Vazhdon Gjuetia E Shtrigave
Ndersa policia, me sa duket, nuk ka qene ne gjendje te gjeje ndonje fakt rreth vrasjes se nje editori, sulme te reja ne media kane nisur ndaj figurave te tjera opozitare.
Vazhdon Gjuetia E Shtrigave
Ndersa policia, me sa duket, nuk ka qene ne gjendje te gjeje ndonje fakt rreth vrasjes se nje editori, sulme te reja ne media kane nisur ndaj figurave te tjera opozitare.
Duke gjykuar nga retorika zyrtare dhe krenaria e mbledhur tek gazetaret e rregjimit, duket se gjendja e gazetarise Serbe nuk ka qene asnje here me pare me e shendetshme apo me patriotike. Keshtu qe ndersa vrasja e pronarit te medias renegatit Slavko Curuvija mbetet e pazgjidhur, media shteterore ka nisur sulme te reja mbi figurat e tjera kryesore te opozites.
Media e Beogradit dhe analistet politike e interpretojne vrasjen dhe pamundesine e policise per te gjetur shkaktaret si nje paralajmerim per te gjithe kundershtaret e mundshem te regjimit se cfare i pret ata ne se guxojne te kundershtojne Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic. Per me teper, ata frikesohen se regjimi do te vazhdoje te mbaje ne fuqi ligjet qe censurojne ashper te gjithe skenen gazetareske, edhe pas perfundimit te fushates ajrore te NATO-s.
I vrare me arme zjarri vetem pak metra perballe shtepise se tij pak dite pas fillimit te fushates se bombardimeve ajrore te NATO-s, me 15 plumba pas shpine, Curuvija, themeluesi dhe pronari i se perditeshmes Dnevni Telegraf dhe se perjaveshmes Evropljanin, ka qene nje anetar i rendesishem i shoqerise Serbe, nje kritik i brendshem i rregjimit dhe i kursit qe ka ndermarre Miloshevici. Edhe me pare se hetimi zyrtar te niste, autoritetet hodhen poshte cdo mundesi qe ky krim te mund te kete qene i motivuar politikisht.
Megjithate policia refuzoi te ndiqte cdo piste qe te conte ne rrugen e vrasjes politike, tabloidi i perditshem i Beogradit Politika Ekspres ishte e lumtur te pershkruante vrasjen si nje "vrasje e kontraktuar". Ne nje koment te lexuar ne televizionin shteteror, gazeta gjithashtu cilesoi Curuvijan si dike pergjegjes per bombardimin e Serbise dhe beri thirrje per te gjithe elementet patriotike qe te lajne hesapet me "tradhetaret" e tjere te llojit si ai.
Vrasja dhe komentet kane qene me teper te efekteshme se cdo lloj censure apo instruksioni mbi njoftimet nga Ministria e Brendshme, ne sjelljen ne rrjesht te cdo editori apo gazetari qe mund te kete deshiren per te shprehur ide kritike, duke ritheksuar ne mendjen e tyre rreziqet e profesionit te tyre.
Keta njerez qe jane perpjekur te ndertojne median e pavarur ne Serbi gjate dekades se kaluar vrasin mendjen te kuptojne se si mundet te transmetojne idete e tyre te ndryshme nga rregjimi ne keto kushte dhe ne cdo lloj situate qe mund te krijohet pas luftes; se gazetaret jane te mbrojtur; dhe se ligjet e miratuara gjate gjendjes se jashtezakoneshme nuk do te perdoren per te lare hesapet me ate grusht njerezish, aktiviste politike te opozites.
Keto jane shnderruar ne ceshtje thelbesore qe kur televizioni shteteror filloi te sulmoje ate qe ai e quan "kolona e tete" e tradhetareve te brendshem, e personifikuar nga politikanet e opozites Zoran Djindjic dhe Vuk Obradovic, respektivisht, udheheqes te Partise Demokratike dhe Social Demokrate, si pasoje e deklaratave qe ata gjoja kane bere ne mediat e huaja.
Teleshikuesit nuk e dine se cfare kane thene ne te vertete Obradovic dhe Djindjic, sepse keto deklarata nuk jane transmetuar. Ata dine vetem interpretimin qe i ka bere ketyre deklaratave televizioni shteteror, te cilin si Djindjic ashtu edhe Obradovic e hedhin poshte.
Sipas komentit te televizionit, elektorati i ka kthyer shpinen Djindjic dhe Obradovic te cilet "nuk mund te marrin ate qe ka mbetur nga ajo qe quhet opozita demokratike e tyre, e cila parakaloi neper rruget e Beogradit dy vjet me pare me flamujt Amerikane dhe Gjermane". Si rezultat, televizioni shteteror thote se ata po inkurajojne NATO-n te vazhdoje sulmet e saj ajrore.
Komenti vazhdonte: "Disa udheheqes te ashtuquajtures opozite demokratike, pasi u kthyen nga jashte shtetit, menjehere u gjenden ne vendstrehime modeste ne Podgorice, sic ishte rasti i Zoran Djindjic, te gatshem per tu ofruar sherbimet e tyre NATO-s kur ajo te kete perfunduar demokracine e saj te bombardimeve."
Djindjic po ben thirrje per vazhdimin edhe per tre jave te tjera te bombardimeve, aludon komenti, deri atehere kur ai beson se vendi do te jete krejtesisht i shkaterruar. Pe me teper, Djindjic tashme e sheh veten si presidenti i ri i Jugosllavise se pas luftes. "A eshte ai i gatshem te paguaje si cmim per te qene kandidat presidencial edhe shkaterrimin e vendit?" perfundon televizioni shteteror.
Obradovic, nje ish gjeneral, eshte, sipas te njejtit koment, "jo me pak bashkepunetor" ne marredheniet e tija me NATO-n. Edhe ai do te kenaqej, thekson komenti, te shihte vendosjen e trupave te NATO-s ne Kosove.
Te para se bashku me sulmet e vazhdueshme ndaj Presidentit Malazez Milo Djukanovic, nje objektiv i perhershem i zemerimit te medias Serbe, gjuetia e shtrigave mund te mos kete perfunduar ende.
Autori eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd.