“Ekspertet” e G17 Zbulojne Problemin e Madh - Po Miloshevici?

Nje grup ekonomistesh kane dale me nje ide per te kthyer Serbine ne normalitet dhe per ta bere ate te pranueshme nga komuniteti nderkombetar. Kisha, opozita dhe Malazezet te gjithe e mbeshtesin kete ne princip. Por si do t’ja bejne ata me Slobodan Miloshe

“Ekspertet” e G17 Zbulojne Problemin e Madh - Po Miloshevici?

Nje grup ekonomistesh kane dale me nje ide per te kthyer Serbine ne normalitet dhe per ta bere ate te pranueshme nga komuniteti nderkombetar. Kisha, opozita dhe Malazezet te gjithe e mbeshtesin kete ne princip. Por si do t’ja bejne ata me Slobodan Miloshe

Nje grup ekonomistesh Serb dhe Malazez, dhe organizata jo qeveritare Groupi 17 (G17), kane dale me nje plan - “Pakti i Stabilitetit ne Serbi” - i menduar per t’i dhene fund kaosit ekonomik, politik dhe ligjor ne vend.


Projekt teksti propozon krijimin e nje “qeverie ekspertesh” per shpetimin kombetar. Kesaj qeverie do t’i jepet nje vit kohe per te nisur reformen ekonomike dhe per te hapur rrugen, brenda nje viti, per hyrjen e mundeshme te Beogradit ne Paktin e Stabilitetit per Europen Jug Lindore, per te cilin Perendimi shpreson se do te sjelle paqe, zhvillim dhe tregun e lire ne kete rajon te trazuar.


Qeveria e eksperteve do te kete shume per te bere: nje rishikim te plote te ligjeve, nje rirregullim te sistemeve federale dhe te republikes nen te cilen Serbia dhe Mali i Zi ekzistojne si Jugosllavi (FRY) dhe te organizoje zgjedhje te lira dhe demokratike ne te gjitha nivelet nen syrin vezhgues te medias se lire.


Dhe jo me pak, ajo do te duhet te siguroje largimin e presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic. Eshte kjo deshire e fundit qe mban se bashku per momentin spektrin e gjere te grupeve politike, gjyqesore, te komuniteteve dhe akademike qe po mbeshtet thirrjen per ndryshim. Megjithate, te gjithe, jane te ndare per sa i perket menyres se rrezimit te Miloshevicit.


G17 ka bere thirrje per nje qeveri te shpetimit kombetar ne pergjigje te ketij problemi, por ne menyre te vecante ne pergjigje te nje thirrje nga Kisha Ortodokse Serbe per doreheqjen e presidentit. Kisha eshte mbeshtetur ne princip nga partite e opozites te mbledhura ne Aleancen per Ndryshim (SZP), Levizja per Riperteritje Serbe (SPO) e Vuk Draskovic, partia e Demokracise se Re dhe intelektuale te cilet me pare kane qene te perfshire ne politike ne kuadrin e koalicionit DEPOS.


Akademike me influence ne Akademine Serbe te Shkencave dhe Arteve (SANU) kane fituar mbeshtetjen e mjaftueshme brenda rradheve te anetareve te saj per ta vene grupin ne mbeshtetje te Kishes. Burime te sigurta thone gjithashtu se edhe grupi i ushtarakeve dhe policise sekrete rreth ish shefit te shtabit te pergjithshem te Ushtrise Gjeneral Momcilo Perisic dhe ish shefit te policise sekrete Serbe Jovica Stanisic, e kane mbeshtetur kete thirrje.


Udheheqja e tanishme e Malit te Zi mbeshtet gjithashtu kete zgjidhje. Nje nga autoret e projektit te G17 dhe nje kandidat per rolin e “mbajtesit te mandatit tranzitor” - kryeministri de fakto qe do te kryesoje qeverine e eksperteve - eshte profesori nga Beogradi Dr. Mladjan Dinkic.


Ai ka qene tashme ne Mal te Zi per tu takuar me presidentin e tij Milo Djukanovic.


Pervec Djinkic, i cili tashme ka treguar gatishmerine e tij per te marre persiper detyren, alternativa te tjera perfshijne Dr. Dragoslav Avramovic, ish guvernator i Bankes Kombetare te Jugosllavise. Avramovic i kaluar ne moshe eshte bere i njohur ne te gjithe vendin per ndalimin e inflacionit teper te larte rekord ne Serbi ne vitin 1993, dhe me vone u zevendesua nga Miloshevic per shkak te mosmarreveshjeve rreth politikave ekonomike.


Nje kandidat i trete, ekonomisti Dr. Miroljub Labus, ka shume mbeshtetje nga brenda G17, por ne ndryshim nga te tjeret, ka nje identitet politik partiak, si anetar i Partise Demokratike te udhehequr nga Zoran Djindjic.


Mekanizmi preciz i nje dorezimi te mundeshem te pushtetit po perpunohet nga G17 ne bashkepunim me juristet e mbledhur ne kuadrin e Shoqates se Juristeve te Pavarur te Serbise.


G17 mbledh rreth vetes rreth 20 ekonomistet me te mire te Jugosllavise dhe udhehiqet nga Dinkic, i Universitetit te Beogradit dhe autor i librit me te shitur ne vend Ekonomia e Shkaterrimeve, dhe Veselin Vukotinovic, arkitekti kryesor i reformave ekonomike ne Mal te Zi.


G17 nuk kursehet ne portretizimin e situates se veshtire te vendit ne projektin e saj: “Serbia eshte ne nje gjendje me te keqe tani se sa ne fillim te shekullit. Gjate dhjete vjeteve te shkuara ka ndodhur nje kolaps moral dhe financiar, luftera, mungese stabiliteti politik, paqartesi ligjore, nje renie drastike ne standartin e jeteses, humbjen e sigurise personale dhe te prones. Kjo gjendje e ka sjelle shtetin ne prag te mbijeteses dhe e ka lene kombin ne nje pozicion ku ekzistenca e tij eshte vene seriozisht ne rrezik.”


G17 beson se plani i tyre mund ta ndryshoje kete gjendje. Gjerat qe tani mund te duken pothuajse te pamundura mund te behen realitet: Jugosllavia mund te bashkohet me Polonine dhe Hungarine si anetare shok ne Bashkimin Europian, duke pritur radhen per anetaresim te plote. Protestat dhe konfrontimet publike te cilat kane cuar ne friken e nje shtypjeje ushtarake mbi opoziten ne Serbi dhe Mal te Zi gjithashtu do te dobesohen: G17 kerkon qe grupet e opozites te mos planifikojne te marrin pushtetin dhe ata kerkojne nga udheheqesit e opozites te mbeshtesin qeverine tranzitore.


Autoriteti tranzitor do te krijohet fillimisht ne Serbi perpara se te bihet dakort me Malin e Zi per nje organizem te ngjashem per te gjithe federaten. Nje afat provizor per finalizimin e procesit eshte percaktuar data 1 Shtator. Me sa duket, e vetmja pengese, eshte Slobodan Miloshevici.


Miloshevic eshte akuzuar per krime lufte ne Kosove. Ai nuk ka se ku te shkoje, pak per te humbur dhe asgje per te fituar nga nje bashkepunim i mundeshem me G17. Sipas nje burimi te brendeshem, G17 po planifikon te gjeje nje menyre per ti lejuar atij te abdikoje dhe ti siguroje qe nuk do te ekstradohet ne Hage.


Krahasimi eshte bere me Radovan Karadzic, i akuzuar per krime lufte ne Bosnje nga Gjykata, i cili dha doreheqjen si president nen presionin e brendshem dhe te jashtem, por qe nuk eshte ekstraduar akoma apo arrestuar, dhe me sa duket do te qendroje keshtu per te ardhmen e afert.


Milenko Vasovic eshte nje gazetar ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists