TRONDITET VENDOSMËRIA E NATO-S

Anëtarët e NATO-s duket se e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbajnë premtimet e tyre ndaj procesit të paqes në Kosovë.

TRONDITET VENDOSMËRIA E NATO-S

Anëtarët e NATO-s duket se e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbajnë premtimet e tyre ndaj procesit të paqes në Kosovë.

Tuesday, 6 September, 2005

Cilatdo të jenë argumentat se kush ka fituar dhe kush humbur në konfliktin e Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Lord Robertson po paralajmëron se përpjekjet e Aleancës për të ruajtur paqen në rajon po kërcënohen.


Për momentin ndodhen rreth 44,000 paqeruajtës që shërbejnë në forcën e drejtuar nga NATO-ja, KFOR, pothuajse 39,000 prej tyre në Kosovë. Ky vazhdon të jetë një premtim domethënës. Por komandanti suprem i NATO-s në Europë, Gjenerali Uesli Klark, ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme, pas përplasjes së fundit në Mitrovicë. Kërkesa e tij për më tepër trupa fillimisht nuk u pranua, megjithëse Franca, Italia, dhe Britania kanë thënë se do të dërgojnë një numër të vogël trupa shtesë.


NATO insiston se përgjithësisht situata në Kosovë është nën kontroll dhe është natyrisht shumë më e mirë se një vit më parë. Mitrovica, insiston ajo, është një problem i veçantë. Por konfuzioni dhe vështirësitë që Aleanca ka pasur gjatë shpërthimit të fundit të dhunës ka nënvizuar edhe një herë stresin nën të cilin ndodhen vendet anëtare për të mbajtur premtimin e tyre për Kosovën.


Mitrovica ka shkaktuar shqetësim të ri në Uashington për rreziqet që kalon kontigjenti prej 5,000 trupash amerikane në Kosovë. Shtetet e Bashkuara - veçanërisht të ndjeshme ndaj ekspozimit të trupave të tyre ndaj rrezikut në mes të fushatës zgjedhore presidenciale - në vijim kanë vendosur shtrëngime të reja për sa i përket dislokimit të trupave të tyre në terre. Gjithashtu është parë se me përjashtim të tre vendeve që marrin pjesë në këtë mision të gjithë të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë duke rrezikuar fleksibilitetin e operacionit.


Shqetësimët për mungesën e progresit në vendosjen e paqes së qëndrueshme kanë shtuar akuzat në Kongresin Amerikan se aleatët europianë nuk po bëjnë të ndihet pesha e tyre në Kosovë, sidomos për sa i takon përpjekjeve për rindërtimin civil dhe krijimin e një administrate civile. Kjo ka shkaktuar edhe kërcënime nga Kongresi se ai mund të ndalojë një fund shtesë prej rreth 2 miliard dollarë për kontigjentin në Kosovë, duke shtuar shqetësimin për një mundësi të largimit të shpejtë të amerikanëve.


Një vit më parë konflikti në Kosovë ishte një luftë për jetë a vdekje dhe jo vetëm në terren por edhe në gjirin e Aleancës. Ai u bë një test për kredibilitetin e NATO-s, një test të cilin Aleanca nuk mund ta humbiste. Në fund një presion i tillë i siguroi Aleancës bashkimin, por ky bashkim ka qenë gjithmonë i thyeshëm. Që prej asaj kohe dyshimet rreth mënyrës së bërjes së luftës ajrore kanë dalë haptazi. Tani misioni shumë më kompleks i arritjes së një procesi paqeje afatgjatë po krijon fërkime të reja, me pasoja ndoshta shumë serioze për besueshmërinë e NATO-s.


Diferenca e opinioneve përtej Atlantikut është theksuar edhe më tepër nga reagimet e ndryshme ndaj fjalëve të fundit për prezencën e një spiuni në NATO i cili ka lajmëruar më parë Beogradin për lëvizjet dhe planet për misionet e bombardimeve të NATO-s. Washingtoni ka qenë shumë më i gatshëm të pranojë këto akuza dhe gjithashtu ka lënë të kuptohet se ka qenë një gabim i europianëve. Aleatët europianë kanë qenë shumë më përjashtues ndaj kësaj mundësie.


Këto mosmarrëveshje mund të acarohen kur Eurokorpusi franko-gjerman të marrë përsipër komandën lokale të KFOR-it në muajin prill. Prezenca e Eurokorpusit përsa i përket shifrave do të jetë shumë e vogël dhe do të veprojë krejtësisht në kontekstin e NATO-s. Por shqetësimi që ndjehet në disa qarqe rreth kësaj lëvizjeje tregon një ambivalencë të amerikanëve ndaj zhvillimit të një identiteti europian në fushën e sigurimit dhe mbrojtjes, të cilën - pavarësisht nga thëniet e europianëve - shumë njerëz e shohin si një kërcënim për NATO-n dhe pozicionin amerikan në Europë.


Aleanca mund të shtojë problemet për të ardhmen. Ajo është akuzuar se ka pasur një qëndrim jo shumë largpamës për çështjen e Kosovës dhe nuk ka pasur një strategji afatgjatë. Kjo është pjesërisht e shpjegueshme me faktin se ka mendime të ndryshme rreth së ardhmes së Kosovës, dhe tani Uashingtoni është më i gatshëm të pranojë - të paktën në ambiente private - një Kosovë të pavarur, një rezultat të cilin europianët e kanë frikë sepse mund të prodhojë një efekt "domino" në Ballkan duke filluar nga Maqedonia.


Disa nga problemet me të cilat përballet NATO-ja nuk janë për faj të saj. Ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, tani është shpërndarë dhe OKB-ja kontrollon administratën civile, praktikisht UÇK-ja dhe përkrahësit e saj kanë një influencë të madhe, pjesërisht për shkak të ngadalsisë së administratës civile ndërkombëtare për të ndjekur trupat e NATO-s qershorin e kaluar. NATO-ja ka kushtuar shumë burime përpjekjeve për të mbrojtur minoritetin serb, dhe parandalimin e ndarjes de facto të provincës. Dhe, në fund, mungesa e konsensusit për ndryshimin e mandatit të OKB-së do të thotë se komuniteti ndërkombëtar është ndoshta i detyruar të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë të gjatë.


Nik Çailds është korrespondent I BBC-së për Problemet Ndërkombëtare, i cili ka mbuluar vitin e kaluar konfliktin nga Brukseli dhe Kosova.


Frontline Updates
Support local journalists