Ura E Shpreses
Shpresat per pajtim kane marre nje shtytje ndersa ura e Vjeter e Mostarit po rindertohet pas luftes se Bosnjes.
Ura E Shpreses
Shpresat per pajtim kane marre nje shtytje ndersa ura e Vjeter e Mostarit po rindertohet pas luftes se Bosnjes.
Eksperte vendas dhe te huaj dhe kontraktore kane filluar punen per rindertimin e Ures se Vjeter ne Mostar - nje nder monumentet me te vjeter dhe me te bukur ne Bosnje te shkaterruar nga forcat Kroate te Bosnjes ne vitin 1993Shpresohet qe ura e rindertuar do te inkurajoje nje fryme pajtimi ne qytetin e shkaterruar nga lufta.
"Kur me pyet se cfare domethenie ka per mua shkaterrimi dhe rindertimi i Ures se Vjeter - me vjen per te qare," thote sekretarja 34 vjecare Selma Petranoviq. "Kur u shkaterrua ura, mu duk sikur Mostari vdiq. Rindertimi i saj do te thote qe qyteti do te rimarre jete dhe do te kthehet ne normalitet".
Ura e cila ka mbaruar se ndertuari ne vitin 1566, eshte projektuar nga arkitekti Otoman Mimar Hajrudin per te lidhur dy anet e lumit te magjishem me ngjyre jeshile Neretva ne nje qytet te vogel i cili ishte ne ate kohe nje ngujim Turk ne Bosnje jugore. Sipas legjendes diten qe ura u zbulua, Hajrudin u largua nga qyteti, duke mos qene i bindur se harku i mrekullueshem do te qendronte dhe do te mbante peshen e njerezve. Por ne fakt harku rezistoi dhe ura morri emrin "Ura e Vjeter". Ky vendbanim i vogel Turk u shnderrua ne nje qytet dhe morri emrin Mostar, ose ndryshe "mbajtesi i ures".
Ura mbijetoi gjate konflikteve tw panumerta te cilat kane ndodhur ne rajon ne shekujt qe pasuan, perfshire edhe dy lufterat boterore. Por me 9 Dhjetor, 1993, nen syte e tmerruar te botes, ura - e cila nderkohe ishte shpallur nje monument historik i mbrojtur nga UNESKO - u shemb nen zjarrin e artilerise dhe tankeve Kroate.
Ura e vjeter nuk kishte asnje rendesi ushtarake apo strategjike, por ishte shnderruar ne shekuj ne nje simbol te tolerances historike dhe diversitetit ndermjet popujve te Mostarit dhe Bosnjes. Per kete aresy mendohet se Kroatet e linjes se ashper kane urdheruar shkaterrimin e saj, duke shpresuar se ky akt vandalizmi do te shkaterronte se bashku me uren edhe bashkejetesen ndermjet Kroateve te Bosnjes, Serbeve dhe Muslimaneve.
Shkaterrimi i saj dhe lufta qe zgjati tre vjet e gjysem e ka lene Mostarin te ndare ndermjet Boshnjakeve Musliman dhe Kroateve. Pjesa me e madhe e banoreve Serbe u larguan. Por shpirti i bashkejeteses i cili perfaqesohej nga ura ka mbijetuar ne qytet, pavaresisht shkaterrimit te Ures se Vjeter.
"Ura e Vjeter eshte simboli i Mostarit dhe rindertimi i saj do te rilidhe jo vetem dy brigjet e lumit por edhe njerezit," thote Josip Blazeviq, nje student 27 vje/ar Kroat nga Mostari.
"Rindertimi do te thote qe me ne fund e kemi lene pas luften," pranon avokatja 25 vjecare, Muslimane, Sanja Rahimiq. "Per mua Ura e Vjeter do te thote vete jeta. Une kam lindur prane saj dhe doja te vdisja kur u shkaterrua ajo. Sapo te rindertohet, do te jem njeriu me i lumtur ne bote".
Gjashte vjet pas perfundimit te luftes, disa nga bukurite e vjetra te Mostarit jane rindertuar dhe ekspertet nga te treja grupet etnike po punojne se bashku per te rindertuar Uren e Vjeter te re.
Por projekti pati nje progres te vertete vetem pas zgjedhjes vitin e kaluar te Neven Tomiq si zevendes kryetar i bashkise se Mostarit. Tomiq eshte nje i moderuar nga Partia nacionaliste e Kroateve te Bosnjes, Bashkimi Demokratik Kroat. Paraardhesit e tij te linjes se ashper kane bllokuar perpjekjet per fillimin e punimeve per rindertimin e ures.
Rindertimi eshte konsideruar aq i rendesishem saqe per here te pare ne historine e saj, Banka Boterore ka pranuar te financoje nje projekt jo ekonomik, por per trashegimine kulturore. Banka ka caktuar 4 milion dollare Amerikan, ndersa autoritetet e Mostarit, Italia, Turqia dhe Hollanda kane ofruar pjesen tjeter te fondeve prej 15.4 milion dollare.
UNESKO ka krijuar nje ekip special ekspertesh te huaj dhe vendas per mbikqyrjen e punimeve dhe disa organizata te tejra te njohura kane ofruar mbeshtetjen e tyre.
Vitin e kaluar, ka nisur studimi i vendit, dhe kete vere eshte hedhur themeli i pare prej betoni. Rusmir Cisiq, drejtor i Njesise se Zbatimit te Projektit, ka thene se kompania Turke e ndertimit Yapi Markezi eshte kontraktuar per te mbushur dhe perforcuar themelet.
Fillimisht, inxhinieret shpresuan se guret origjinale te ures te nxjerre nga lumi Nevetna mund te perdoreshin per rindertimin e saj. Por frika se ata mund te jene demtuar apo shume te dobet per te mbajtur strukturen e ures kane bere qe te ndryshojne planet. Duke dashur te sigurojne qe Ura e Vjeter te jete sa me prane origjinalit, blloqe te reja po priten nga e njejta gurore e perdorur ne shekullin e 16.
Nje firme vendase ka prere deri me tani 300 nga 1,088 blloqet e gurit qe nevojiten per perfundimin e ures. Mjeshtrit e gurit jane thirrur nga Korcula, nga i njejti qytet prej nga vinin ata qe kane pergatitur blloqet origjinale.
Pasi te perfundoje pergatitja e themeleve, do te filloje puna ne vete uren. Cisiq ka theksuar se do te perdoren te njejtat materiale dhe teknologji me ato qe jane perdorur ne ndertimin e ures. Ai ka thene se se shpejti do te publikohet hapja e tenderit per kete faze.
Zvonimir Jukiq eshte gazetar i se perditeshmes Nezavisne Novine dhe agjensise se lajmeve ONASA ne Mostar.