Ushtria Kroate do të Rekrutojë Serbë

Autoritetet në Zagreb duhet të tejkalojnë kundërshtimet e Serbëve të Kroacisë për të shërbyer në forcat e armatosura të republikës

Ushtria Kroate do të Rekrutojë Serbë

Autoritetet në Zagreb duhet të tejkalojnë kundërshtimet e Serbëve të Kroacisë për të shërbyer në forcat e armatosura të republikës

Serbët në rajonin Podunavlje do të shërbejnë në ushtrinë Kroate pas skadimit këtë javë të marrëveshjes që I përjashtonte ata nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak.


Podunavlje, e cila përfshin bashkitë e Sllavonisë Lindore, Baranja, dhe Sremin Perëndimor, ka qenë kontrolluar nga rebelët Serbë gjatë luftës me Kroacinë por u reintegrua në mënyrë paqësore tre vjet më parë.


Si pjesë e marrëveshjes të nënshkruar në Janar 1997 nga Kroacia, përfaqësues Serb nga Podunavlje dhe komuniteti ndërkombëtar, pakica Serbe ishte përjashtuar nga shërbimi ushtarak për dy vjet.


Qeveria post-Tuxhman e Ivica Raçan e shtyu këtë periudhë edhe për një vit tjetër, megjtihëse kjo periudhë ishte shumë më e shkurtër se ajo prej 15 vjetësh që kërkonin Serbët.


Milosh Vojnoviç, President i Këshillit të Përbashkët të Bashkive që përfaqëson zonat me popullsi kryesisht Serbe, ka thënë se përjashtimi për një periudhë të gjatë është i nevojshëm sepse brezi i tanishëm i ka ende të freskëta pasojat e luftës.


Sipas Vojislav Stanimiroviç, zëvendës kryetar i parlamentit kroat dhe president i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe, SDSS, ka thënë se popullsia Serbe është aq e trembur saqë gjysma e rreth tre deri katër mijë të rinjve të cilat kanë mbushur moshën për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk kanë pranuar të shkojnë.


"Kam frikë," thotë tetëmbëdhjetë vjeçari Dalibor Puaca nga Dalj. "Kam dëgjuar se oficerë të ushtrisë Kroate i trajtojnë keq ushtarët. E mendoni se çfarë mund të na bëjnë ne Serbëve?" Kjo është një ndjenjë shumë e përhapur tek të rinjtë Serbë.


Edhe shumë moshatarë të Puacas nuk kanë dëshirë të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rradhët e ushtrisë Kroate, duke thënë se ata janë të shqetësuar për njoftimet e shumta në shtyp rreth skandaleve homoseksuale, përdorimit të drogës, dhe histori të tjera të papëlqyeshme.


Incidenti më i fundit ka qenë një shpërthim në kazermat e ushtrisë në Ogulin më 16 Nëntor të vitit të kaluar si pasojë e të cilit u plagosën rëndë pesë ushtarë.


Të rinjtë Serbë nga Podunavlje, veçanërisht ata që studiojnë në Serbi, do të dëshironin të kryenin shërbimin ushtarak në Jugosllavi, pavarësisht se atje koha e shërbimit është dy herë më e madhe se gjashtë muajt e Kroacisë (megjithëse së shpejti edhe në Kroaci do të shtohet).


Megjithatë, meqenëse nuk është arritur një marrëveshje ndërmjet Kroacisë dhe Jugosllavisë për nënshtetësinë e dyfishtë kjo mundësi përjashtohet.


Serbët mund të zgjedhin të kryejnë shërbim civil në vend të atij ushtarak. Më 11 Janar qeveria ka paraqitur një propozim që shërbimi civil të pakësohet nga tetëmbëdhjetë në tetë muaj.


Procedura për të zgjedhur shërbimin civil në vend të atij ushtarak është shumë e thjeshtë. Që prej vitit 1992, kur ka filluar të përdoret ky opsion, janë hedhur poshtë vetëm nëntë kërkesa nga 2,230 të tilla.


Në fakt, numri i atyre që kërkojnë të kryejnë shërbimin civil është në rritje. Vitin e kaluar, janë paraqitur 667 kërkesa, një rritje prej tre herë në krahasim me vitin e kaluar. Pritet që numri të vazhdojë të rritet, veçanërisht pas përfundimit të përjashtimit nga shërbimi ushtarak në Podunavlje.


Si komunitetet Serbe ashtu edhe Kroate, kanë propozuar mënyra të tjera për kryerjen e shërbimit ushtarak.


Kryetari i bashkisë së Vukovarit, Vladimir Stengl, ka shtruar një propozim të habitshëm sipas të cilit Serbët të cilët refuqojnë shërbimin ushtarak të inkuadrohen në brigada pune dhe të pastrojnë gërmadhat e Vukovarit. Por ky propozim duket si një ndëshkim, sepse padyshim që Serbët do të ndjehen sikur po "paguajnë" çmimin për sulmet e kryera ndaj qytetit nga Ushtria Popullore Jugosllave në vitin 1991.


Milosh Vojnoviç thotë se autoritetet Kroate kanë pranuar që burrat mbi moshën 27 vjeç të përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Ai ka shtuar se po vazhdojnë bisedimet me ministrinë e mbrojtjes për të njohur shërbimin e kryer më parë në ushtrinë Popullore Jugosllave apo në ushtrinë e ish Republikës Serbe të Krajinas.


Serbët knë propozuar gjithashtu që të rinjtë vendas të kryejnë shërbimin në kazermat në Podunavlje në Manastir apo Vukovar, dhe jo në pjesë të tjera të Kroacisë. Autoritetet Kroate ende nuk i janë përgjigjur këtij propozimi.


Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Dushan Viro ka thënë se për momentin të gjithë burrat nga Podunavlje të cilët janë në gjendje të kryejnë shërbimin ushtarak do të thirren nën armë më 15 Janar.


Të paktën për Sinisha Petroviç, i cili duhet të thirret derinë datën 26 Shkurt, kjo nuk përbën ndonjë problem. "Unë nuk kam frikë të kryejë shërbimin ushtarak në ushtrinë Kroate," thotë ai me stoicizëm. "Kjo gjë duhet bërë një ditë."


Dragutin Hedl është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së.


Serbia, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists