Podgorica Paguan Largimin E Saj
Mali i Zi ka ndermarre nje hap te madh largimi nga zona e Jugos ne drejtim te zones Europiane duke futur marken Gjermane si monedhe zyrtare te saj.
Podgorica Paguan Largimin E Saj
Mali i Zi ka ndermarre nje hap te madh largimi nga zona e Jugos ne drejtim te zones Europiane duke futur marken Gjermane si monedhe zyrtare te saj.
Mali i Zi ka ndermarre edhe nje hap tjeter drejt pavaresise duke futur marken Gjermane si nje monedhe zyrtare ne republiken e dyte Jugosllave.
Shpallja e ketij njoftimi me 2 Nentor, nga Kryeministri Filip Vujanovic, ne fakt nderpret ligjet financiare federale, juridiksionin e Bankes Kombetare te Jugosllavise, ligjin federal mbi transaksionet ne monedhe te huaj dhe urdheresa te tjera federale qe ndalojne pagesat ne monedhe te huaj ne territorin e Malit te Zi.
“Marrja nen kontroll e politikes financiare nuk do te thote shkeputje nga Serbia,” tha Vujanovic gjate nje fjalimi ne Parlamentin Malazez. “Kjo eshte vetem nje menyre per te mbrojtur qytetaret e Malit te Zi dhe ekonomine e tij nga inflacioni i larte dhe kaosi qe shkakton ai.”
Megjithate, duke shenuar fundin e rregjimit te zakonshem financiar, politika e re ne menyre te paevitueshme do te ngreje ceshtjen nese Republika Federale e Jugosllavise vazhdon te ekzistoje. Dinari Jugosllav do te vazhdoje te perdoret si monedhe paralele. Por rrogat dhe pensionet do te paguhen kryesisht ne monedhen e konvertueshme Gjermane.
Keshilli i financave dhe Banka Kombetare e Malit te Zi tani kontrollojne politiken financare te republikes. Keto institucione do te percaktojne kursin e shkembimit te markes Gjermane kundrejt dinarit Jugosllav cdo dite. Kursi i shkembimit do te jete i ndryshueshem, jo si ne Serbi, ku pavaresisht inflacionit vlera e dinarit eshte ruajtur artificialisht qe prej disa muajsh ne kufi te pandryshueshem.
Qeveria thote se ajo ka qene e detyruar te nderprese lidhjet me autoritetet financiare te Beogradit. Ministri Malazez i Financave Miroslav Ivanisevic ka argumentuar se ka qene e nevojeshme te futej monedha paralele per te mbrojtur ekonomine e republikes se vogel nga “nje politike financiare e papergjegjeshme per te cilen Mali i Zi nuk mund te bente asgje.”
Sipas Ivanisevic, dinari eshte zhvleresuar 100% gjate vitit te fundit, duke humbur nje te treten e vleres se tij vetem gjate 20 diteve te fundit. “Renia e dinarit eshte nje pasoje e shkaterrimit te dukshem financiar nga Beogradi,” tha ai.
Presidenti Malazez Milo Djukanovic ka kohe qe perpiqet te gjeje nje mekanizem per te mbrojtur monedhen, qe prej kohes qe republika e tij humbi autoritetin mbi politiken financiare. Perfaqesuesit e Malit te Zi u perzune nga Banka Qendrore e Republikes se Jugosllavise ne fillim te veres.
Pas perfundimit te bombardimeve te NATO-s, Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic filloi te hedhe ne treg monedhe te re pa asnje kufizim. Inflacioni qe ka ardhur si pasoje e kesaj politike ka prekur Malin e Zi, duke e detyruar ate te paguaje nje cmim te larte per rindertimin e Serbise.
Goditjet e inflacionit kane ulur vleren reale te rrogave dhe pensioneve, te cilat edhe me pare kane qene te ulta. Ekonomia po perballet me rrezikun e hiperinflacionit, i cili do te demtonte rende reformat ekonomike te filluara nga Djukanovic - dhe ndoshta edhe pozicionin e tij politik.
Projekti i vendosjes se markes Gjermane ne Mal te Zi ka qene duke u pergatitur qe prej shume muajsh, nen mbikqyrjen e ekonomistit Amerikan Steve Hanke, nje keshilltar i Djukanovicit. Por qeveria ka konfirmuar vetem se fundi se ajo do te ndermerrte kete hap radikal, duke paralajmeruar para disa javesh planet per krijimin e nje bordi te monedhes, me qender ne Zvicer, duke shenuar keshtu praktikisht largimin nga politika financiare me ne baze dinarin. Ndermjet dy republikave jane vendosur doganat, dhe Mali i Zi ka marre nen kontroll te gjitha ceshtjet e tregetise se jashteme dhe ato doganore.
Burime te qeverise Malazeze thone se sistemi i monedhes paralele eshte vetem nje zgjidhje e pjeseshme, per te zvogeluar rreziqet politike dhe ekonomike. Zgjidhjet e metejeshme jane nje shkeputje e plote nga dinari, dhe nje largim politik formal nga federata.
Por futja e markes Gjermane ka nje impakt te rendesishem politik. Pas prishjes me Beogradin dy vjet e gjysem me pare, Djukanovic ka kryer levizjen me serioze drejt pavaresise ekonomike te republikes. Ekonomistet ne Mal te Zi parashikojne se dinari do te dale krejtesisht jashte perdorimit ne Mal te Zi, dhe pagesat shteterore per Serbine do te nderpriten brenda pak diteve.
Podgorica eshte e shqetesuar se autoritetet Jugosllave do te perpiqen te pengojne “reformen financiare” te Malit te Zi, duke futur sasi te medha dinari nga Serbia, per te shkaktuar probleme ne tregjet financiare. Duke cituar burime te besueshme zyrtare, e perditeshmja qeveritare Pobjeda deklaron se Mali i Zi po mbron rezervat e tij financiare nga nje inkursion nga Serbia duke siguruar fizikisht kufirin ndermjet dy republikave. Kontrolle te rrepta do te vendosen per te kontrolluar sasine e markave Gjermane qe do te dalin nga Mali i Zi, dhe dinareve Jugosllave qe do te futen ne republike.
Vendimi i Malit te Zi per te deklaruar sovranitetin per ceshtjet financiare eshte marre pavaresisht kundershtimeve te disa aleateve nderkombetar te Djukanovic. Kryeqytetet Perendimor kane paralajmeruar se futja e monedhes paralele do te perkeqesonte marredheniet ndermjet Podgorices dhe qeverise ne Beograd. Bodo Hombach, koordinator i Paktit te Stabilitetit ne Ballkan per rindertimin e rajonit, i ka kerkuar Djukanovic qe te mos ta ndermarre kete hap.
Beogradi, ashtu sic edhe pritej, ka reaguar me zemerim. Zedhenesi i Partise Socialiste Ivica Dacic e ka pershkruar hapin e Malit te Zi si nje “tragjikomedi” dhe “legalizimin e kontrabandes”. Nderkohe, Dusan Vlakovic, guvernatori i Bankes Kombetare te Jugosllavise, ka nderprere te gjitha pagesat ne dinare ndermjet bankave dhe kompanive Malazeze dhe Serbise.
Brenda Malit te Zi, ky hap eshte kundershtuar ashper nga aleatet e Miloshevicit, Partia Socialiste Popullore (SNP). “Vendimi per te futur nje sistem financiar paralel eshte nje akt klasik i largimit,” thote Momcilo Vucetic, nje anetar i parlamentit i SNP. Vucetic shton se qeveria Malazeze ka shkelur kushtetuten federale dhe shkaterruar tregun e perbashket Jugosllav.
Reagimi i ushtrise Jugosllave mbete nje ceshtje e rendesishme. Djukanovic kohet e fundit ka deklaruar se, me politiken e re, anetaret e Armates se Dyte Jugosllave te vendosur ne Mal te Zi do te marrin rrogat nga buxheti republikan ne monedhe te konvertueshme. Kjo mund te kenaqe disa anetare te forcave te armatosura, te cilet prej disa muajsh nuk i kane marre rregullisht rrogat.
Por edhe Miloshevic ka derguar sinjalin e tij. Te njejten dite qe hyri ne fuqi monedha paralele, ai dergoi shefin e shtabit te pergjitheshem te Ushtrise Jugosllave Gjeneralin Dragoljub Ojdanic ne Mal te Zi. Ojdanic eshte nder figurat politike me te larta te akuzuar per krime lufte nga gjykata e Hages se bashku me Miloshevicin.
Gjenerali e kaloi pjesen e pare te vizites se tij ne Plevlja, nje qytet i kontrolluar nga SNP pro Beogradit. Me pas ai fluturoi me helikopter per ne kazermat e Masline ne Podgorica. Me pas u takua me Kryeministrin Vujanovic.
Gjithsesi, kjo eshte vizita e pare e Ojdannic ne Mal te Zi qe prej nderhyrjes se NATO-s, dhe kjo u konsiderua si nje sinjal me teper, qe sipas Zevendes Kryeministrit Jugosllav Vojislav Seselj, “shteti i perbashket do te mbrohet me te gjitha mjetet.”
Milka Tadic eshte redaktore e revistes se pavarur Monitor ne Podgorica.