Trashegimia E Tudjman Eshte Nje Peshe E Rende Ne Qafen E Kroacise

Me renien e Presidentit te saj, Kroacia ka nje mundesi te ndahet nga e kaluara dhe te largohet politikisht nga Ballkani per te hyre ne Europen Perendimore. Por trashegimia e Franjo Tudjman do te vazhdoje te rendoje ne te ardhmen e saj…

Trashegimia E Tudjman Eshte Nje Peshe E Rende Ne Qafen E Kroacise

Me renien e Presidentit te saj, Kroacia ka nje mundesi te ndahet nga e kaluara dhe te largohet politikisht nga Ballkani per te hyre ne Europen Perendimore. Por trashegimia e Franjo Tudjman do te vazhdoje te rendoje ne te ardhmen e saj…

Gjate tete vjete e gjysem ne pushtet babai i veteshpallur i kombit ka kerkuar dhe, ne nje shkalle te madhe ka arritur ti jape Kroacise fytyren e tij. Ne kete proces, ai e ka ndryshuar reputacionin e vendit te tij nga nje destinacion turistik piktoresk i cili ra viktime e agresionit Serb ne nje vend diktature nacionaliste.


Kur ne vitin 1991 forcat e parregullta Serbe dhe Ushtria Jugosllave rrethuan qytetet Kroate te Vukovar dhe Dubrovnik, duke shkaterruar te parin dhe duke demtuar pasurine kulturore te Dubrovnikut, ishte e pamundur te mos ndjeje keqardhje per kauzen Kroate.


Por pas Marreveshjes se Sarajevos ne Janar te 1992, e cila i dha fund luftes ne Kroaci dhe solli njohjen nderkombetare te republikes, Tudjman tregoi fytyren e tij te vertete. Ai ju kthye kundershtareve te tij te brendeshem, duke vene nen kontroll median e pavrur dhe duke mbytur cdo kundershtim ndaj tij. Ai gjithashtu u perpoq te realizonte vizionin e tij per Kroacine e madhe ne dem te Bosnjes.


Kryqezata e Tudjman ne Bosnje rezultoi e pasukseseshme dhe e gabuar, sepse pas disa fitoreve te Kroacise ne fillim te saj, forcat muslimane arriten te ndryshonin drejtimin e gjerave. Reputacioni i Kroacise ne syte e botes filloi te shkaterrohej ndersa dolen ne drite deshmite e krimeve te Kroateve kunder Muslimaneve. Nderkohe, pas nje sere humbjesh ushtarake ne Bosnjen Qendrore, banoret lokal Kroate u larguan ne mase.


Pakenaqesite ne Kroaci me luften e presidentit te tyre ne Bosnje sollen nje largim ne mase te njerezve nga nivele te larta te Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) te udhehequr nga Tudjman, perfshire edhe Stipe Mesic, presidentin e fundit te Jugosllavise.


Ne gjashte vjetet qe pasuan, HDZ largoi edhe shume nga njerezit e saj me te zote dhe te moderuar, perfshire Franjo Greguric ne 1998, nje ish kryeminister dhe i derguar special ne Bosnje.


Pas deshtimit ne arritjen e synimeve te tij ne Bosnje, Tudjman u shpetua nga pasojat e politikes se tij nga diplomacia intensive e SHBA qe i dha fund luftes Kroato-Muslimane ne 1994.


Marreveshja e Washington ne Mars 1994 krijoi nje federate te dobet Boshnjake, e cila mendohej se do te bashkohej ne nje konfederate me Kroacine. Megjithate, praktikisht, ajo cimentoi linjen e frontit Kroato-Musliman dhe Tudjman vazhdoi te sillej sikur territoret e kontrolluara nga Kroatet ne Bosnje ishin pjese e Kroacise.


Me mbarimin e luftes, Kroacia pati mundesi te riarmatosej dhe te forcohej ushtarakisht. Ne sulem te befasishme gjate Majit dhe Gushtit 1995 Ushtria Kroate fitoi pjesen me te madhe te territoreve te cilat kontrolloheshin nga Serbet e Kroacise qe prej kater vjetesh, dhe rreth 200,000 Serb u larguan sepse kishin frike te jetonin nen sundimin Kroat. Enklava tjeter e mbajtur nga Serbet ne Kroaci u dorezua dy vjet me vone pas nje periudhe tranzitore nen administrimin e OKB.


Fitoret ushtarake dhe marrja e Knin, qendra e revoltes Serbe ne Kroaci, ne Gusht 1995 ishte momenti i triumfit te Tudjman dhe fillimi i fundit te ideologjise se tij politike. Ne mungese te kercenimit Serb, nacionalizmi i promovuar nga Tudjman humbi terren ne rradhet e Kroateve te thjeshte, por ai nuk mundi te ndryshoje kursin e tij.


Si shume politikane te tjere te cilet kane qendruar ne pushtet per shume kohe, Tudjman u bind se ajo qe ishte e mire per te duhet te ishte e mire edhe per Kroacine dhe ngaterroi interesat e tij personale me ato te partise dhe ato kombetare.


Per me teper, ai besonte me te vertete se kishte misionin historik te krijimit me force te nje shteti te fuqishem Kroat dhe se kjo kerkonte bashkimin ndermjet Kroateve te Kroacise dhe Bosnjes. Ne fakt, kjo deklarate e tij e fundit publike e rendesishme perpara se te shtrohej ne spital nenkuptonte krijimin e nje entiteti te trete, atij Kroat ne Bosnje.


Nacionalizmi i shfrenuar i Tudjman ishte nje tregues i frustracionit te tij gjate 25 vjeteve te veshtire qe kishte kaluar pas largimit nga Partia Komuniste pas vitit 1965.


Tudjman ishte bashkuar me partizanet e Titos kur isahte mjaft i ri, ne moshen 23 vjec ai ishte kolonel, dhe pasi u transferua ne shtabin e Ushtrise Jugosllave ne Beograd, ai u be gjenerali me i ri i vendit ne moshen 38 vjecare. Ai ishte nje nder njerezit me te privilegjuar ne shoqerine Komuniste Jugosllave dhe u mesua qe ne moshe teper te re te jepte urdhera dhe ti bindeshin.


Shkrimet e hershme historike te Tudjman – te cilat perfshijne edhe historite e regjimentit te tij ne kohen e luftes – tregonin nje patriotizem te madh Jugosllav dhe nje bindje absolute ndaj vlerave te Titoizmit. Mendimet e tij ndryshuan, kur si kruetar i Institutit te Levizjeve te Klases Punetore ne Zagreb, filloi te studjonte me thelle Luften e Dyte Boterore. Ai zbuloi se pamja qe kishte ai per ate kohe, e pranuar gjeresisht edhe nga te tjeret, nuk ishte e njejte me ate qe zbuloi nga studimet.


Pjesa me e madhe e shkrimeve revizioniste te Tudjman ishin nje kontribut i rendesishem per nje kuptim me te mire te Luftes se Dyte Boterore. Si gjeneral ai kishte mundesi te shihte dokumente qe historiane te tjere nuk kishin mundesi te studjonin dhe kjo e coi ate te kuptonte se Kroacise i ishte bere nje padrejtesi e madhe historike.


Pjesa me e diskutueshme eshte numri i te vrareve ne lufte, dhe vecanerisht, numri i te vrareve nga Ustashet ne kampin e perqendrimit ne Jasenovac. Tudjman llogariti se ne ate kamp kurrsesi nuk mund te ishin vrare me teper se 70,000 njerez nga te gjitha kombesite, shifer e cila ishte vetem nje pjese e vogel e mbi nje milion qe historianet Serb deklaronin ne ate kohe.


Ndersa me vone rezultatet e Tudjman pothuajse u pranuan nga te gjithe, Tudjman gjate 25 vjeteve te ardhshem filloi te mendonte per nje komplot qe i ishte bere vendit te tij.


Kerkimet e Tudjman kishin ndryshuar pikpamjen e tij qe kishte pasur kur kishte qene i ri. Si rezultat, gjate shume vjeteve te veshtire politik, ai filloi te besonte me shume zell ne teorine e tij te re.


Me mendjen e tij ai filloi te personifikonte Kroacine dhe vuajtjet e Kroateve, ndersa ceshtja e te vrareve ne lufte u shnderrua ne nje perleshje te vertete. Cdo njeri qe nuk ishte dakort me gjetjet e tij apo edhe cdo gje qe dukej se nuk ishte ne nje linje me perfundimet e tij, per Tudjmanin ishte pjese e komplotit per te bere Kroacine te dukej “nje vend i urryer ne syte e botes”.


Ndersa vitet kalonin dhe Tudjman u be gjithnje e me i ashper, pikpamjet e tij u bene edhe me ekstreme, u larguan nga studimet e tij fillestare, dhe morren ngjyra anti-Semite. Megjtihate, gjate dhjete vjeteve te fundit mendimet e tij kane qene pozicioni zyrtar i Kroacise.


Tudjman le pas vetes nje vend qe hedh poshte faktet e Luftes se Dyte Boterore dhe te kaluares se tij me te fundit, duke ndaluar hetimet e Gjykates per Krimet e Luftes ne Hage dhe duke rrezikuar vendosjen e sanksioneve nderkombetare.


Zgjedhjet paralementare duhet te mbahen perpara 27 Janarit dhe anketimet e opinionit publik tregojne per nje fitore te opozites. Megjithate, vetem kjo nuk do te siguroje nje tranzicion te lehte drejt demokracise sepse Kroacia e sotme eshte e dominuar nga HDZ ne po te njejten menyre qe Partia Komuniste dominonte Jugosllavine dikur.


Korrupsioni dhe nepotizmi jane ne shkalle te gjere, njerez me pushtet politik kontrollojne pjesen me te madhe te ekonomise dhe ushtria eshte nje shtet brenda shtetit. Keto interesa te rendesishme nuk mund te tejkalohen pa nje lufte te gjate dhe te ashper.


Ne librin e tij, Impasi i Realiteteve Historike, Tudjman shkruan se: “Njerezit dhe kombet do te sillen ne menyre racionale kur ata kane mbaruar cdo opsion te tyre.” Kroacia duket se ka arritur ne kete pike.


Christopher Bennett eshte nje redaktor i vjeter i IWPR dhe nje anetar themelues i Inisiatives se Stabilitetit Europian, nje organizem me qender ne Berlin qe fokusohet ne gjendjen ne Ballkan.


Frontline Updates
Support local journalists