SHQIPERI: DESHTON PLANI PER MBLEDHJEN E ARMEVE
OKB po perballet me pengesa te medha per te bindur Tiranen te merret seriozisht me problemin e armeve te rrembyera.
SHQIPERI: DESHTON PLANI PER MBLEDHJEN E ARMEVE
OKB po perballet me pengesa te medha per te bindur Tiranen te merret seriozisht me problemin e armeve te rrembyera.
Ne Shqiperi ende qarkullojne nje numer i madh armesh dhe municionesh te rrembyera pese vjet me pare nga depot e ushtrise - dhe autoritetet duken te pavendosur ose te paafte per ti mbledhur ato.
Kombet e Bashkuara po perpiqen tani te bindin qeverine Shqiptare te miratoje nje ligj te ri per zgjidhjen e ketij problemi, ose te zgjase nje amnisti e cila ka perfunduar me 4 Gusht.
Sipas te dhenave zyrtare rreth 550,000 arme, 839 milion cope municion dhe 16 milion mjete eksplozive jane rrembyer nga depot e municionit pese vjet me pare, pas trazirave sociale te cilat shperthyen si rezultat i rrezimit te skemave piramidale te investimeve te cilat kane gllaberuar kursimet e mbi nje milion Shqiptareve.
Rreth 150,000 arme mendohet se kane shkuar ne duart e luftetareve Shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni. Rreth 200,000 te tjera jane mbledhur me ndihmen e nje programi per investime lokale ne zonat ku grumbullohen arme. Shume prej armeve te cilat nuk jane dorezuar ende, mendohet se jane ne duart e bandave kriminale.
Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim, PNUD, gjate viteve te fundit ka dhene fonde prej rreth tre milion dollare Amerikan per projekte te mbledhjes se armeve.
Ideja e shkembimit te armevete vjedhura me para eshte paraqitur fillimisht nga qeveria Shqiptare ne vitin 1998. Ministrat e binden OKB-ne te ofronte shuma te vogal parash per komunitetet lokale te cilat arrinin te mblidhnin nje numer te caktuar armesh, ndersa nje amnisti e miratuar ka siguruar ata te cilet i dorezonin armet se nuk do te denoheshin.
Por pas perfundimit te amnistise, ne muajin Gusht, cdo Shqiptar i cili gjendet me nje arme te paligjeshme rrezikon te denohet deri me tre vjet burgim.
OKB thote se nevojitet te miratohet nje ligj i ri ose te zgjatet amnistia perndryshe problemi i armeve mund te demtoje reputacionin nderkombetar te Shqiperise. Por qeveria duket se nuk i ka marre seriozisht keto paralajmerime.
Nje zyrtar i PNUD, i cili deshiron te mbetet anonim, ka thene per IWPR se "Ndryshime te reja ne procedurat e mbledhjes se armeve jane shume urgjente por mesa duket ato nuk perbejne nje prioritet per qeverine ne kete moment".
Tirana ka pranuar ne parim te ndermarre hapa per te zgjatur periudhen e dorezimit vullnetar te armeve, por ligjvenesit duket se po e zvarrisin nje gje te tille.
Autoritetet gjithashtu duket se nuk kane shume interes per fatin e njesise speciale te policise prej 250 aneteresh te krijuar per mbledhjen e armeve. Grupi, i cili eshte mbeshtetur fuqimisht nga PNUD, eshte shperbere me 4 Gusht dhe pjesa me e madhe e stafit te tij tani jane pa pune.
Zyrtare te projektit te PNUD per Mbledhjen dhe Kontrollin e Armeve te Lehta, SALWC, kane thene per IWPR se ata u kane kerkuar deputeteve te ndermarrin nje veprim.
Deputeti i parlamentit dhe kryetari i Partise Social Demokrate Skender Gjinushi, i cili ka ndermjetesuar ne mes qeverise dhe PNUD, thote se "Nje projekt ligj per kete ceshtje eshte bllokuar nga mungesa e koordinimit ndermjet qeverise dhe shumices politike ne parlament [Partise Socialiste]".
Gjinushi ka argumentuar kunder zgjatjes se amnistise duke thene se kjo ide "tanime kishte humbur efektivitetin" dhe se kishte ardhur koha qe dorezimi i armeve te behej i detyrueshem.
Pas disa studimeve te bera, SALWC mendon se amnisti te pjeseshme - te cilat mund t'u ofroheshin komuniteteve te voglane shkembim te ndihmes - mund te ishte menyra me e mire per te dale nga kjo gjendje. Por nje zyrtar i PNUD ka thene per IWPR se vonesat e gjata burokratike kane bllokur zbatimin e ketij plani.
Komuna Ndroq e perbere prej 13 fshatra ne perendim te Tiranes, tani ka nje ujesjelles te permiresuar fale nje donacioni prej 50,000 dollare Amerikan te dhene nga PNUD ne pranvere. Ne shkembim te ketij donacioni jane dorezuar 270 arme.
Nje tjeter projekt i sukseseshem per mbledhjen e armeve eshte organizuar ne Librazhd ne lindje te vendit, vetem pak kohe para zgjedhjeve ne Maqedonine fqinje. "Ne donim te tregonim se ne nuk mbeshtesim luften jashte vendit (nje reference e dukeshme per militantet Shqiptare ne anen tjeter te kufirit ne Maqedoni)," ka thene shefi i policise se qytetit Gani Malushi. "Kemi pasur nje bashkepunim te mire me popullsine lokale, shume prej te cileve na kane thene se ku ishin fshehur sasi armesh".
Shume Shqiptare nuk deshirojne te kthejne armet e grabitura, vecanerisht armet e vogla si pistoleta sepse ata nuk besojne ende ne fuqine e qeverise apo policise per ti mbrojtur.
PNUD po kerkon menyra te reja per te bindur qytetaret te bejne nje gje te tille. Megjithate, per momentin, duket se problemi i tyre me i madh eshte te shkundin qeverine nga gjendja e inaktivitetit ku ka rene.
Agim Kanani eshte nje gazetar i pavarur ne Tirane.