ZERI I GRAVE NUK DEGJOHET

Nje numer rekord femrash ne Bosnje Herzegovine kane hyre ne skenen politike, por ato ende kane shume rruge per te bere.

ZERI I GRAVE NUK DEGJOHET

Nje numer rekord femrash ne Bosnje Herzegovine kane hyre ne skenen politike, por ato ende kane shume rruge per te bere.

Ndersa fushata elektorale ka arritur piken e saj kulmore, nje nder kandidatet me te rendesishem eshte nje grua. Samra Tojaga, nje 22 vjecare ish Mis Bosnje Herzegovina nga Mostari, ka pasur nje mbulim te madh nga mediat ndersa ajo ka bere fushate per te bindur votuesit ne kantonin shtate te votojne per te.


Megjithate, ne zona te tjera, votuesit mund te fallen nese mendojne se kjo eshte nje gare vetem me pjesemarrjen e burrave, sepse takimet publike dhe debatet televizive per zgjedhjet dominohen nga burrat. Megjithate, nga 7,353 kandidate te regjistruar ne keto zgjedhje, 3144 - ose 40 perqind - jane gra, nje statistike te cilen do ta kishin zili edhe shume vende te Europes perendimore.


Qe prej vitit 1998, nje rregullore e caktuar nga Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, ka kerkuar qe partite politike ne te gjithe Bosnjen te sigurojne nje minimum prej 30 perqind te kandidateve femra. Rezultatet kane qene dramatike: ndermjet viteve 1996 dhe 1998, numri i grave te zgjedhura ne nivelin e dhomes se ulet te parlamentit te shtetit, Dhoma e Perfaqesuesve, eshte rritur nga dy ne 26 perqind. Perfaqesimi i femrave ne nivel kantonal eshte rritur nga pese ne 18 perqind ndermjet viteve 1997 dhe 2000.


Grate kane pasur poste te larta zyrtare edhe ne te kaluaren. E ashtuquajtura "Zonja e Hekurt" Biljana Plavshiq, ka qene anetarja e pare femer e presidences se perbashket nga vitet 1990 deri 1992. Nje zyrtare e larte e SDS se Radovan Karaxhiq, ajo ka qene anetare e komandes supreme te Republika Srpska, RS, gjate luftes se viteve 1992-1995, perpara se te behej presidente e entitetit ne vitet 1996-1998. Ajo eshte e vetmja grua qe eshte akuzuar nga Haga dhe tani eshte ne pritje te gjykimit me akuzen per krime lufte perfshire edhe genocid.


Sot, republika ka nje ministre grua ne nivel shteteror, Azra Haxhiahmetoviq, ministre e tregtise dhe marredhenieve ekonomike me jashte. Ne nivel entiteti, RS ka nje ministre ndersa Federata ka kater. Nje projekt ligj per barazine gjinore i cili permban edhe nje kerkese qe grate te perbejne deri ne 40 perqind te te gjitha organizmave publike eshte duke u konsideruar nga parlamenti i shtetit, i cili tani perbehet nga 18 perqind gra. Keshtu, ndersa perqindja e grave te zgjedhura ne poste zyrtare eshte ende e vogel ne krahasim me rreth 60 perqind te popullsise qe ato perbejne, vendi ka nje standart me te mire se sa vendet fqinje per sa i perket perfaqesimit te grave ne parlament - pas Bullgarise dhe Kroacise e Maqedonise, por perpara Moldavise, Sllovenise, Serbise, Rumanise, Malit te Zi, Hungarise, Greqise dhe Shqiperise.


Por pavaresisht ketyre zhvillimeve inkurajuese, persa i perket politikes, grate ketu jane ende prapa. Mungesa e vizibilitetit eshte nje problem i madh. Momentalisht, nje anetare e Asamblese se Kantonit te Sarajevos dhe nje delegate ne dhomen e larte te Federates, Dhoma e Perfaqesuesve te Popullit, Svetlana Fabjaniq po kandidon per Dhomen e Perfaqesuesve te entitetit ne zgjedhjet e tanishme. Por ndersa koleget e saj burra ne Partine Social Demokrate, SDP, kane qene ne fushate, Fabjaniq ka qendruar ne "prapavije" duke punuar ne shtabin kantonal te SDP-se ne Sarajevo, duke u telefonuar votuesve se bashku me vullnetare dhe punonjes te partise.


Kjo eshe nje ndarje punesh e cila reflekton edhe realitetet e dites ketu. Ndersa socializmi dhe industrializimi mund t'u kene dhene grave te drejta dhe mundesi te barabarta, "kultura e ketij vendi mbetet rurale dhe patriarkale," ka thene Fabjaniq.


Problemet me te cilat perballen grate ne kete vend shkojne pertej kufinjve etnik dhe atyre te entiteteve. Gordana Vidoviq, kryetare e listes se kandidateve te Partise Fshatare ne RS per Rajonin e Doboj, ka thene se "grate perballen me disa beteja ne Bosnje. Ato te cilat duan te marrin pjese ne politike duhet te luftojne per kete gje, edhe me burra nga brenda partise se tyre. Gjendja po ndryshon. Por ajo eshte shume me e mire ne Federate se sa ketu," ka thene ajo.


Sipas Sonja Lokar, e Grupit te Punes per Barazine Gjinore te Paktit te Stabilitetit, kandidatet femra kane shume mundesi te merren me problemet praktike me te cilat perballet Bosnje Herzegovina, nje vend i shkaterruar ekonomikisht ne tranzicion. "Grate dine si te administrojne parate, ato bejne mrekulli me buxhetin e vogel familjar dhe largojne te gjitha pasojat e varferise," ka thene ajo.


Por shume gra e kane te veshtire te konkurojne kunder burrave ne arenen publike. "Si kandidate femer, gjeja me e veshtire eshte te arrish te komunikosh me elektoratin tend," ka thene zyrtari i OSBE-se per demokratizimin Damir Haxhiq. "Sfida me e madhe per grate eshte te sigurojne marredheniet e duhura me publikun, te sigurojne kandidimin nga partite e tyre dhe te sigurojne kohen e nevojeshme ne publik dhe ne media per te paraqitur veten".


Mirjana Deak e Partise per Bosnje Herzegovinen, SBiH, pranon se normat sociale kane tendencen te transferohen edhe ne arenen politike, duke e bere te veshtire per grate te shkelqejne ne kete fushe. "Burrat ne Bosnje kane me teper eksperience se grate, ata e paraqesin veten ndryshe dhe jane shume me teper te mesuar ne publik. Burrat perdorin nje gjuhe me te forte dhe e vendosin veten ne qender te vemendjes, edhe nese kjo behet per shkak te ndonje skandali ne te cilin jane perfshire. Grate jane me te rezervuara. Ato nuk i fryjne situatat, ato kane tendencen per ti qetesuar ato," thote ajo.


Per kete qellim, kete vere jane organizuar sesione trajnimesh per grate ne te gjithe vendin. Organizata me e njohur jo qeveritare Grate per Grate, ka organizuar keto seminare ne lidhje me rendesine e krijimit te rrjetit te grave; perfaqesues te BE kane folur per rendesine e zhvillimit ekonomik si nje ceshtje per tu ngritur ne fushaten elektorale; dhe gazetare kane keshilluar kandidatet se si mund te perdorin me mire mediat per te promovuar fushaten e tyre.


Si ne Federate ashtu edhe ne RS ekzistojne qendra te financuara nga qeverite per grate te cilat monitorojne dhe promovojne zbatimin e te drejtave te grave dhe nje numer i madh OJQ po punojne ne kete drejtim me shpresen se perpjekjet e tyre do te hedhin bazat per nje brez te ri me aktiv politikisht.


Grate per Grate punon vazhdimisht me qeverine per ceshtje te tilla si strehet per grate e dhunuara, dhunen ne familje dhe trafikimi. Selma Haxhihaliloviq, e cila ka qene e perfshire ne kete grup, pershkruan se si tashme keto organizata kane filluar te ndryshojne mentalitetin duke kontaktuar me grate te cilat punojne ne departamentet e qeverise. "Grate momentalisht perbejne shumicen ne nivelet e dyta te drejtimit," thote ajo. Haxhihaliloviq mendon se OJQ-te jo vetem qe mund te lehtesojne zgjedhjen e me teper grave politikane, por edhe te permiresojne aftesite e tyre ne punen ne zyra.


Por kandidatet grad he politikanet jane vetem njera ane e kesaj historie. Ne nje popullsi e cila momentalisht perbehet ne 60 perqind nga gra, edhe votueset femra perbejne nje pjese te problemit. "Une e di se sektori i OJQ-ve ka punuar shume me votueset gra, por problemi qendron ne faktin se grate ende nuk jane shume koshiente politikisht," thote Gordana Vidoviq. "Ato ende preferojne te votojne per nje burre, ose votojne sipas deshires se bashkeshortit te tyre".


"Problemi eshte se grate nuk votojne per grate e tjera," pranon Nada Pozderac, nje kandidate e Partise Fshatare Kroate, HSS, ne Asamblene e kantonit te Sarajevos. "Per fat te keq ne jemi ende nje shoqeri shume tradicionale. Shume gra thone me vete se 'Burri im e di me mire kete pune. Perse nuk kemi me shume gra ne sferen publike? Sepse nuk ekziston nje mbeshtetje e vertete per grate te cilat duhet ta luajne nje rol kaq te rendesishem. Gjerat po ndryshojne disi, por jo aq sa duhet," thote ajo.


Sipas Vera Markos, keshilltare politike e shefit te misionit te OSBE ne Bosnje Herzegovine, keto tendenca jane edhe me te forta ne zonat fshatare ku pjesemarrja e votuesve eshte edhe me e larte. Shkalla e analfabetizmit ne rradhet e grave eshte me e larte ne fshat dhe pak votuese gra marrin pjese ne mitingjet para elektorale. Pa pasur asnje baze per te marre vendimin e tyre, ato votojne per te njejtin kandidat qe votonjne edhe burrat e tyre - te cilet zakonisht nuk votojne per gra.


Per me teper, ndersa rregulli per pasjen e nje numri minimal kandidatesh gra, ndryshime te tjera te mevoneshme kane hequr disa mekanizma te cilat mund te perdoreshin me ne avantazh te grave kandidate.


Ne zgjedhjet e para me nje kerkese per paraqitjen e nje numri minimal kandidatesh gra eshte perdorur nje sistem listash te mbyllura, ku votuesit zgjidhnin ndermjet partive te ndryshme te vendosura ne fletet e votimit. Partite i vendosnin kandidatet e tyre ne rradhe duke filluar nga me i rendesishmi, duke i lejuar vetes qe te shtonin shanset e disa kandidateve duke i vendosur ata ne fillim te listave. Me pas percaktohej se sa candidate perzgjidheshin ne menyre proporcionale nga secila parti ne baze te votave te fituara.


Ne zgjedhjet e vitit 200, ky sistem eshte zevendesuar me nje sistem me lista te hapura, ku votuesit mund te zgjidhnin direkt kandidatin. Votat e pergjitheshme te partive ende percaktohen ne baze te perfaqesimit proporcional, por listat e kandidateve tanime jane ne fletet e votimit, ku votuesit mund te zgjedhin direkt kandidatin. Sipas ketij sistemi votimi numri i grave ne Dhomen e Perfaqesuesve ra nga 26 ne 18 perqind.


"Listat e hapura kane bere qe kandidatet me te njohur te fitojne vendet, por shpesh kandidatet me popullore nuk jane gra," shpjegon Vera Markos. "Vetem grate teper te njohura fitojne me kete sistem". Ne nje kohe kur grate e kane te veshtire te sigurojne vemendjen e publikut dhe te cajne ne skenen politike, listat e hapura te kandidateve i reduktojne mundesite e tyre per tu zgjedhur, por mbeshtetesit e ketij sistemi thone se zgjedhjet jane me demokratike sepse ne kete menyre votuesit kane te drejten te zgjedhin kandidatet e tyre ne menyre direkte.


Pasi zgjidhen, grate perballen perseri me nje beteje te veshtire. Ne nje interviste me IWPR, Haxhiahmetoviq ka qene e hapur mbi sfidat me te cilat perballen grate ne politike. "njerezit ketu i kushtojne shume me teper vemendje paraqitjes se nje gruaje ne publik se sa te nje burri," thote ajo. "Nje grua duhet te punoje tre here me teper per te arritur te njejtin rezultat si nje burre. Une po perpiqem te provoj se ne mund te bejme te pakten po aq sa edhe burrat, dhe ndoshta edhe me mire ne disa fusha. Ne jemi me te afta per te sistemuar gjerat dhe per te ndertuar nje sistem i cili funksionon".


Deak eshte dakort me kete. "Ne Bosnje ekziston diskriminimi, por ai eshte i padukshem," thote ajo. "Per shembull, ne parlament gjithe organizmat vendim marrese perbehen nga burra. Edhe grate kane fajet e tyre, sepse ne shume raste ato nuk e kuptojne kete gje si diskriminim. Une jam e vetmja grua e cila eshte ngritur ne parlament dhe kam thene se une nuk pranoj qe grate nuk jane te aft ate marrin vendime te rendesishme".


Partia Fshatare Kroate, HSS, nje nder partite me te vogla ne skenen politike, ka vendosur te beje fushate me ceshtjen e barazise gjinore, duke i bere ceshtje si lufta ndaj diskriminimit gjinor, dhunes ne familje dhe trafikimit te grave si pjese kryesore te programit te saj elektoral. "Ne jemi te vendosur ti themi jo te gjitha formave te abuzimit dhe te perfshihemi ne te gjitha vendimet e rendesishme," ka thene Mira Lasiq, kryetare e listes se HSS per kantonin Herzegovina - Nevetna. Partia ka krijuar edhe nje forum te gruas te quajtur Forca Jone.


Ne nje vend ku nacionalizmi ka dominuar politiken per mbi nje dekade, mbetet per t'u pare se sa mund te fitohet duke synuar te fitohen votat e grave. "Per fat te keq ne nuk e kemi nje tradite te tille," thote Haxhihaliloviq. "Politikanet ketu zakonisht ndjekin politikat e tyre dhe jo votuesit".


Ne vitin 1998, Amila Omersonfiq, drejtoresha e radio televizionit te Sarajevos gjate periudhes se luftes ka krijuar Partine e Grave te Bosnje Herzegovines. Partia pothuajse eshte skualifikuar nga OSBE ne zgjedhjet e vitit 2000 pasi ajo nuk kishte 30 perqind te kandidateve te saj nga pakica gjinore - ne kete rast burra. Kjo parti u perball me te njejtat probleme edhe kete vit, por me ne fund arriti te siguroje nje numer burrash te cilet kane pranuar te kandidojne per kete parti. Megjithate, duket se kjo parti nuk ka bere nje fushate te mire, dhe ne nuk arritem te kontaktonim me asnje zyrtar te saj pasi telefonatat tona ne zyrat qendrore te partise nuk morren asnje pergjigje.


Per me teper, ndersa numri i grave aktive ne politike po shtohet, shumica e tyre jane mbi 35 vjecare. Me perjashtim te Samra Tojaga ne Mostar, e Partise Popullore per Prosperitet, e cila u ka bere thirrje te rinjve Boshnjak te mos emigrojne nga vendi por te qendrojne dhe te ndertojne nje jete me te mire ketu, nuk ka shume shenja per daljen e politikaneve te reja te gjinise femrore. "Te rinjte jane pesimiste, ata mundohen te gjejne nje rruge dalje nga ky vend," thote Markos. Sa per mundesite e femrave ne zgjedhjet qe po afrojne, Markos eshte e kujdeseshme. "Une nuk mendoj qe mentaliteti ka ndryshuar ne ate shkalle sa te ndikoje ndjeshem ne zgjedhjet e ketij viti".


Nidzara Ahmetaseviq eshte nje gazetare e revistes Slobodna Bosna. Julie Poucher Harbin eshte nje gazetare e pavarur ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists