U Lihet Dorë e Lirë Ekstremistëve të Bosnjes

Bashkimi Europian gjatë viteve të fundit ka inkurajuar pa dashje ektremistët në Bosnje.

U Lihet Dorë e Lirë Ekstremistëve të Bosnjes

Bashkimi Europian gjatë viteve të fundit ka inkurajuar pa dashje ektremistët në Bosnje.

Wednesday, 16 May, 2001

Trazirat në Mostar, Trebinje dhe Banja Luka kanë theksuar edhe një herë atë që shumë analistë kanë paralajmëruar prej rreh dy vjetësh. Pra që pak njerëz jashtë dhe brenda Bosnjes janë të vendosur të çrrënjosin rrjetin e nacionalistëve të linjës së ashpër të cilët ende kontrollojnë shumë nga institucionet e vendit.


Ky vend ka tre probleme bazë. Së pari, ekziston nevoja për të pranuar burimin e vërtetë të të këqiave të tij. Bosnje-Herzegovina, BH, nuk po shkatërrohet nga urrejtja e dyanëshme etnike. Ajo po gërryhet nga fashizmi origjinal i dyfishtë i Partisë Demokratike Serbe nacionaliste, SDS, dhe Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ.


Së dyti, lufta në BH nuk përfundoi me humbjen e forcave fashiste. Ajo përfundoi me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit në vitin 1995, e cila duket se është vështirë të zbatohet. Dejtoni, në fakt, përbën një barazim të arritur ndërmjet forcave demokratike të civilizuara të bllokut pro-Boshnjak dhe bllokut fashit i cili dëshironte të ndante vendin me armë, granata dhe kampe përqëndrimi.


Së treti, kjo zgjidhje është praktikisht një fund i vdekur. Nuk mund të ketë barazim në një ndeshje ndërmjet demokracisë dhe fashizmit. Fashizmi ose mundet, siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore, ose mbijeton dhe gangrenizohet, siç e kemi parë në shpërthimin e dhunës në Mostar, Brçko, Banja Luka, Vishegrad dhe Trebinje gjatë gjshtë vjetëve të fundit.


Reagimi keqardhës i zyrtarëve të lartë të RS-së pas shpërthimit të dhnës etnike në Trebinje dhe Banja Luka konfirmon këtë model zhvillimi të ngjarjeve. Policia e Trebinjes ka ndjekur pa ndërhyrë ndërsa Daniel Ruiz i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, është rrahur keqazi dhe është mbrojtur vetëm nga një person, gazetari nga Sarajevo, Kenan Cerimagiq.


Dy ditë më pas në Banja Luka, ngjarjet janë përsëritur. Disa policë Serbë të Bosnjes kanë ndjekur duke qeshur skenën kur një turmë të rinjsh rrihnin Muslimanë pleq të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në një ceremoni për vendosjen e gurit të parë në ndërtimin e xhamisë Ferhadija, të shkatërruar nga Serbët gjatë luftës. Oficerë të tjerë të policisë janë përpjekur të paktën ti ndihmonin pleqtë dhe Muslimanët e plagosur, duke i mbrojtur. Por askush prej tyre nuk u përpoq të ndalonte turmën.


Po ashtu, e gjithë udhëheqja e Serbëve të Bosnjes nuk tregoi se ajo është e gatëshme të shkatërrojë rrënjët e kësaj dhune. Mirko Saroviq, presidenti i këtij entiteti problematik, arriti deri aty sa të shtrëngonte duart me protestuesit e dhunshëm të cilët e nisën këtë trazirë.


Asnjë fjalë nuk është dëgjuar as nga ministri i brendëshëm për këtë incident. As Kryeministri Mladen Ivaniq nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ndaluar dhunën. Po atë mbrëmje, televizioni shtetëror i Bosnjes ka transmetuar një intervistë të rregjistruar më parë me ambasadorin Britanik Graham Hand. Me tone të ulta, Hand ka shpjeguar sesi gjatë një takimi të mëparshëm me Ivaniqin, kryeministri e ka përshkruar veten si një nacionalist Serb.


Ivaniq ka arritur në vendngjarje në Banja Luka pasdite vonë dhe ka bërë një deklaratë me fjalë të dobta duke dënuar incidentin. Duke treguar edhe mendimin e zyrtarëve të tjerë të SDS-së, ai ka dënuar "çdo formë dhunë", por ka paralajmëruar ndaj "çdo politizimi të ngjarjeve fetare". Ai natyrisht ka harruar sulmet tepër të politizuara të kryera nga drejtuesit e Serbëve të Bosnjes kundër rindërtimit të xhamisë Ferhadija.


Ndërkohë, Zhivko Radishiq, Presidenti i Presidencës së BH, ka dërguar një këshilltar për të ndjekur takimin e Presidencës në të cilën është diskutuar rreth dhunës në Banja Luka. Radishiq më pas është distancuar nga deklarata zyrtare e bërë publike pas takimit, e cila dënonte trazirat, duke i përshkruar si vandalizëm fashist.


Por çfarë mund të thuhet për përgjigjen e forcës paqeruajtëse të drejtuar nga NATO-ja, SFOR? Ata janë goditur me vezë në Mostar dhe u është dashur të fshihen në ndërtesën e Komunitetit Islamik në Trebinje, duke lënë një anëtar të Presidencës në mëshirën e turmës së dehur. Në Banja Luka, ata thuhet se kanë dhënë një ultimatum për protestuesit e mbledhur, i cili është injoruar krejtësisht. SFOR më pas nuk ka pranuar të ketë lëshuar një ultimatum.


Një ditë pas incidentit në Trebinje, një zëdhënës i SFOR-it është ngacmuar dhe është fishkëllyer në një konferencë për shtyp. Një pyetje e bërë ndaj tij duket se përbën edhe ndjenjën e përgjithëshme që ekziston, "Përse jeni këtu ju? Cili është qëllimi i prezencës suaj në BH?"


Në fakt u ka ngelur përfaqësuesve civilë të komunitetit ndërkombëtar për të përballuar sfidën, gjë të cilën ata e kanë bërë mirë. Ambasadorët Britanik, Suedez, Kanadez, dhe i Pakistanit, shefi i misionit të OKB-së në BH, Pol Klein, dhe disa përgjegjës të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë kanë marrë pjesë në ceremoninë e xhamisë Ferhadija, së bashku me disa qindra Muslimanë të dërguar me autobusë.


Të gjithë janë bllokuar në ndërtesën e Komunitetit Islamik në Banja Luka ndërsa jashtë zhvilloheshin protestat. Megjithëse atyre u janë ofruar eskorta për tu larguar të sigurtë nga ndërtesa, zyrtarët nuk kanë pranuar, duke vendosur të qëndrojnë deri sa edhe civilët e bllokuar të mund të largoheshin.


Cila ka qenë përgjigja e komunitetit ndërkombëtar? Trazirat kanë theksuar standartin e dyfishtë të Bashkimit Europian. Kur së fundi kanë shpërthyer luftimet në Maqedoni, BE ka reaguar me shpejtësi, duke dërguar një mesazh të qartë se ai do të hapte bisedime intensive me Maqedoninë për të ardhmen e saj të mundëshme në këtë organizëm. Qëllimi ka qenë për të stabilizuar Maqedoninë dhe për të dekurajuar ato forca të cilat kërkojnë ta shkatërrojnë atë.


Bosnja nuk ka marrë kurrë një mbështetje të tillë të fortë. Përkundrazi, gjatë gjithë viteve të vështira të pasluftës, BE ka mbështetur në mënyrë indirekte separatizmin në Bosnje.


BE i është përgjigjur protestave të fundit nacionaliste të studentëve të shkollave të mesme në Brçko duke vlerësuar se këto incidente po e çonin BH akoma edhe më larg nga procesi i integrimit! Deklarata ka shkuar pikërisht në favor të separatistëve, të cilët pikërisht kërkojnë të largojnë vendin nga integrimi.


BE ka inkurajuar pa dashje ekstremistët në Brçko dhe Mostar, dhe në të gjitha aktet parlamentare, zgjedhore dhe politike të shkatërrimit që ne kemi dëshmuar në gjithë këto vite.


Pas Banja Lukas, BE ka dënuar ashpër autoritetet e Republika Srpska-s për këto trazira. Por përsëri karrota e integrimit në BE, si ajo që i është vënë përpara Maqedonisë, nuk është përdorur këtu.


Bazuar në këtë, a duhet të arrijmë në përfundimin se Amerika mbetet e vetmja mbrojtëse e Bosnjes? Ju mund të nxirrni vetë konkluzionet.


Ozren Kebo është një komentator për të përdyjavëshmen e Sarajevos Slobodna Bosna.


Frontline Updates
Support local journalists