Te Reja Mbi Shendetin E Tugjman
Ish koleget e Tugjman kane zbuluar se ai nuk gezonte gjendjen e duhur shendetesore per te qeverisur nga fundi i jetes se tij.
Te Reja Mbi Shendetin E Tugjman
Ish koleget e Tugjman kane zbuluar se ai nuk gezonte gjendjen e duhur shendetesore per te qeverisur nga fundi i jetes se tij.
Nje tumor i paoperueshem ne tru demtoi rende kapacitetet mendore te Franjo Tugjman, presidentit te fundit Kroat, gjate dy viteve te fundit te tij ne post.
Ne nje sere shfaqjesh ne publik, ish bashkepunetoret e presidentit te fundit dhe anetare te ekipit te tij mjekesor jane futur ne gare per te publikuar detaje te gjendjes se Tugjman.
Kjo ndermarrje e fundit per te treguar te verteten mund te konsiderohet si nje perpjekje e ish partise se Tugjman, Unioni Demokratik Kroat, HDZ, per t'u shkeputur nga ish politikat e demshme te ndjekura nga ish lideri i tyre.
Tugjman vdiq me 10 Dhjetor 1999. Ate kohe flitej se vuante nga nje ulcer ne stomak.
Ne vjeshten e 1996, CNN raportoi se doktoret te cilet e kuronin ate ne Walter Reed Washington Hospital ne SHBA kishin diagnostikuar nje kancer ne stomak. Ate kohe, mjeku personal i Tugjman, Dr Branimir Jaksiq, e hodhi poshte kete raport, duke insistuar se pacienti i tij vuante nga nje ulcer.
Tani ai pohon se situata ishte me e rende, duke pretenduar se ish udheheqesi nuk deshironte qe te behej e ditur diagnoza e plote.
Hrvoje Sariniq, per nje kohe te gjate bashkepunetor i presidentit thote se e dinte qe gjendja e Tugjman ishte me e rende. "Nuk jam doktor por mund te them se tumori po ndikonte ne gjendjen e tij. Kur ecte ai mbahej pas meje. Nuk deshironte qe dikush tjeter ta vinte re kete," thote ai.
Sipas Sarinic, u sugjerua qe Tugjman t'i nenshtrohej neurokirurgjise ne spitalin Dubrava ne Zagreb. Nje grup doktoresh Franceze, gjeten tumor ne tru. "Kirurgjia perjashtohej si opcion," thote ai. Tugjman iu nenshtrua radioterapise, qe sipas Sariniq ndikoi ne kapacitetet mendore te presidentit.
Dr Andrija Hebrang, qe mbajti disa poste qeveritare dhe udhehiqte grupin e mjekeve te Tugjman thote se presidenti vuante nga problemet e marrjes se vendimeve gjate dy viteve te tij te fundit ne post.
Sipas Hebrang, Tugjman ishte me teper i prirur per te besuar keqinformimet e dhena nga bashkepunetoret oportuniste te tij.
"Gjate nje viti e gjysem, Tugjman nuk arrinte te kontrollonte ate cfare po ndodhte rreth tij," thote Hebrang. "Ai nuk ishte ne dijeni te kesaj pasi semundja kishte goditur pjese te trurit duke ndikuar ne nje gjykim te qarte nga ana e tij. Nje dite, kur dosjet e tij personale te behen te ditura ne publik te gjithe do te kuptojne pse ndodhen te gjitha keto."
Pershkrimi nga ana e Hebrang mbi gjendjen e Tugjman mund te shpjegoje disa nga veprimet e paarsyetueshme te tij gjate viteve te fundit ne detyre.
Ne 1998, per shembull, ai pothuajse e coi Kroacine ne konflikt me Forcen e Stabilitetit te NATO-s ne Bosnje-Hercegovine. S-For i kishte kerkuar policise Kroate te terhiqej nga qyteti kufitar i Marin Brod.
Tugjman urdheroi qe policia te qendronte aty. Konflikti u evitua kur ministrat urdheruan terheqjen pa dijenine e presidentit.
Gjate kesaj kohe, Tugjman i akuzoi te gjitha organizatat nderkombetare qe vepronin ne Kroaci si te implikuara me sherbimet e fshehta te vendeve te tjera. Ai madje etiketoi Hebrang si nje spiun te CIA. Hebrang dha menjehere doreheqjen.
Fakti qe Kroacia u udhehoq per dy vjet nga nje president i paafte per ta mbajtur ate post fajeson bashkepunetoret e tij politike te cilet ishin ne dijeni te kesaj dhe nuk bene asgje per ta bere te ditur ate.
Tani qe te njejtet njerez po ndeshen me njeri tjetrin se kush te jape me teper detaje rreth gjendjes mendore te presidentit, nuk duhet lejuar qe ata te shfajesohen nga pergjegjesia e tyre per politikat shkaterruese te Tugjman.
Vesna Kljajiq eshte gazetare e se perditshmes Glas Slavonije.