Milloshevici keqperdor mbrojtjen
Keqperdorimi nga ana e Sllobodan Millosheviqit e mbrojtjes se tij nxit nderhyrjen e gjykatesve dhe avokateve mbrojtes te caktuar nga gjykata.
Milloshevici keqperdor mbrojtjen
Keqperdorimi nga ana e Sllobodan Millosheviqit e mbrojtjes se tij nxit nderhyrjen e gjykatesve dhe avokateve mbrojtes te caktuar nga gjykata.
A eshte e nevojshme prania e nje prokurori me nje mbrojtje te tille?
Kjo pyetje lindi gjate nje diskutimi ndermjet gjykatesve, prokuroreve dhe avokateve rreth stilit dhe taktikave te pazakonta te ofruara nga Milloshevici gjate mbrojtjes se tij gjate paraqitjes se provave duke mbeshtetur akuzat e ngritura ndaj tij per deportim gjate konfliktit ne Kosove.
Duke pare se i akuzuari nuk po e shfrytezonte mbrojtjen sic duhet ne favor te tij gjykatesit dhe avokatet mbrojtes po perfshihen gjithnje e me teper ne pyetjet qe Millosheviqi u drejton deshmitareve te akuzes.
Gjykatesit jane perpjekur t'i shmangin komentet politike te Millosheviqit krahasuar me dy javet e para te gjyqit; ata ngriten pyetje te qarta dhe te pershtatshme bazuar ne komentet e te akuzuarit te cilat vete ata ua drejtuan deshmitareve dhe ne disa raste u kerkuan atyre qe t'i injoronin ato.
Te tre gjykatesit te cilet u caktuan te vepronin si avokate moren pjese ne pyetjet drejtuar deshmitareve te akuzes, me qellim gjetjen e mosperputhjeve midis deshmive te tyre ne sallen e gjyqit dhe deklaratave te tyre te meparshme dhene hetuesve te gjykates ( te cilat Millosheviqi mendohet se refuzon t'i lexoje).
Ata u perpoqen te dallonin midis asaj qe deshmitaret kishin pare apo perjetuar dhe se cfare kishin degjuar prej te tjereve.
Deshtimi i "avokatit Millosheviq" per te ngritur nje mbrojtje te pershtatshme u duk qarte ne seancen pyetesore ne adrese te Agron Berishes, nje doktor nga Suhareka ne Kosove.
Millosheviqi e pyeti ate per mese dy ore, me teper rreth bombardimeve te NATO-s dhe "terrorizmit" te UCK sesa mbi deshmine e Berishes qe lidhej me dhunen dy ditore ndaj fqinjeve dhe te afermve te deshmitarit, te cilen ai e kishte pare nga shtepia e tij, diku aty prane.
Ai deklaroi se rreth 30 police hyne ne shtepite e te afermve te tij dhe u vune flaken atyre duke vrare ne vend gjashte vete. Policet i derguan te tjeret ne nje restorant piceri ku i vrane me mitroloz dhe granata.
Sipas akuzes 40 deri ne 50 anetare te familjes Berisha u vrane gjate masakres. Midis viktimave kishte mjaft gra dhe femije.
Te perjetuarit e pakte ne numer do te deshmojne rreth kesaj ngjarjeje kur te jepen deshmite qe i perkasin seksionit mbi vrasjet masive. Gjate seances pyetesore te Berishes u duk qarte se i akuzuari nuk po ngrinte asnje pyetje ne lidhje me ngjarjet e sjella prej deshmitarit. Prokurori Geoffrey Nice nderhyri per te terhequr vemendjen e gjykatesit mbi menyren qe i akuzuari "merrej me pyetje te skajshme dhe aspak relevante dhe jo me thelbin e deshmise se Berishes".
Ai i sugjeroi gjykates qe te keshillonte Millosheviqin. Gjykatesi Richard May ishte po ashtu i mendimit se Millosheviqi kishte harxhuar nje pjese te mire te kohes ne dispozicion "duke hyre ne detaje te ceshtjeve me pak interes.
Por megjithate ai nuk ofroi ndonje keshille duke shtuar se "eshte detyre e te akuzuarit per te vendosur mbi menyren e te pyeturit te deshmitareve". Gjate 10 minutave te mbetura per te drejtuar pyetje Millosheviqi me kot u perpoq te vinte ne dyshim faktin qe deshmitari kishte pare me te vertete ate qe ai pretendonte.
Nje diskutim me i gjere mbi mbrojtjen e Milosheviqit u hap nje dite me pas (26 shkurt) kur prokuroret kritikuan ne menyre indirekte tolerancen e shfaqur nga ana e gjykatesve ndaj stilit agresiv te ndjekur nga ana e te akuzuarit duke bere komente ne vend te pyetjeve dhe duke u perpjekur t'i frikesonte ata.
Nice ngriti shqetesimin se menyra se si Millosheviq drejtonte pyetjet mund te ndikonte tek deshmitaret e tjere duke vene ne dukje se akuza "ishte e ndergjegjshme ne marrjen e nje pozicioni mosnderhyres gjate pyetjeve" duke e lene "mbrojtjen e deshmitareve" ne duart e gjykatesve.
Gjykatesit pranuan se ata qellimisht nuk e kufizuan Millosheviqin te shprehej ndryshe nga c'do te kishin vepruar ne nje rast te zakonshem. Pa perjashtuar mundesine e dhenies se udhezimeve te tjera ne te ardhmen ata u kerkuan avokateve mbrojtes te jepnin propozime me shkrim per te dyja rastet.
E para kishte te bente me ate se sa do te lejohej i akuzuari te ngrinte pyetje ne lidhje me NATO dhe UCK pasi ne stadet e fundit te gjyqit ai do te paraqise deshmi mbi bombardimet dhe aktivitetet terroriste ushtarake te pales tjeter dhe se si ndikuan ato ne ngjarjet e pershkruara ne akuze.
Ceshtja e dyte ka nje rendesi me te madhe pasi lidhet me ate se ne cfare mase duhet toleruar mbrojtja, ne nje gjyq te permasave nderkombetare, e ngritur mbi akuza te hedhura ndaj pales tjeter (kete rast NATO dhe UCK) per krime.
May vuri ne dukje se disa gjykata e kane cilesuar nje mbrojtje te tille "te papershtatshme" por dhoma nuk i kishte perjashtur keto pyetje. Ai megjithate nuk vuri ne dukje se gjykata nuk kishte pranuar deri me tani vlefshmerine e nje mbrojtjeje te ngritur mbi justifikimin e krimeve te njeres pale duke vene ne dukje ato te pales tjeter.
"Avokati Millosheviq", nderkaq, vijon me praktiken e tij te deritanishme. Ai ka injoruar te pakten disa qindra paralajmerime te dhjete diteve te fundit se seanca e pyetjeve nuk ka te beje me dhenien e provave te tij dhe se ai do te kete rastin te paraqese deshmite e tij pas fjales se prokuroreve.
Por ai duket se nuk eshte i interesuar te provoje dicka pasi ai flet rreth "agresionit te NATO-s" dhe "terrorizmit te UCK" te cilat sipas tij jane "fakte pergjithesisht te pranuara".
Nje "fakt i tille famekeq" eshte se Ushtria Jugosllave, VJ, dhe policia Serbe "nuk kane kryer krime ne Kosove" por vetem se kane "mbrojtur njerezit e tyre" dhe "ndihmuar refugjatet Shqiptare per t'i shpetuar bombave te NATO-s dhe zonave te luftimeve midis UCK dhe ushtrise Jugosllave".
Duket qarte se Millosheviq nuk ka njohurite e duhura ligjore per te dalluar midis pyetjeve qe u duhen adresuar deshmitareve dhe paraqitjes se provave per mbrojtjen e tij.
Gjate seances se gjate dhe intensive te pyetjeve drejtuar Halit Baranit, nje drejtor teatri ne Mitrovice dhe president i keshillit lokal per te drejtat e njeriut ai theksoi se "lista" qe deshmitari i ofroi akuzes ishte e rreme.
Dokumenti i titulluar "Lista e Shiptarve (term derogativ per shqiptaret e Kosoves) qe duheshin likuiduar ne Mitrovice" nenshkruar nga nje fare kolonel Markoviq me 19 Shkurt 1999 u gjet ne bashkine e qytetit nga nje prej miqve te deshmitarit, nje politikan Shqiptar vendas, pasi paqeruajtesit nderkometare hyne ne Kosove ne Korrik 1999.
Lista ne fjale permban emrat e 66 udheheqesve lokale Shqiptare, midis te cileve edhe ate te deshmitarit. Ky i fundit tha se tre persona te listes ishin vrare ne pranveren e 1999.
Ne pergjigjen e tij Millosheviqi vuri ne dukje se gabimet gramatikore dhe drejtshkrimore te listes deshmonin per nje "shembull te paster mashtrimi" pasi te tilla gabime "beheshin nga te huajt, sidomos Shqiptaret, dhe jo Serbet".
Kur gjykatesi Patrick Robinson tha se kjo ishte "shume interesante" dhe shpresoi se Millosheviqi do te sillte deshmitare per ta bere te qarte proven e tij, ky i fundit u pergjigj "Kjo eshte prova!", duke tundur nje leter dhe duke perseritur se keto gabime drejtshkrimore "nuk mund te beheshin nga Serbet".
Kur Robinson shpjegoi perseri se detyra e Millosheviqit ishte te drejtonte pyetje per deshmitaret dhe jo te deshmonte dhe se ai do te kishte rastin t'i paraqiste ato ne momentin e duhur, Millosheviqi u pa konfuz duke besuar se ai sapo e kishte bere nje gje te tille.
Nje hutim i tille mund te shpjegoje deshtimin e tij per te vene deshmitarin me shpatulla pas muri me nje argument te qendrueshem. Ai nuk e pyeti Baranin nese ai vertet besonte se policia Serbe ishte kaq inefikase saqe gjate kater muajve qe nga Shkurti 1999 deri ne fund te Qershorit 1999 nuk arriti te likuidonte me teper se tre emra te listes.
Ndoshta "avokati Millosheviq" kuptoi se nje argument i tille, pavaresisht se sa qendronte, nuk do te ishte i pershtatshem per te akuzuarin Millosheviq.