Zgjedhjet e 'Qeta' në Malin e Zi

Mali i Zi është çuditërisht e qetë në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme në historinë e saj

Zgjedhjet e 'Qeta' në Malin e Zi

Mali i Zi është çuditërisht e qetë në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme në historinë e saj

Duke kaluar në çdo rrugë të Malit të Zi vështirë se mund të vesh re që vendi pas pak ditësh do të zhvillojë zgjedhjet historike parlamentare. Nëpër mure javë vendosur disa postera të fushatës, qarkullojnë disa makina të çuditëshme me simbolet e partive dhe vihen re disa shkrime bombastike.


Pavarësisht faktit se rezultati i zgjedhjeve të 22 Prillit do të vendosë praktikisht fatin e vendit duket se ekziston një mungesë interesi.


Arësyeja për këtë qëndrim të vakët është se njerëzit tashmë e kanë vendosur se për kë do të votojnë - sepse çështja më e rëndësishme ajo e pavarësisë nga Jugosllavia - është një çështje për të cilën është diskutuar prej vitesh.


"Fushata elektorale për këto zgjedhje ka filluar tre vjet më parë," thotë një avokat i njohur në kryeqytetin Podgorica. "Që prej asaj kohe, çdo ditë ne kemi dëgjuar argumenta pro dhe kundër pavarësisë së Malit të Zi".


"Ne e kemi vendosur prej kohësh. E vetmja gjë që na ka ngelur është të shkojmë dhe të votojmë".


Anketimet e opinionit publik tregojnë të njëjtën gjë. Vetëm pesë përqind e popullsisë ende nuk ka vendosur se për kë do të votojë.


Nëse lobi pro pavarësisë i drejtuar nga Presidenti Millo Gjukanoviq fiton këto zgjedhje, do të organizohet një referendum për pavarësinë ndoshta që në fillim të verës.


Por rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ende i qartë dhe analistët nga Podgorica duket se nuk e kanë të lehtë të parashikojnë rezultatin.


Anketimet tregojnë se mbështetja për bllokun pro pavarësisë të drejtuar nga Gjukanoviq është rritur nga rreth 40 përqind në 53 përqind, ndërsa blloku anti pavarësisë, Së Bashku për Jugosllavinë, është në vend të dytë me rreth 30 deri 35 përqind të votave.


Në rast se federata do të mbijetojë, fushata pro pavarësisë parashikon një të ardhme nën drejtimin e Serbisë, ku të gjithë vendimet do të merren vetëm në Beograd.


Fushata e tyre është mbështetur gjerësisht tek pro Serbët të cilët përpiqen të kundërshtojnë çdo lëvizje pro pavarësisë. Më herët këtë javë, Gjukanoviq ka paralajmëruar se federalistët do të shkaktonin një ndërhyrje ushtarake Serbe në Malin e Zi.


Nuk është e qartë nëse kjo është mbështetur në ndonjë provë apo thjesht retorikë për të rritur tensionet. Por mesazhi është i qartë.


"Pavarësia e Malit të Zi do të shënojë fundin e projektit të Serbisë së Madhe," kanë thënë drejtuesit e koalicioni pro pavarësisë. "Ata që përhapin frikë me qëndrimet e tyre shoviniste do të mbeten pjesë e së kaluarës".


Ata që duan të ruajnë bashkimin vënë në dukje shekuj të lidhjeve të ngushta vëllazërore me Serbët, si edhe një konsideratë më konkrete, atë të aftësisë së Malit të Zi për të mbijetuar ekonomikisht në rast të shkeputjes nga partneri i madh.


Federalistët janë përpjekur gjithashtu të shfrytëzojnë frikën se kombi Malazez mund të bëhet i thhyeshëm pas pavarësisë.


Për shembull, ata kanë shprehur shqetësim për fatin e Malazezëve që jetojnë në Serbinë e pavarur dhe kanë shtuar frikën se një Mal i Zi sovran do të kërcënohej nga Shqiptarët dhe Muslimanët.


Ndërsa dy fraksionet e mëdha vazhdojnë të luftojnë ndërmjet tyre, gjatë javëve të fundit po duket qartë se pakicat kombëtare mund të vendosin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.


Presidenti i Partisë Popullore Dragan Soc ka arritur deri aty sa ka thënë se grupet e pakicave kombëtare - të cilat përbëhen nga Shqiptarët, Muslimanët dhe Kroatët - nuk kanë të drejtë të vendosin për statusin e Malit të Zi. Soc, deri pak kohë më parë, ministër i drejtësisë, ka thënë se vetëm shumica ortodokse duhet të votojë.


Sikur të mos mjaftonte kjo, presidenti i Partisë Popullore Serbe, Bozhidar Bojoviq ka thënë se çdo Musliman që voton për partitë pro pavarësisë do të jenë "fajtorët e vetëm" për shpërbërjen e Jugosllavisë.


Për momentin, duket se blloku pro pavarësisë do të fitojë në zgjedhje. Megjithatë, fitorja ka mundësi të mos jetë aq bindëse sa të lejojë atë që të kërkojë e vetme një referendum.


Por me një koalicion pas elektoral me Aleancën Liberale, lëvizja pro pavarësisë mund të arrijë shumicën prej dy të tretash të nevojëshme për të organizuar një referendum.


Zoran Raduloviq ëshhtë një bashkëpuëntor i rregullt i IWPR-së.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists