KOSOVË: BRITANIA E MADHE MUND TË PËRBALLET ME NJË PROCES TË DYTË GJYQËSOR
Ushtria britanike mund të gjendet përsëri në bankën e të zkuzuarit në lidhje me vrasjen e disa personave nga trupat e saj.
KOSOVË: BRITANIA E MADHE MUND TË PËRBALLET ME NJË PROCES TË DYTË GJYQËSOR
Ushtria britanike mund të gjendet përsëri në bankën e të zkuzuarit në lidhje me vrasjen e disa personave nga trupat e saj.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, e cila është hedhur në gjyq nga disa shqiptarë të Kosovës të plagosur në përplasje me trupa britanike, mund të përballet me një cështje të dytë gjyqësore në lidhje me të njëjtin incident.
Muhamet Bici dhe Skënder Bici kanë fituar pak kohë më parë të drejtën e një shpërblimi prej rreth 178,000 dollarë amerikan nga ministria e mbrojtjes së Britanisë së Madhe për plagët dhe traumat e shkaktuara kur disa ushtarë britanik kanë hapur zjarr ndaj makinës me të cilën ata kanë qenë duke udhëtuar më 2 qershor, 1999.
Kushërinjtë Bici kanë fituar të drejtën e azilit në Britani, ku ishin dërguar për tu kuruar pas incidentit.
Vendimi i dhënë më 7 prill ka qenë suksesi i parë në gjykatën e lartë për civilë të cilët kanë hedhur në gjyq forcat paqeruajtëse britanike me shërbim jashtë vendit të tyre. Tani familjet e dy personave të vrarë në të njëjtin incident kanë nisur një cështje ligjore për të përfituar kompensim - dhe janë të përgatitur të shkojnë në Londër për të luftuar për këtë.
Fahri Bici dhe Avni Dudi kanë vdekur kur ushtarë britanik kanë qëlluar ndaj makinës së tyre, e cila nuk kishte ndaluar në një pikë kontrolli. Shqiptarët kishin qëlluar me armë automatike në ajër për të festuar tërheqjen e trupave serbe pas fushatës ajrore të NATO-s.
Shaban Bici, vëllai i Fahriut, ka thënë për IËPR se "Ende është e vështirë të pranoj që vëllai im i cili luftoi dhe i mbijetoi luftës është vrarë në kohë paqeje nga po ato trupa britanike të cilat na cliruan".
Babai 70 vjecar i Avniut, Limani, mban në duar nipin e tij pesë vjecar, i cili ka qenë vetëm pak muajsh kur ka ndodhur incidenti. "Ky fëmijë nuk e ka njohur kurrë babain për shkak të tragjedisë - ushtria britanike të paktën duhet ti garantojë një të ardhme të sigurtë me një pagesë të ngjashme me atë që është dhënë në Londër," thotë ai.
Shabani tani ka marrë një avokat, Avni Gjakova, për të studiuar mundësinë e hapave të mëtejshme ligjore. Tanimë kanë filluar kontaktet me qeverinë britanike për të parë mundësinë e një pagese pa shkuar cështja në gjyq, por nëse Londra nuk pranon të diskutojë këtë mudnësi, atëherë ai ka paralajmëruar se do ta ndjek cështjen ligjërisht.
Zyra e shtypit në ministrinë e mbrojtes nuk ka pranuar as të konfirmojë dhe as të mohojë që ajo është në kontakte me Gjakovën, duke thënë për IËPR se këto janë cështje private ndërmjet ministrisë dhe individëve.
Ministria e mbrojtjes paguan zakonisht dëmshpërblime për raste të tilla civilëve të dëmtuar si rezultat i veprimeve të forcave ushtarake në vende të ndryshme të botës. Buxheti për pagesa të tilla për vitin 2003 ka qenë mbi një milliard dollarë.
Avni Gjakova, avokati që përfaqëson familjet Bici dhe Duli, ka theksuar se qëllimi i tyre nuk është të shkaktojë probleme për ushtrinë britanike apo ta paraqesë atë në një dritë të keqe.
"Familjet e të vrarëve vetëm kërkojnë kompensim financiar - ata nuk po kërkojnë të fajësojnë ushtarët britanik sepse, për ta, ata janë clirimtarë të cilët kanë ardhur këtu për ti ndihmuar," ka thënë avokati.
Aktivistët e të drejtave të njeriut mendojnë se fitorja e arritur në gjykatën e lartë në Londër mund të bëjë që operacionet e ardhëshme paqeruajtëse të tregojnë më tepër kujdes ndaj civilëve.
Ndërsa ministria e mbrojtjes ka argumentuar se forcat e saj kanë pasur "imunitet luftarak", gjykatësi ka thënë se trupat ushtarake nuk kanë qenë në një situatë luftimi, dhe duhet të kishin treguar më tepër kujdes ndaj popullsisë civile.
Për momentin nuk është e mundur që civilë të hedhin në gjyq trupat e NATO-s në gjykatat e Kosovës. Avokati i popullit në Kosovë, Marek Novicki ka shpjeguar se kjo është për faktin se as zyra e tij dhe as autoriteti policor i Kombeve të Bashkuara nuk kanë juridiksion mbi forcat e NATO-s.
"Në rastet kur avokati i popullit merr ankesa ndaj KFOR, ne i kemi duart e lidhura. Normalisht ne duhet të kontaktojmë vendin i cili ka sjellë këto forca në kuadrin e NATO-s, dhe ministrinë e mbrojtjes së këtij vendi," thotë ai.
Philip Leach, drejtor i Qendrës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, EHRAC, thotë se ekziston kuadri ligjor për të hedhur në gjyq ushtarët e KFOR, por jashtë rajonit.
"Pas akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut, ushtarët nga vendet e Këshillit të Europës tani mund të hidhen në gjyq në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg," ka thënë ai për një gazetë ligjore.
Gazmend Nushi, një avokat i Këshillit të Mbrojtes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, i cili po merret me të parën cështje të tillë në Strasburg ka thënë për IËPR se "Janë dashur katër vjet kohë që gjykata në Strasburg të konsiderojë rastin që ne kemi paraqitur në emër të familjes Behrani ndaj trupave franceze të KFOR, dhe ky ka qenë një proces i dhimbshëm për familjen".
Ky rast ka të bëjë me vdekjen e tetë vjecarit Gadaf Behrani dhe plagosjen e vëllait të tij Bekim, nga shpërthimi i një mine pranë fshatit të tyre Brabanovc, nën kontrollin e forcave franceze të KFOR në veri të Kosovës.
Familja thotë se KFOR ka pasur dijeni për fushën e minuar dhe nuk ka bërë asgjë për ta pastruar, dhe për rrjedhojë është përgjegjës për vdekjen dhe plagosjen - një akuzë e cila është kundërshtuar nga aleanca. Rasti vazhdon të shqyrtohet dhe mendohet se do të zgjasë për një kohë të gjatë.
Fatos Bytyqi është një gazetar i Radio Televizionit të Kosovës, RTK, dhe Jeta Xharra është drejtuese e projektit të IËPR në Kosovë.