Tensioni Ne Rritje Per Refugjatet

Ndersa agjensite e ndihmave po shpenzojne parate e fundit, tensionet ne kampet e refugjateve ne Maqedoni po rriten.

Tensioni Ne Rritje Per Refugjatet

Ndersa agjensite e ndihmave po shpenzojne parate e fundit, tensionet ne kampet e refugjateve ne Maqedoni po rriten.

Wednesday, 19 May, 1999

Ndersa gjendja e refugjateve Shqiptare te Kosoves nuk eshte me si me pare ne faqet e para te shtypit boteror, vuajtjet e tyre vazhdojne neper kampet e tejmbushura ne Maqedoni. Larg syve te medias, ne te nxehtin pervelues te veres Maqedonase, tensionet po rriten dhe rezervat pakesohen.


Zyra e Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet (UNHCR), si ne Gjeneve ashtu edhe ne Shkup, thote se asaj po i mbarohen rezervat financiare te nevojeshme per t'u kujdesur per 241,000 refugjatet Kosovare te cilet kane ardhur ne Maqedoni dhe paralajmeron per mundesite e trazirave ne kampet e tejmbushura ne Maqedoni.


Pavaresisht vizitave te personaliteteve te larta dhe figurave te njohura neper kampe, perfshire ketu Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s Javier Solana, Zonje e Pare Amerikane Hilary Clinton, dhe aktoret Vanessa Redgrave dhe Roger Moore, nevojat e refugjateve jane shume me te medha se sa rezervat e percaktuara per ta.


Sipas Ron Redmond, zedhenes i UNHCR ne Shkup, nga 143 milion USD te premtuara, rreth gjysma e tyre jane marre dhe shpenzuar. Ai tha se ne rast se nuk gjehen burime te tjera te hollash brenda pak javeve te ardheshme, agjensia e tij nuk do te kete me mjetet dhe mundesine per t'u kujdesur per nevojat baze te Shqiptareve te Kosoves neper kampe.


Ne kampin e Stenkovac prane Shkupit, ne te cilin strehoen 65,000 refugjate, Aruvasi Patel i UNHCR thote se si pasoje e kushteve ne kampe, ka disa jave qe gjendja eshte e tensionuar.


Kampi eshte ndertuar fillimisht prej trupave te NATO-s te cilet mbeten aty per te ruajtur rendin dhe rregullin per nje muaj e gjysem. Qe prej asaj kohe policia Maqedonase ka marre persiper pergjegjesine per sigurine neper kampe.


Ne protesten e pare masive te organizuar brenda kampit, e cila u mbajt javen e kaluar, rreth 2,000 refugjate u mblodhen dhe therrisnin "NATO, NATO" dhe "UCK, UCK". Ky demonstrim u organizua per te protestuar per arrestimin nga policia Maqedonase te njerit prej banoreve te kampit.


Refugjati, Milaim Gashi, thote se ai po bisedonte me disa te aferm te tij, kur policia kapi ate dhe shokun e tij dhe i derguan ne nje rajon policie jashte kampit per ti pyetur. Autoritetet Maqedonase thone se refugjati ishte perpjekur te largohej nga kampi dhe se mbajtja e tij ne izolim ishte nje procedure rutine per policine.


Qe prej demonstrimit, tensionet brenda ne kamp jane ulur sepse autoritetet Maqedonase kane punuar per te plotesuar shume prej kerkesave te refugjateve. Ata kane premtuar se do te vendosin me teper police Shqiptare etnik; do te patrullojne ne menyre me pak te dukshme; dhe se do te zbatojne nje kontroll me te rrepte ne hyrje, perfshire ketu edhe masa per te kufizuar hyrjen e gazetareve ne kamp.


Media ne gjuhen Maqedonase, e cila nuk ka njoftuar per demonstrimin ne ate kohe, ka komentuar se trazirat jane organizuar nga jashte dhe ka akuzuar refugjatet se po abuzojne me mikpritjen Maqedonase.


Nje zyrtar i larte i Ministrise se Jashteme te Maqedonise i cilesoi trazirat ne kampe si "frustracioni i refugjateve ndaj kushteve te jeteses neper kampe, mungesa e aktivitetit ne to dhe deshira e kuptueshme e refugjateve per te dale jashte tyre". Qe nje muaj me pare, qytetet e cadrave ishin pershkruar si ne prag te shperthimit te trazirave per shkak te kushteve te jeteses dhe mbipopullimit te tyre.


Stenkovec nuk eshte i vetmi kamp i tej mbushur me refugjate. Mbi 30,000 refugjate jane mbledhur ne kampin me te ri ne Cegrane, megjithese sistemet sanitare dhe ato te ujit akoma nuk jane perfunduar.


Qeveria Maqedonase ka thene vazhdimisht se ajo nuk deshiron te lejoje ndertimin e kampeve te reja. Megjithate, si rezultat i kerkesave te shumta, eshte njoftuar per ndertimin e kampeve te reja Cegrane 2 dhe Blace 2, si edhe zgjerimin e kampeve ekzistuese per te akomoduar edhe 20,000 vete te tjere.


UNHCR gjithashtu thote se ajo ka nder mend te levize 60,000 Shqiptare te Kosoves nga Maqedonia per ne Shqiperi, ku do te ndertohen kampe te rinj per ti pritur. Megjithate, diten qe ishte planifikuar per te filluar levizja, vetem 150 vete nga 600 te planifikuar pranuan te leviznin.


Gjithashtu, vazhdon edhe transferimi me avion i refugjateve per ne vende te tjera jashte rajonit, megjithese jo me ritmet qe ishte paralajmeruar. Ne shumicen e diteve me pak se 1,000 njerez largohen nga Maqedonia me avione, megjithese synimi eshte per 2,000 vete ne dite.


Vetem dy jave me pare, 15,000 refugjate mberriten ne Maqedoni brenda 24 oreve. Rreth 70,000 te zhvendosur mendohet se jane diku prane kufirit. Megjithate, keto dite, vetem rreth nje dyzine refugjate ne dite po hyjne ne vend nepermjet pikes kryesore te kalimit kufitar ne Blace.


Analistet spekullojne se renia e numrit te refugjateve eshte rezultati i nje marreveshjeje ne mes te Maqedonise dhe policise Serbe per mbylljen e kufirit ne anen Jugosllave dhe detyrimin e refugjateve te kthehen ne Kosove. Politikani Shqiptar i Kosoves i vrare pak dite me pare, Fehmi Agani, treni i te cilit qe ishte nisur nga Prishtina u kthye prapa ne kufirin Maqedonas, mendohet se ka qene nje viktime e kesaj politike.


Si prove, analistet citojne korrespondencen me te fundit te Presidentit te Maqedonise Kiro Gligorov me Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic. "Republika e Maqedonise, dhe une personalisht, po perpiqemi te bejme cdo gje brenda mundesive tona, dhe ne interes te miqesise ne mes dy popujve tane, per te arritur paqen ne rajon," i shkruante Gligorovi. Ai perfundonte: "Pozicioni yne eshte i vendosur: asnje veprim sulmues nuk mund te nise nga territori Maqedonas ndaj cdo fqinji, perfshire ketu edhe Jugosllavine."


Iso Rusi eshte nje gazetar i se perjaveshmes Fokus ne Shkup


Macedonia, Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists