili me pas u kooptua ne qeverine e unitetit kombetar te krijuar ne vitin 1997. Koalicioni qeveritar perfshin edhe ultra nacionalistet Radikale te Vojislav Seseljit si edhe Partine Socialiste te Serbise (SPS) te drejtuar nga Miloshevici dhe te Majten e Bashkuar Jugosllave te gruas se tij, pervec Levizjes se Riperteritjes Serbe te Draskovicit.
Largimi i Draskovicit per aresye te "deklarimit te tij ne publik kunder pozicionit te qeverise" vetem sa e konfirmoi ndarjen e thelle qe ekziston. Pavaresisht nga levizja e shkaktuar ne Perendim, megjithate, asgje nuk ka ndryshuar ne balancen e forcave brenda Serbise dhe ky hap nuk shenon daljen e nje alternative te moderuar ndaj Miloshevicit..
Fakti qe gazeta e perditeshme me me influence ne Beograd, Politika, e kishte vendosur lajmin e largimit te tij vetem ne faqen e 16, eshte ndoshta ilustrimi me i mire i rendesise relative te Draskovicit ne administrate.
Baza mbeshtetese e Draskovicit ka qene ne Beograd dhe nje numer te vogel bashkish ne brendesi te Serbise. Por partise se tij nuk do t'i ishte lejuar as edhe kaq, pa marreveshjen e heshtur te SPS dhe JUL, dy partite te cilat vazhdojne te dominojne te gjitha aspektet e jetes ne Serbi.
Ceshtja tani eshte ne se mosmarreveshje te tjera ne gjirin e koalicionit do te mund te cojne ne ndarje te tjera apo sfida te mundeshme ndaj udheheqjes se Miloshevicit.
Alternativa me e mundeshme ndaj Presidentit Jugosllav eshte zevendes Kryeministri tjeter i Serbise, Vojislav Seselj, por edhe ngritja e tij nuk do te permiresonte situaten nga pikpamja e NATO-s.
Ne ndryshim me Draskovicin, Seselj ka treguar ne disa zgjedhje se ai komandon nje pjese te rendesishme te publikut Serb. Megjithate, deri me sot, duket se ideja per te sfiduar Miloshevicin nuk i ka shkuar akoma ne mendje Seseljit.
Qe prej fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s, Seselj ka qene cuditerisht i rezervuar, ndoshta i vetedijshem se nje levizje e pastudiuar mire mund te kthehet kunder tij. Ne te vertete, Seselj ka folur vetem ne nje rast per te hedhur idene se vrasja e Slavko Curuvijas, pronarit te gazetave Dnevni Telegraf dhe Evropljanin, ka qene nje vrasje politike.
Udheheqesit Perendimore thone se ata nuk jane ne lufte me popullin Serb por me Slobodan Miloshevicin dhe "makinen e tij te luftes". Megjithate, cdo shembull i "demeve anesore" eshte me teper se i mjaftueshem per te nxitur ndjenjat e kunderta ne mes te Serbeve te zakonshem, nga ato qe ata shpresojne te arrijne.
Pavaresisht nga shkalla e shtremberimit te se vertetes prej mediave Serbe, Perendimi vazhdimisht injoron faktin se nje numer i mash i Serbeve--perfshire ketu edhe pjesen derrmuese te forcave te armatosura--mbeten te motivuara per te mbrojtur vendin e tyre.
Aresyeja eshte e thjeshte. Lufta kunder nje armiku shume here me superior evokon kujtime historike dhe shihet si nje perpjekje per mbijetesen e vendit dhe kombit. Ne keto rrethana, shume njerez ndjejne se asnje sakrifice nuk eshte shume e madhe.
Edhe individe te cilet e konsiderojne veten e tyre si aktiviste te opozites kane bere te tyrin pothuajse te njejtin fjalor qe perdor edhe qeveria, qe i vetmi synim per momentin eshte ndalimi i bombardimeve, ne menyre qe te ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i vendit. Ne fakt, ceshtja e ndryshimit te regjimit eshte shtyre per nje kohe te papercaktuar.
Megjithate, qenia ne nje mendje per rendesine madhore te perfundimit te luftes nuk eshte e njejte me homogjenizimin e te gjithe Serbeve pas nje partie, nje ideologjie dhe nje njeriu, ashtu sic perpiqet ta paraqese media zyrtare.
Ndoshta i vetmi ndryshim i rendesishem ne peisazhin politik Serb qe prej fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s ka qene fillimi i nje afrimi midis dy prej ish udheheqesve te koalicionit Zajedno, Draskovic dhe Zoran Djindjic, kryetar i Partise Demokratike. Djindjic ia arriti per nje fare kohe te lere me nje ane ndryshimet personale per te deklaruar publikisht se ai mbeshtet pikepamjet qe Draskovic ka shprehur para shkarkimit te tij.
Per cudine e shume shikuesve, mbeshtetja e Djindjic per Draskovic u transmetua nga Studio B, stacioni televiziv i Beogradit te cilin Draskovic e kontrollon dhe i cili e ka demonizuar Djindjic qe prej kohes kur te dy burrat u larguan nga njeri tjetri.
Sipas burimeve te aferta me Djindjic, duket se jane dashur disa ore per ta bindur ate mbeshtese Draskovic publikisht. Ky hezitim eshte edhe nje ilustrim tjeter se pse Miloshevic eshte akoma udheheqesi i padiskutueshem i Serbise, dhe pse, pavaresisht bombave te NATO-s, ai ka mundesi te qendroje edhe akoma per nje kohe te gjate.
Autori eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd.