Vihet Ne Dyshim Mbledhja e Armeve Nga Nato

Operacioni i aleances per te carmatosur luftetaret Shqiptare ka mbetur pezull ndersa ka shperthyer nje dhune e re.

Vihet Ne Dyshim Mbledhja e Armeve Nga Nato

Operacioni i aleances per te carmatosur luftetaret Shqiptare ka mbetur pezull ndersa ka shperthyer nje dhune e re.

Rritja e luftimeve ndermjet forcave te sigurimit dhe luftetareve etnik Shqiptar, te cilat kane pasuar 12 dite negociata ne Oher te cilat kane kulminuar me 8 Gusht me arritjen e marreveshjes, mund te demtojne te gjithe programin paqeruajtes te NATO-s ne Maqedoni.


Edhe nese lufta e hapur civile mund te shmanget ne 48 oret e ardheshme, plani i NATO-s per rregullimin e gjendjes brenda 30 diteve ne Maqedoni duket shume optimist. Vdekja e 8 ushtareve te tjere Maqedonas vetem tre dite para nenshkrimit te marreveshjes, duket se do te shtoje dhunen, dhe tashme ka njoftime per luftime te ashpra te cilat kane shperthyer ne qytetin e dyte me te madh me shumice Shqiptare, Tetove.


Havier Solana, perfaqesuesi i BE-se per politiken e jashteme dhe sigurine i cili ka nderhyre per arritjen e armepushimit e cila coi ne marreveshjen e Ohrit, eshte i sigurte se forcat e NATO-s mund te dislokohen deri ne fund te muajit.


Ai ka thene per BBC me 9 Gusht, se ai besonte se marreveshja do te ishte e qendrueshme, por ka keshilluar qe NATO-ja duhet te veproje sa me shpejte te jete e mundur pas nenshkrimit te marreveshjes, e cila pritet te nenshkruhet te Henen me 13 Gusht. Operacioni i NATO-s per grumbullimin e armeve nga luftetaret e Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, duhet te filloje dy jave pas aprovimit te marreveshjes se Ohrit.


Kjo marreveshje siguron perdorimin me te gjere te gjuhes Shqipe, rekrutimin e me shume Shqiptareve ne forcen policore, njohjen me te madhe te fese Islame dhe Katolike ne kushtetute dhe hapa pozitiv drejt permiresimit te nivelit te jeteses se Shqiptareve.


Megjithate, ndermjetesi i procesit te paqes, i derguari i BE-se, Fransua Leotar ka qene me pak entuziast pasi avionet ushtarak Maqedonas bombarduan pozicionet e UCK-se perreth qytetit veri-perendimor te Tetoves, duke plagosur te pakten 10 civile. "Une jam shume i kujdeseshem," i ka thene ai gazetareve dje, "sepse, nese situata vazhdon te keqesohet ne terren, ajo qe eshte percaktuar dhe arritur ne leter mund te vihet ne dyshim".


Ai ka thene se nuk ka garanci qe drejtuesit e UCK-se do te pranojne nje marreveshje paqeje meqenese ata nuk kane marre pjese ne biosedimet ne Oher. Sipas kushteve te pranuara perpara shperthimit te luftimeve, Presidenti Boris Trajkovski do te njoftonte per nje amnisti per anetaret e UCK-se te cilet mendohet se nuk jane perfshire ne krime kunder njerezimit.


Megjithese publikisht zyrtaret e NATO-s ne Bruksel insistojne se planet per dislokimin e shpejte te trupave nuk kane ndryshuar, ne ambjente private ata thone se ka pak mundesi qe kjo te ndodhe per aq kohe sa situata ne terren vazhdon te keqesohet.


Ndersa Maqedonasit jane dyshues per prezencen e NATO-s, shume Shqiptare e konsiderojne ate si shansin e fundit per te shmangur nje lufte etnike. "Nuk ka rendesi se /fare operacioni eshte planifikuara, vetem NATO mund te sjelle paqe dhe stabilitet pas gjithe atyre qe kane ndodhur" thote Zijai, nje Shqiptar i moshuar ne Pazarin e Vjeter ne Shkup.


Ymer Ymeri, nje nga drejtuesit e Partise Shqiptare per Prosperitet Demokratik, eshte shprehur optimist se marreveshja do te jete e qendrueshme. "Une jam optimist se NATO do te vazhdoje me operacionin e saj pas nenshkrimit te marreveshjes," i ka thene ai IWPR-se. "Do te ishte e habiteshme nese NATO nuk dergon trupa, pavaresisht gjithe incidenteve qe kane ndodhur ditet e fundit".


Megjithate, duke pasur parasysh mandatin e tij, ekzistojne dyshime te shumta rreth rezultateve qe mund te arrije Operacioni Korrja Esenciale. NATO, sipas zedhenesit te KFOR-it ne Maqedoni, majori Berri Xhonson, mendohet te dislokoje nje force te perbashket prej 3,500 ushtaresh nga Franca, Gjermania, Republika Ceke, Greqia, Hungaria, Italia, Hollanda, Norvegjia, Spanja, Turqia, Britanie e Madhe dhe SHBA.


"Pasi te marrim urdherin per dislokim, forcat e NATO-s mund te behen operative dhe te gateshme per kryerjen e misionit brenda dy javesh," ka thene ai ne nje konference per shtyp ne Shkup me 7 Gusht. Ato do te mberrijne pas nenshkrimit te dy marreveshjeve me qeverine Maqedonase qe percaktojne kushtet e veprimeve te trupave dhe detaje te tjera teknike.


"Forcat e logjistikes mund te dislokohen brenda 48 oresh. Operacioni do te zgjase 30 dite," ka thene Xhonson.


Gjenerali Norvegjez Guner Lange, i cili tani drejton operacionet logjistike te KFOR-it ne Maqedoni, do te komandoje forcen nga nje shtab operativ i vendosur prane Shkupit. Do te krijohen kater shtabe grupesh me pergjegjesine per te mbledhur armet e UCK-se dhe per ti derguar ato ne nje vend jashte Maqedonise.


"Vendi se ku do te mblidhen nuk eshte percaktuar ende dhe ka disa mundesi, por me e rendesishmja eshte qe te mblidhen sa me teper arme," thote majori Xhonson.


Partite politike Maqedonase jane te shqetesuara se programi i NATO-s per mbledhjen e armeve do te jete nje spektakel. Ata permendin nje program te ngjashem ne Kosove ne vitin 2000, kur me kembenguljen e Brukselit, trupat e NATO-s u lejuan te mbledhin vetem armet te cilat do te dorezoheshin vullnetarisht nga ish anetaret e UCK-se ne Kosove. Operacioni rezultoi me mbledhjen e vetem 100 Kallashnikoveve te vjeter te prodhimit Kinez dhe disa arme te kalibrit te rende te cilat e kishin vendin ne nje muze. Njerezit kane frike se, ashtu si UCK ne Kosove, edhe luftetaret e UCK-se ne Maqedoni do te fshehin pjesen me te madhe te armeve per ti perdorur perseri me vone.


Shqiptaret etnik pergjigjen duke thene se NATO duhet te perpiqet te armatose edhe civilet Maqedonas dhe grupet paraushtarake te cilat, sipas tyre, kane marre arme me urdher te ministrise se brendeshme gjate muajve te fundit. Ata jane gjithashtu te shqetesuar se qendrimi 30 ditor i NATO-s ne Maqedoni eshte shume i shkurter dhe se nje raund i ri dhune do te shpertheje sapo ata te largohen.


Pozicioni i Kryeministrit Ljubcko Gjeorgjevski, nje perkrahes i linjes se ashper dhe kritik i vendosur i kompromisit me pakicen Shqiptare, eshte gjithashtu shqetesues. Gjate raundit te fundit te bisedimeve ne Oher, ai ka shprehur dyshimet e tij se UCK nuk do te dorezonte me deshire armet, duke kerkuar garanci te sakta nga Brukseli per programin e mbledhjes se armeve. Ndermjetesi Amerikan ne bisedimet ne Oher, Xheims Pardju, e ka pershkruar nderhyrjen e tij si "nje pengese te madhe per bisedimet".


Ambasadori i NATO-s ne Maqedoni, Hans Jorg Eif, e ka siguruar Gjeorgjevskin se "ne marreveshjen ndermjet NATO-s dhe UCK-se do te kete edhe nje dokument shtese me nje liste te sakte te armeve qe duhet te dorezojne luftetaret e UCK-se".


Ky koment ka shkaktuar edhe disa komente dashakeqe ne Shkup sipas te cilave NATO duhet te dije "listen e sakte" te armeve qe zoteron UCK-ja, meqenese ata jane armatosur dhe trajnuar nga vendet Perendimore perpara luftes se NATO-s ndaj Serbise me teper se dy vjet me pare.


Atanas Kirovski eshte korrespondent i seksionit Maqedonas te Sherbimit Boteror te BBC, ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists