Uniteti Metafizik I Opozites Serbe Ne Stamboll

Opozita Serbe e bashkuar nuk u materializua ne Stamboll, por u arrit marreveshje per nje numer ceshtjesh te rendesishme, perfshire edhe pjesemarrjen ne Paktin e Stabilitetit ne Ballkan.

Uniteti Metafizik I Opozites Serbe Ne Stamboll

Opozita Serbe e bashkuar nuk u materializua ne Stamboll, por u arrit marreveshje per nje numer ceshtjesh te rendesishme, perfshire edhe pjesemarrjen ne Paktin e Stabilitetit ne Ballkan.

Thursday, 10 November, 2005

Udheheqesit e partive Serbe te opozites kane rene dakort te marrin pjese ne Paktin e Stabilitetit ne Ballkan - nje marreveshje nderkombetare e planifikuar per te promovuar demokracine dhe ekonomine e tregut ne rajon - pas nje sere takimesh gjate Mbledhjes se OSBE-se ne Stamboll.


Vuk Draskovic, udheheqesi i partise me te madhe te opozites Levizja per Riperteritje Serbe (SPO), Zoran Djindjic, udheheqesi i Partise Demokratike (DP) dhe Zarko Korac i Aleances se Partive Demokratike (SDU), ishin ftuar ne Stamboll nga Presidenti Cek Vaclav Havel. Presidenti Malazez Milo Djukanovic gjithashtu morri pjese ne kete mbledhje me ftese te kryetarit te rradhes se OSBE Vollebaek. Autoritetet Jugosllave e kane sulmuar OSBE, Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Europe, sepse nuk ftoi asnje perfaqesues nga qeveria Jugosllave.


Udheheqesit e opozites u takuan me Sekretaren Amerikane te Shtetit Madeleine Albright me 18 Nentor per te diskutuar ceshtjen e sanksioneve qe jane ne fuqi ndaj Serbise. Djindjic i ka kerkuar Albright te hiqen sanksionet dhe te dergohen ndihma humanitare perfshire ilace, ushqime, dhe karburant per qytetet e kontrolluara nga opozita ne Serbi. Draskovic ka deklaruar per gazetaret se sanksionet perfaqesojne "nje denim kolektiv per Serbine" dhe nuk drejtoheshin ndaj njerezve qe jane pergjegjes per gjendjen e tanishme.


Albright ka thene se SHBA jane te pergatitura te heqin embragon per naften dhe trafikun ajror mbi Serbine ne se mbahen zgjedhje "te lira dhe te ndershme". SHBA gjithashtu ka rene dakort te perkrahe nje inisiative te Bashkimit Europian, "Energji per Demokraci", per te furnizuar me nafte per ngrohje gjate muajve te dimrit qytetet Serbe te cilat drejtohen nga opozita.


Por ne Stamboll nuk u arrit te kaperceheshin pengesat per krijimin e nje opozite te bashkuar ne Serbi.


Edhe me pare se te udhetonte per ne Stamboll, keshilltari politik i Draskovic, Ognjes Pribicevic, e hodhi poshte mundesine e bashkimit te opozites Serbe duke thene se opozita ne Beograd kishte arritur tashme nje marreveshje per kushtet per zgjedhje. Ai argumentoi se kjo "eshte me teper se e mjaftueshme."


Nje burim ne presidencen e SPO i tha IWPR se Draskovic "me siguri do te binte dakort per nje opozite te bashkuar ne rast se ai siguronte rolin kryesor te udheheqesit te kesaj aleance." Burimi tha gjithashtu, se megjithate, kontaktet me Aleancen per Ndryshim (SZP) - nje aleance ku jane mbledhur 18 parti, levizje dhe individe te kryesuar nga rivali i tij, Djindjic - nuk kishte marre "sinjale inkurajuese".


Djindjic, udheheqesi i Partise Demokratike, ka deklaruar se ai eshte i gatshem te bashkohet kunder Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic. "Partia Demokratike dhe une jemi te gatshem te pranojme cdo gje qe kontribuon ne nje ndryshim te shpejte dhe efektiv te regjimit, natyrisht, perfshire edhe bashkimin," ka thene ai.


Megjithate, perpara udhetimit per ne Stamboll, Djindjic ka ndryshuar mendje, duke thene se formimi i nje liste elektorale te opozites se bashkuar dhe vendosja e nje kandidati si udheheqes nuk eshte "e nevojeshme". "Historite rreth zgjedhjes se njerit prej nesh si udheheqes te opozites jane abstrakte dhe metafizike, dhe eshte akoma heret per kete," tha Djindjic.


Udheheqesi i SDU Zarko Korac tha, se nje marreveshje eshte arritur ne Stamboll per krijimin e "nje komisioni tre palesh" - ku te perfshihen BE dhe opozita demokratike ne Serbi - per te bashkepunuar ne procesin e ndryshimeve ne Serbi.


Gjithashtu, nen Paktin e Stabilitetit ne Ballkan, disa projekte do te materializohen gjate pak muajve te ardheshem, sipas Djindjic. "Projektet pefshijne ndihme humanitare, kryesisht medikamente dhe mbeshtetje per median e pavarur lokale, ndihma per refugjatet Serb nga Kosova dhe plane per rindertimin ekonomik sapo te kryhen ndryshimet demokratike ne Serbi," ka thene Djindjic.


Por ndryshimet demokratike ne Serbi duket se jane akoma larg. Rivaliteti personal ndermjet udheheqesve te opozites dhe ndarje serioze per sa i perket politikave per tu ndjekur jane nje pengese per nje opozite te bashkuar.


SPO e Draskovic ka 45 deputete ne Parlamentin Serb prej 250 anetaresh - ne te dyja dhomat e tij. Draskovic dhe dy anetare te tjere te rendesishem te SPO kane qene pjestare te qeverise Jugosllave ndermjet Janarit dhe Prillit 1999. SPO kontrollon pushtetin lokal ne bashkine e Beogradit, kontrollon TV Studio B dhe ka shumicen ne disa asamble lokale.


Qe prej largimit te tij nga qeveria, partia e Draskovic eshte dukur nje parti e vertete opozitare por ne fakt ajo deshiron te ruaje nje pjese te madhe te status kuose. Per shembull, SPO kontrollon "oligarki" fitimprurese ne Beograd dhe bashki te tjera ku ajo ka shumicen.


Si SZP e Djindjic ashtu edhe SPO e Draskovic kerkojne zgjedhje te menjehereshme presidenciale, kombetare, dhe lokale por kushtet e tyre per mbajtjen e ketyre zgjedhjeve jane te ndryshme. SZP ka kerkuar qe qeveria e Miloshevic te pranoje kushtet per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe vezhgimin nderkombetar te tyre. SZP ka kercenuar me vazhdimin e demonstratave deri sa te plotesohen keto kushte.


Disa zyrtare te SPO e kane kundershtuar idene qe SPO te marre nje rol drejtues ne organizimin e protestave anti regjimit. Draskovic eshte e vetmja figure e opozites Serbe i cili ka pasur sukses ne terheqjen e masave te medha te popullsise ne protesta ne rruge. Por Draskovic ka nje te kaluar qe ka bere kompromis me Miloshevic dhe e ka abandonuar luften e opozites.


Nderkohe, Miloshevic planifikon te organizoje vetem zgjedhje lokale dhe federale. Zevendes Presidenti Jugosllav Tomislav Nikolic ka njoftuar me 17 Nentor se zgjedhjet lokale dhe federale do te mbahen ne Mars apo Prill te vitit te ardhshem.


Miloshevic ndoshta do ti vonoje keto zgjedhje deri ne fund te dimrit. Nderkohe duket se ka plane per te ndryshuar ligjin mbi autonomine e qeverise lokale per te siguruar mbeshtetje me te madhe per Miloshevicin dhe per te zvogeluar influencen e partive te opozites. SZP e Djindjic ka bere te ditur tashme se ka ne plan te bojkotoje keto zgjedhje.


Opozita kontrollon pothuajse dhjete nga qytetet me te medha ne Serbi. Meqenese autoritetet lokale ne Serbi percaktojne edhe politiken redaksionale te medias lokale, kjo do te thote se opozita kontrollon median lokale duke ofruar informacion per gjysmen e popullsise... Per te kompensuar, duket se ka mundesi qe perpara se te mbahen zgjedhjet, Miloshevic do te forcoje edhe kontrollin e tij mbi mediat, duke perdorur mjete ligjore dhe jashte ligjore qe ka ne dispozicion.


Ndersa Miloshevic ngul kembe me makinacionet e tij te qendroje ne pushtet, opozita ne Serbi duhet te zgjidhe disa nga diferencat e saj ne se do te kete sukses ne rrezimin e pushtetit. Hapat konstruktive te ndermarre ne Stamboll duken te vegjel, por ato sugjerojne se tani opozita po e kupton se duhet te veproje se bashku.


Srdjan Staletovic eshte nje korrespondent i rregullt i IWPR ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists