BOSNJE: FRIKA E TERHEQJES SE OKB-se
Levizjet Amerikane per ti dhene fund operacioneve te OKB-se ne Bosnje mund te demtojne rimekembjen e vendit
BOSNJE: FRIKA E TERHEQJES SE OKB-se
Levizjet Amerikane per ti dhene fund operacioneve te OKB-se ne Bosnje mund te demtojne rimekembjen e vendit
Vendimi i Amerikes per te bllokuar rinovimin e mandatit te OKB-se ne Bosnje Herzegovine ka shkaktuar shqetesim te madh ne rradhet e zyrtareve te tjere perendimor dhe drejtuesve lokal te cilet frikesohen se nje gje e tille do te mund te rrezikoje punen lodheshme per rikthimin e vendit ne normalitet pas disa viteve lufte.
Uashingtoni nuk ka pranuar te zgjase mandatin e OKB-se per shkak te kundershtimeve ndaj krijimit te nje Gjykate per Krimet e Luftes, me 1 Korrik, e cila ndoshta ne nje te ardhme mund te nxjerre para gjyqit edhe nenshtetas Amerikane.
"Nese mandate i OKB-se per Bosnje Herzegovinen nuk rinovohet nga Keshilli i Sigurimit deri neser (3 Korrik) ... komuniteti nderkombetar do te duhet te rishikoje dhe ndryshoje strategjine e tij per te ndihmuar vendin," ka thene zyrtari me i larte nderkombetar ne Bosnje, Perfaqesuesi i Larte Paddy Ashdown, ne nje artikull te tij per gazeten New York Times.
Largimi i parakohshem i misionit te OKB-se, ose i trupave Amerikane nga Forca e Stabilizimit e NATO-s, SFOR, natyrisht qe nuk do te shkaktonte nje rindezje te luftimeve. Por nje veprim i tille do te kishte pasoja serioze per vendin ne te cilin normaliteti dhe demokracia sapo kane filluar te rivendosen pas konfliktit te pergjakshem te viteve 1992-1995.
Refuzimi i SHBA-se per te lejuar qe trupat e saj paqeruajtese te mund te gjykohen per krime lufte nga nje gjykate tjeter pervec atyre Amerikaneve ne fakt ka bllokuar vendimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se per misionet paqeruajtese ne te gjithe boten.
Misioni i OKB-se ne Bosnje do te perfundonte ne fund te Qershorit. Me pare kete jave, perfaqesuesit Amerikane ne Keshillin e Sigurimit kane miratuar dy zgjatje te vogla deri sa te gjehej nje zgjidhje, por zgjatja e dyte skadon te Merkuren dhe ende nuk duket se po duket ndonje zgjidhje perfundimtare.
Fillimisht pjesemarrja e 2,500 ushtareve Amerikan ne forcen parequajtese te NATO-s prej 18,000 anetaresh u duk ne dyshim. Por gjate disa diteve te kaluara, zyrtare te aleances dhe ambasadori Amerikan ne Bosnje, Clifford Bond, kane thene se Uashingtoni do te vazhdoje detyrimet e tij ndaj SFOR-it.
Nje terheqje e Amerikaneve nga SFOR do te ishte e demshme jo per faktin e pakesimit te numrit te forcave ushtarake - te cilat mund te zevendesoheshin lehtesisht nga vendet Europiane - por per shkak te pjesemarrjes shume te rendesishme Amerikaneve ne fushen e zbulimit, komandes dhe logjistike. Nje terheqje e Amerikaneve do te kishte edhe pasoja te renda politike sepse influenca e Uashingtonit ne Ballkan ka qene nje rezultat i drejtperdrejte i forces se tij ushtarake ne rajon.
Megjithese vazhdimi i prezences ushtarake te SHBA-se ne Bosnje duket e garantuar per momentin, largimi i parakoheshem i misionit te OKB-se mund te kishte pasoja te renda ne vend. Impakti kryesor i nje largimi te tille do te ishte mbi punen e forces policore lokale, sepse mandati i OKB-se ka qene i perqendruar shume ne mbikqyrjen e gjendjes se sigurise dhe te punes se policise lokale.
Ne perfundim te tre vjeteve e gjysem lufte, Bosnja ka trasheguar nje force policore te paket dhe te pastervitur, e cila ka qene e mbushur me ish ushtare te cilet nuk kane pasur profesionalizmin e duhur dhe respektin e duhur per te drejtat e njeriut. Per me teper kufinjte e vendit kane qene shume te lira per shkak te mungeses se nje sherbimi te imigracionit dhe te doganave.
Disa anetare te policise lokale kane qene te perfshire direkt ne genocid gjate luftes dhe ne dhunen etnike qe ka pasur me pas. Ne te njejten kohe, shume oficere te kufirit dhe doganave kane marre pjese ne kontrabande.
Tani, pas gjashte vjetesh, forcat policore lokale jane te stervitura mire, te pajisura me se miri dhe permbushin standartet profesionale te policise. Sherbimi Kufitar Shteteror tani kontrollon me sukses pjesen me te madhe te kalimeve kufitare zyrtare dhe jo zyrtare.
Gjate ketij procesi mbikqyrjeje, misioni i OKB-se ka perjashtuar mbi 170 police nga sherbimi aktiv per shkelje te ndryshme te standarteve policore. Vezhguesit e OKB-se kane shpenzuar ore te tera duke punuar dhe duke mbikqyrur punen e oficereve te policise lokale.
Pas ketyre permiresimeve, pritej qe mandati i OKB-se te perfundonte ne fund te ketij viti dhe BE tashme ka vendosur te marre persiper rolin mbikqyres. Per kete aresye, OKB kishte filluar te pakesonte veprimtarine e saj ne Bosnje por nese kjo veprimtari perfundon para kohe do te duhen edhe disa kohe per perfundimin e te gjitha projekteve te nisura.
Shefi i misionit te OKB-se ne Bosnje, Jacques Paul Klein, edhe ai vete nje Amerikan, ka thene ne nje interviste se momentalisht OKB ka ne pronesi prona prej rreth 60 milion dollare Amerikan - perfshire ndertesa dhe zyra si edhe makina dhe pajisje te ndryshme. Kjo do te thote qe do te duhet nje fare kohe per te larguar te gjitha pajisjet dhe per te shitur pronat ne tregun lokal.
Per kete aresye nje terheqje e parakoheshme e OKB-se do te krijonte nje boshllek perpara se BE te merrte ne dore drejtimin e misionit. Zyrtare vendas dhe nderkombetare kane njoftuar nderkohe se nje gje e tille mund te ndikoje mbi respektimin e ligjit dhe te drejtave te njeriut ne te gjithe vendin.
Perfaqesuesi i larte Ashdown, ka theksuar se terheqja e parakoheshme do te pengonte perpjekjet lokale dhe ato nderkombetare per te luftuar krimin e organizuar, dhe do te kishte disa pasoja serioze per ekonomine e Bosnjes ne disa nivele.
Misioni i OKB-se puneson disa mijera zyrtare nderkombetare dhe vendas te cilet cdo muaj sjellin miliona dollare ne Bosnje. Largimi i misionit jo vetem qe do te linte disa qindra Boshnjak pa pune por do te sillte edhe mbylljen e shume bizneseve te cilat u sherbejne te huajve.
Per me teper, mungesa e OKB-se do te shtonte shqetesimet ne rradhet e vendeve donatore dhe te investitoreve privat te cilet ende nuk jane shume te bindur dhe te vendosur per te investuar ne Bosnje Herzegovine per shkak te burokracise se ketushme, procedurave te paqarta te taksave dhe doganave dhe korrupsionit masiv.
Vezhguesit mendojne se vendi ka nevoje ende per OKB-ne. Loja Amerikane me Gjykaten e Krimeve te Luftes ka shkaktuar kritikat e para te forta ndaj SHBA-se ne nje vend pergjithesisht pro SHBA-se sic eshte Bosnje Herzegovina, e cila tani mendon se ajo po mbahet si nje peng i pafajshem.
Zdravko Latal eshte nje korrespondent i se perditeshmes Sllovene Delo dhe i Revistes Kroate Business ne Sarajevo.