KOMENT: RINDERTIMI I FEDERATES
Mali i Zi nuk ka rruge tjeter pervec se te filloje bisedimet me Serbine per te rindertuar federaten Jugosllave.
KOMENT: RINDERTIMI I FEDERATES
Mali i Zi nuk ka rruge tjeter pervec se te filloje bisedimet me Serbine per te rindertuar federaten Jugosllave.
Ditet e fundit federata Serbo-Malazeze duket se po mbahet e bashkuar vetem fale presioneve nga jashte. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kundershtojne shperberjen e Jugosllavise. Beogradi shpreh vetem nje interes minimal per ruajtjen e kesaj federate, duke ia lene faktikisht vendimin Malit te Zi. Nderkohe, pavaresisht protestave nderkombetare, qeveria e Gjukanoviq kerkon shkeputjen e plote.
Nuk eshte veshtire te kuptohen aresyet e kundershtimit te Europes. Perendimi kerkon parandalimin e krijimit te kufinjve te rinj nderkombetare. Nje Mal i Zi i pavarur do te perbente nje precedent te padeshirueshem per Kosoven, Bosnjen dhe shtetin e vogel te Serbeve te Bosnjes, Republika Srpska.
Nese Malazezet e percare do te fitonin pavaresine mbeshtetur ne nje mazhorance shume te vogel votash ne favor te saj, kush do te mund te pengone Shqiptaret e Kosoves, te cilet mbeshtesin pothuajse te gjithe pavaresine e provinces? Cfare do te mund te pengonte me pas Serbet e Bosnjes te benin te njejten gje?
Separatistet Malazez thone se nuk eshte e drejte qe ata te sakrifikojne veten e tyre per shkak te te tjereve. Por pyetja e vertete eshte se cfare i intereson me teper vendit --dhe eshte e qarte se shkeputja nuk eshte ne interes te vendit. Vendi nuk mund te mbijetoje vetem me kundershtimin ndaj nje nacionalizmi Serb i cili nuk ekziston me.
Pas rrezimit te Millosheviqit ne Tetor te vitit 2000, Beogradi nuk perben me nje kercenim per Podgoricen. Pothuajse te gjithe politikanet e rendesishem atje thone se Mali i Zi mund te vendose vete per fatin e tij. Ne fakt, lidhja me Serbine eshte me e rendesishme per Malazezet se sa per vete Serbet, sepse shume prej tyre kane lidhje te rendesishme familjare dhe biznesi ne Serbi.
Per vite me rradhe Perendimi, vecanerisht Uashingtoni, ka mbeshtetur Gjukanoviqin ndersa ai distancohej me kujdes nga Beogradi. Kur ai doli haptazi ne kundershtim me Millosheviqin, Perendimi i trajtoi drejtuesit politik te Podgorices si nje parti opozitare ne Serbi. Mali i Zi perfitoi nje ndihme te madhe nderkombetare; fondet e dhuruara ishin me te shumtat nga te gjitha vendet e rajonit.
Podgorica shume shpejt e kuptoi se perplasja me Beogradin kishte rezultate te mira per te dhe kjo krize politike ishte eksporti me i mire per republiken e vogel dhe te varferuar.
Pas rrezimit te Millosheviqit, ishte logjike te pritej qe tensionet ndermjet republikave te uleshin dhe Podgorica dhe Beogradi te afroheshin. Perkundrazi, Mali i Zi vazhdoi te akuzonte qeverine e re Serbe per mekatet e Millosheviqit, duke shpresuar se do te perfitonte edhe per nje fare kohe nga keto akuza.
Ideja e pavaresise, pasi u hodh per diskutim, u pa se ishte e pamundur per t'u kthyer pas. Gjukanoviq u be rob i premtimit te tij per pavaresine e Malit te Zi. Megjithese ai e kuptoi qe mbeshtetja nderkombetare nuk ekzistonte me, tanime ishte teper vone per t'u terhequr. Mbijetesa e tij politike mund te rrezikohej nese ai do te hiqte dore.
Si rezultat, ai shpalli se pavaresia ishte nje parakusht per lirine dhe prosperitetin e Malit te Zi. Pavaresisht kundershtimit te hapur te Perendimit dhe rrezimit te Millosheviqit, ai ka vazhduar te kerkoje pavaresine, megjithese e di se kjo ceshtje e ka ndare republiken ne dy kampe thuajse te barabarte.
Ai ende ngul kembe per mbajtjen e nje referendumi, megjithese e di se mund te humbase ose ne rastin me te mire te fitoje me nje shumice teper te vogel. E gjithe kjo mund te coje ne nje mungese stabiliteti ne vend, dhe ndoshta edhe ne nje shperthim dhune.
Ceshtja e shkeputjes ka ringjallur nje mosmarreveshje shekullore ne Malin e Zi per pavaresi. Ndarjet qe jane shfaqur ne kete pike nuk jane te lidhura vetem me politiken e tanishme. Ato as nuk bazohen vetem ne identitetin kombetar. Per shume Malazez, eshte nej ceshtje e tradites familjare dhe e mbrojtjes se pikpamjeve te parardhesve te tyre.
Megjithate, nderaja ndermjet dy blloqeve nuk eshte absolute. Shume Malazez te cilet nuk deshirojne nderprerjen e lidhjeve me Serbine mbeshtesin orientimin pro-Europian te Gjukanoviqt. Shume prej atyre qe deshirojne te mbeten ne federate e konsiderojne veten Malazez, jo Serbe, edhe pse ndryshimi ndermjet dy grupeve etnike eshte teper i vogel.
Pavaresia nuk do te ishte nje hap i mire per Malin e Zi dhe mund te conte ne nje perplasje te brendeshme te panevojeshme. Gjukanoviq duhet te heqe dore nga ideja e tij per referendum. Ai ka diskutuar per heqjen dore nga kjo ide ne bisedimet e fundit me Havier Solanen, drejtuesin e politikes se jashteme te BE-se. Eshte ende e paqarte nese ai do te mund te mbijetoje pas kesaj kthese te forte politike, megjithese ai mund te shfajesohet per ndryshimin e politikes duke arsyetuar me presionin e madh nderkombetar.
Nese ai heq dore nga referendumi, koalicioni i tij i brishte mund te humbase mbeshtetjen e perkrahesve te betuar te pavaresise, Partise Socialiste Demokratike dhe Partise Liberale, gje e cila do te conte ne rrezimin e qeverise.
Nese ai ngul kembe per organizimin e referendumit, ai mund te humbase mbeshtetjen e krahut te moderuar te partise se tij Demokratike Socialiste, DPS, e cila ne te kaluaren nuk ka qene shume e vendosur per pavaresine. Vete partia e tij mund te perpiqet ta zevendesoje me Svetozar Maroviq, zevendes president i DPS, i cili ka rekomanduar tashme qe Gjukanoviq duhet te pranoje propozimin e Solanes.
Pavaresisht nga rezultati, tanime eshte momenti qe Podgorica te gjeje nje formule per te rindertuar federaten me Serbine dhe eshte ne interesin e saj te filloje kete proces sa me shpejt te jete e mundur.
Stojan Ceroviq eshte nje komentator i se perjaveshmes Vreme ne Beograd.