VRASJA TRONDIT BEOGRADIN

Dy plumba kane zhytur nje qytet, dhe nje komb, ne nje zi tronditese.

VRASJA TRONDIT BEOGRADIN

Dy plumba kane zhytur nje qytet, dhe nje komb, ne nje zi tronditese.

Tuesday, 6 September, 2005

Beogradi eshte ne gjendje tronditjeje te thelle qe prej se Merkures pasdite, kur dy plumba snajperesh kane goditur kryeministrin Zoran Gjingjiq ne qender te kryeqytetit.


Dita kishte filluar si nje dite krejtesisht e zakoneshme, me rremujen e trafikut dhe mjegullen e krijuar nga shkarkimi i makinave. E vetmja gje ndryshe nga zakonisht ishte numri i madh i njerezve neper rruge, te cilet te joshur nga temperaturat e larta te pranveres dhe nga koha e kthjellet, kishin mbushur rruget dhe kafenete. Qyteti sikur po shkrihej nga dimri i gjate.


Por e ftohta dhe ngrica jane rikthyer ne oren 12.45 minuta, ndersa dy te shtena armesh jane degjuar ne oborrin e nderteses se qeverise se Serbise, duke e shnderruar atmosferen e pranveres se parakoheshme ne nje re te erret tronditje dhe zije.


Njrezit kane mesuar per sulmin ndaj kryeministrit vetem pak minuta pasi kishte ndodhur. Rreth ores 13.00, mediat elektronike te Beogradit kane njoftuar se kryeministri ishte qelluar nga pushke snajper nga tarraca e nje ndertese prane godines se qeverise ndersa po dilte nga makina e tij zyrtare, e parkuar ne oborrin e zyrave te qeverise.


Police te armatosur me automatike kane rrethuar menjehere zonen dhe te gjitha rruget qe te cojne ne qender te kryeqytetit. Disa qindra kalimtare te rastit dhe dhjetra gazetare krijuan nje turme perballe nderteses ne perpjekje per te mesuar me teper rreth sulmit.


Ne te njejten kohe, police ne te gjithe qytetin, te veshur me anti plumb dhe te armatosur me automatike, ndalonin dhe kontrollonin makinat duke u kerkuar pasagjereve dokumenta identifikimi.


Lajmi qe kryeministri kishte rene viktime e nje sulmi me snajper eshte shperndare menjehere. Te gjitha stacionet televizive dhe radiot kane nderprere transmetimet e tyre te zakoneshme per te dhene njoftimet tronditese sipas te cilave Gjingjiq ishte qelluar dhe se mjekete ne Qendren e Urgjences se Beogradit po luftonin per jeten e tij.


Njerezit ne nxitim per te njoftuar te tjeret, dhe per te ngushelluar njeri tjetrin, kane filluar te telefonojne me telefonet e tyre celulare duke shkaktuar keshtu nje bllokim te rrjetit.


Vdekja dhe deshperimi lexohej qarte ne fytyrat e Beogradasve dhe te gazetareve te televizioneve dhe radiove te cilet jepnin njoftimet, duke u perpjekur te njoftonin spektatoret per zhvillimet me te fundit. Atmosfera ishte e ngjashme me ate te krizave gjate regjimit te Millosheviqit, si dalja e tankeve ne rruge ne Mars 1991 dhe sulmet ajrore te NATO-s tete vjet me vone.


"Kjo eshte e tmerrshme," ka thene studenti Milenko Krajcar, teper i tronditur, per IWPR. "Nese ata mund te vrasin kryeministrin me gjak te ftohte ne mes te dites ne qender te qytetit, si duhet te ndjehemi ne, njerezit e thjeshte? Kjo eshte nje tragjedi e madhe per popullin dhe per shtetin".


"Ata vrane me te zgjuarin qe kishim," thote nje pensionist, dhe fillon te qaje.


Nje tregtar, Viktor, thote se megjithese ai nuk ishte dakort me politikat e Gjingjiq, vrasja e kryeminisitrit e kishte tronditur dhe tmerruar ate. "Ende nuk e besoj faktin qe e kane vrare dhe se ai thjesht nuk jeton me," ka thene ai.


Shume prej njerezve te intervistuar kane thene se ata mendonin se vrasja ishte veper e madias dhe shprehnin habi rreth deshtimit te shtetit per te vepruar ndaj krimineleve.


Me renien e muzgut, erresira perforcoi gjendjen e rende emocionale te njerezve. Shenjat e para te pranveres gjate mengjesit, ne erresiren e nates, dukeshin si nje kujtim i larget - qyteti i shkretuar dhe pa levizje.


Ne te gjithe kryeqytetin, te vetmet shenja jete ishin ato te patrullave te perforcuara te policise te cilat patrullonin neper rruge dhe shtimi i masave te sigurise perreth ndertesave qeveritare.


Vetem ne dy vende mund te shiheshin njerez te shumte - ne zyrat qendrore te Partise Demokratike te Gjingjiq ne Rrugen Krunska dhe ne vendin e vrasjes se tij, ku njerez te shumte ishin mbledhur per te shprehur respektin dhe dhimbjen e tyre per kryeministrin e vrare, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule.


Te nesermen ne mengjes, cdo shprese se kjo mund te kishte qene vetem nje enderr e keqe u zhduk. Fytyra e Gjingjiq ishte vendosur ne te gjitha faqet e para te gazetave, dhe media Serbe reflektonte mbi tronditjen dhe merzitjen e popullsise per vrasjen e kryeministrit.


Titulli ne faqen kryesore te Glas Javnosti e permblidhte shume mire gjendjen shpirterore. "Cfare na pret pas kesaj?" pyeste gazeta.


Politika dhe Danas kane shprehur shqetesim per te ardhmen e Serbise pas vrasjes se kryeministrit, ndersa te gjitha gazetat kane komentuar mbi pasojat e vdekjes se Gjingjiq.


Expres ka shkuar edhe me larg duke permendur me emer te dyshuarit si te perfshire ne vrasje. "Klani i Zemun ka vrare Gjingjiq!" thuhej ne titullin me germa te medha. Me pas gazeta fliste rreth se ardhmes se betejes ndermjet autoriteteve dhe mafias, dhe nese nje perplasje e tille do te sjelle edhe me teper gjakderdhje deri sa te rivendoset rendi.


Daniel Sunter eshte redaktor koordinues i IWPR ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists