GJAQET RREZIKOJNË FAMILJET KOSOVARE

Vite pasi Kombet e Bashkuara krijuan një sitem modern ligjor në Kosovë, shumë ende mendojnë se drejtësia e vërtetë arrihet përmes rregullave të vjetra të nderit dhe gjakut.

GJAQET RREZIKOJNË FAMILJET KOSOVARE

Vite pasi Kombet e Bashkuara krijuan një sitem modern ligjor në Kosovë, shumë ende mendojnë se drejtësia e vërtetë arrihet përmes rregullave të vjetra të nderit dhe gjakut.

Jeton Mehmeti, 7 vjeçar, kalon ditët e tij i mërzitur brenda shtëpisë së tij në Llaushë, 25 kilometra në veri të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.


Ai nuk mund të dalë jashtë sepse familja e tij është në gjak me familjen Jonuzi e cila gjindet 300 metra larg shtëpisë së tyre.


Ka më shumë se një vit që kur ndonjë mashkull i familjes së Mehmetajve kanë lëshuar shtëpinë. Konflikti filloj kur vëllau i Jetonit, Besimi, qëlloj për vdekje burrin e motrës së tij, Selatin Jonuzin.


Babai i Jetonit, Shahini, druan se fqinjët mund të vrasin djalin e vogël nëse ai del nga shtëpia.


Kjo luftë në mes të familjeve ka rrënjët ne Kanunin e Lekë Dukagjinit, kod ligjor mesjetar i cili rregullon vrasjet hakmarrëse në Shqipëri dhe Kosovë.


Në teori, kodi ndalon vrasjen e fëmijëve, por në praktikë, ndërrimi i interpretimit të rregullave mund të thotë se të rinjët gjithashtu rezikohen nga sulmet hakmarrëse.


Gjithashtu ndalohet vrasja e femrave, të vjetërve, të sëmurëve mental, apo të çdokujt në afërsi të xhamisë apo kishës.


Kopshti jashtë shtëpisë së Mehmetajve, i rrethuar me një murë të lartë prej tullash, është kufiri të cilin meshkujt dhe djemët e familjes nuk guxojnë të kalojnë.


Sistemi ligjor i cili rregullon jetën e familjes është, në teori, korniza moderne ligjore e krijuar dhe e mbikqyrur nga administrata e Kombeve të Bashkuara e cila qeverisë Kosovën.


Por derisa sistemi i ri ligjor është duke funksionuar, ai është në konkurencë me kodin e Lekës në sferat si nderi i familjes.


Në rastin e vrasjeve, dispozitat e kanunit janë të përpikta. Familja e një viktime të vrasjes është e obliguar të eliminoj një anëtar mashkull të familjes së vrasësit. “Gjaku paguhet me gjak,” thotë kanuni.


Rregullat mund të rezultojnë në vrasje një nga një të meshkujve të familjes për të kthyer borxhin për secilën vrasje.


Meshkujt e familjes të përgjegjshëm për vrasje mund të lëshojnë shtëpitë vetëm nëse familja e viktimës i ofron premtim të sigurisë të njohur si besa. Pa këtë, ata duhet të qëndrojnë brenda apo të rrezikojnë të kapen në pritë.


Sipas studentit të juridikut Florim Qarolli, kanuni është konsideruar si mjaft progresiv në ditën kur është përpiluar, duke marrur parasysh anarkinë e cila mbizotëronte në rajon gjatë Kohërave Mesjetare.


“Ky sistem u ndërtua për të minimizuar numrin e vrasjeve,” ai shpjegoj.


Shumë shekuj më vonë, kanuni ende mbetet mjaft i fuqishëm. Sistemi zyrtar ligjor thuajse nuk ka aplikim në shumë rajone, posaçërisht në rajonet e largëta, malore apo të pazhvilluara.


"Në disa vende të Kosovës këto tradita aplikohen shumë më shumë se ligji,” tha Tomë Gashi, avokat nga Prishtina.


Pak zyrtarë ndërkombëtarë dëshirojnë të flasin për fuqinë e kanunit, zyrtarët vendorë gjithashtu refuzojnë të komentojnë.


Fakti se këto gjaqe vazhdojnë të dobësojnë shopërinë rurale është zhgënjyese për disa aktivistë të Kosovës. Në vitin 1989, ata krijuan një komision të vullnetarëve të cilët filluan pajtimin e familjeve të involvuara në gjaqe. Gjatë dy viteve ata ndaluan rreth 2000 gjaqe.


Por shumë familje bashkëpunuan vetëm derisa Serbia qeveriste Kosovën dhe shqiptarët ishin të bashkuar kundër saj. Pas mbarimit të qeverisjes së Serbisë në vitin 1999, gjaqet filluan të rikthehen.


Fadil Maloku, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se sistemi i ri ligjor ka dështuar të zë rrënjë në mendjet e shumë njerëzve. “Nuk përputhet me normat tradicionale, prandaj shumë njerëz kthehen tek traditat e vjetra,” ai tha.


Në rastin e familjes së Mehmetajve, Jetoni i vogël mbetet në rrezik sepse familja Jonuzi nuk ka dhënë besën që do të premtonte sigurinë e tyre jashtë shtëpisë. Ata druajnë se familja Jonuzi synojnë të hakmirren edhepse dy vëllezër të Jetonit vetëm janë burgosur për vrasjet.


Si rezultat, dy motrat e Jetonit, Valdetja dhe Shqipja, duhet të punojnë për të mbështetur familjen.


Ato prejnë dru në një mal në afërsi të fshatit për ta shitur në qytetin e Besianës. Ato janë të moshës shkollore por nuk mund të vijojnë mësimin pasi duhet të mbështesin familjen.


Treqind metra më tutje, familja e viktimës nuk ndiejnë keqardhje për gjendjen e vështirë të fqinjëve.


Bislim Jonuzi, vëllau i viktimës, Selatinit, thotë se ai kurrë nuk do të harroj vrasjen e vëllaut të tij, pasi ai ishte vrarë në kopshtin e tij.


Familja Mehmeti ka dërguar disa emisarë në shtëpinë e Jonuzit për të kërkuar falje, por pa sukses.


“Ata kanë rrefuzuar të gjithë këta njerëz dhe tani unë nuk kamë besë,” tha Shahin Mehmeti.


Kështu, pesë vite pas mbarimit të luftës dhe administrimit të Kosovës nga administrata ndërkombëtare, një djalosh shtatë vjeçar nuk mund të shkoj në shkollë pasi vëllau i tij vrau dhëndërrin e familjes.


Jeton Musliu është gazetar për gazetën ditore Express, dhe Bajram Lani punon me të përditshmen kosovare Epoka e Re.


Albania, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists