Ushtria Jugosllave Tregon Muskujt Ne Mal te Zi

Incidenti i ndodhur ne aeroportin e Podgorices javen e kaluar ishte kulmimi i disa konfrontimeve me te vogla ne mes te Beogradit dhe Podgorices te cilat po pengojne perpjekjet e Malit te Zi per tu shkeputur dhe per te dale me vete ne skenen Ballkanike.

Ushtria Jugosllave Tregon Muskujt Ne Mal te Zi

Incidenti i ndodhur ne aeroportin e Podgorices javen e kaluar ishte kulmimi i disa konfrontimeve me te vogla ne mes te Beogradit dhe Podgorices te cilat po pengojne perpjekjet e Malit te Zi per tu shkeputur dhe per te dale me vete ne skenen Ballkanike.

Te Enjten me 9 Dhjetor ne oren 5 pasdite trupa te Ushtrise Jugosllave (VJ) hyne ne kullen e kontrollit te Aeroportit te Podgorices ne Mal te Zi. Ushtaret e VJ kerkuan qe aeroporti te mbyllej dhe trafiku i rregullt te nderpritej.


Kerkesa e tyre u kundershtua por forcat e VJ praktikisht e pushtuan pjesen civile te aeroportit dhe vendosen trupa dhe mjete te blinduara ne piste. Kontrolli federal Jugosllav i trafikut ajror ne Beograd nderpreu trafikun per ne Mal te Zi duke cituar si aresye "aresye siguri". Bisedime te gjata u zhvilluan ndermjet oficereve te larte te VJ dhe policise Malazeze, te cilat vazhduan deri ne mengjes heret. Nuk eshte publikuar asnje detaj rreth bisedimeve por e perditeshmja pro-Miloshevicit Pobjeda njoftonte se bashkebiseduesit kishin arritur ne perfundimin se incidenti ishte "nje keqkuptim i madh, qe duhej zgjidhur sa me pare".


Ky demonstrim i forces zgjati deri sa ushtria u terhoq nga aeroporti te Premten te mengjes. Qendra e kontrollit te trafikut ne Beograd hoqi me pas ndalimin e trafikut ajror duke lejuar nje avion te linjes ajrore te Malit te Zi te udhetonte drejt Budapestit ne oren 8 te megjesit.


Por a ka qene me te vertete nje "keqkuptim" - apo ka qene nje sinjal i Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic? Nje mesazh per qeverine Malazeze dhe komunitetin nderkombetar qe ai akoma komandon nje fuqi ushtarake qe eshte ne gjendje ta ktheje vendin ne nje fushebeteje te re? Deshmitare okulare ne aeroport thone se ka qene vetem sensi i mire i policise qe ka parandaluar nje konflikt te armatosur.


Gjate ketyre muajve te fundit duket se Malit te Zi i eshte shtrenguar gradualisht freri. Nje batalion i forcave speciale te policise federale eshte krijuar dhe eshte vendosur ne kazermat e VJ. Nje burim ushtarak sekret ka konfirmuar se ky batalion eshte stervitur per operacione komando.


Oficere te Armates se Dyte Jugosllave, te vendosur ne Mal te Zi, po perzgjidhen me kujdes dhe ata qe jane te gatshem per te luftuar po emerohen ne poste drejtuese te ushtrise ne republike.


Disa muaj me pare, nje komandant i moderuar ne aeroportin ushtarak te Podgoricas, i cili gjate gjithe fushates ajrore te NATO-s ka shmangur konfrontimet me autoritetet civile Malazeze, u zevendesua.


Kolonel Luka Kastratovic eshte emeruar ne kete post komandues te rendesishem ne vend te tij. Kastratovic konsiderohet nje ushtarak i ashper, besnik ndaj komandes ushtarake ne Beograd. Ai ka qene aktori kryesor ne dramen e zhvilluar ne aeroportin e Podgorices te Enjten.


Kastratovic, thuhet, se ka shprehur kundershtimin e tij per ndertimin e propozuar te nje hangari te ri ne pjesen civile te aeroportit. Qeveria Malazeze ka nevoje per kete hangar per te vendosur nje avion dhe disa helikoptere per policine republikane.


Beogradi prej vitesh ka diskutuar pronesine e aeroporteve te vendosur ne territorin Malazez. Pas shperberjes se ish-Jugosllavise, qeveria Serbe deklaroi se te gjithe aeroportet e Malit te Zi ishin prone e JAT, linja ajrore kombetare Serbe.


Mali i Zi e ka derguar ceshtjen e pronesise se aeroporteve ne Gjykaten Kushtetuese. Megjithate, pasi ka humbur kete gjyq, qeveria Malazeze ka vendosur te miratoje nje ligj te ri per pronesine shteterore me qellim qe te rifitonte pronesine mbi aeroportet. Qeveria e Djukanovic mendohej se do te formalizonte kete vendim me 10 Dhjetor duke emeruar nje drejtor te ri te aeroportit. Por ky vendim eshte shtyre.


Me vendosjen e trupave te VJ ne aeroport te Enjten autoritetet federale kane treguar qarte qeverise Malazeze se ata mundet dhe do te perdorin forcen per te kundershtuar cdo vendim te diskutueshem qe synon rivendosjen e sovranitetit ekonomik apo te pavaresise nga Serbia.


Per sa kohe qe Beogradi kontrollon VJ, projekti i Djukanovic per vendosjen e pavaresise ekonomike te Malit te Zi duket nje utopi. Muajin e kaluar autoritetet e Podgorices futen nje monedhe te vecante per Malin e Zi pas refuzimit te qeverise Jugosllave per te pakesuar hedhjen ne treg te monedhes duke shkaktuar keshtu inflacion.


Por projekti po perballet me probleme te medha per shkak te fluksit teper te madh te Dinareve nga Serbia. Beogradi ka derguar miliona dinare ne bazat ushtarake Malazeze me ane te helikoptereve ushtarake per tu shperndare ne Mal te Zi.


Duke perdorur VJ, regjimi i Miloshevicit ka dobesuar me sukses aktivitetin e policise Malazeze dhe perpjekjet e doganave per te ndaluar fluksin e monedhes Jugosllave.


Keto perpjekje per te ngushtuar lakun rreth Malit te Zi nuk behen pa qellim. Miloshevici deshiron te beje te qarte se regjimi i tij nuk do te qendroje duarlidhur perballe manovrave te Djukanovic per te shkeputur Malin e Zi nga Serbia.


Por, pavaresisht kercenimeve te hapura nga Beogradi, autoritetet Malazeze praktikisht e kane marre vendimin per organizimin e referendumit. Nuk eshte sekret qe javen e kaluar, ne nje takim te mbyllur me Djukanovic, partneret e koalicionit qeveritar vendosen te fillonin punen dhe te pergatisnin opinionin publik dhe dokumentacionin e duhur per mbajtjen e referendumit per pavaresine e republikes se vogel.


Por burime te besueshme brenda udheheqjes se koalicionit kane paralajmeruar se megjithese eshte marre vendimi per organizimin e referendumit, vendimi per daten e mbajtjes se tij akoma nuk eshte marre per shkak te rreziqeve te medha qe ka kjo strategji.


Ekziston frika se komuniteti nderkombetar do te reagoje ne menyre pasive ne kete faze ndaj nje nderhyrjeje ushtarake ne pergjigje nga Beogradi, e cila duket pothuajse e paevitueshme.


"Ne nuk mund te marrin vendime te shpejtuara," ka thene Novak Kilibarda, zevendes kryeministri i Malit te Zi. "Ne rast se referendumi do te mbahet tani, fuqite e medha nuk ofrojne ndonje garanci per Malin e Zi, edhe ne rast te ndonje sulmi te mundeshem te Slobodan Miloshevicit," theksoi ai.


Ndersa vazhdojne pergatitjet per referendumin per pavaresi, Mali i Zi perballet me nje te ardhme te pasigurte duke mbajtur nje sy nga forcat e Ushtrise Jugosllave te vendosura ne territorin e tij.


Milka Tadic eshte redaktore e revistes se pavarur Monitor ne Podgorica.


Frontline Updates
Support local journalists