Koment: Ku Është Ivani?

Miqtë dhe familja të zemëruar akuzojnë autoritetet se nuk kanë kryer hetime për një krim në qendër të sistemit të së keqes.

Koment: Ku Është Ivani?

Miqtë dhe familja të zemëruar akuzojnë autoritetet se nuk kanë kryer hetime për një krim në qendër të sistemit të së keqes.

Wednesday, 29 August, 2001

"Falë këtyre zotërinjve Serbë, gjaku i Ivanit është unifikuar me gjakun e fëmijëve të vrarë në Srebrenica, me atë të fëmijëve të vrarë nga zjarri i snajperave në Vukovar dhe Sarajevo. Unë e shoh Ivanin tek të gjithë këta fëmijë. Ivani është një prej tyre. Ka vrarë fëmijë, një komb të tërë fëmijësh".


Në një fjalim në muajin Maj, ku është promovuar një libër për Ivan Stamboliq, drejtuesin Jugosllav i cili është zhdukur pikërisht një vit më parë, akademiku Radomir Konstantinoviq ka folur kundër kulturës së mos ndëshkimit të gjërave, gjë e cila çoi edhe në rrëmbimin e tij. Është po e njëjta kulturë, ka thënë ai, e cila lejon autoritetet e reja të shmangin të vërtetën rreth një krimi që shkon në zemrën e sistemit të trashëguar nga Sllobodan Millosheviqi - që ka mbetur ende i pandryshuar.


"Do ta shohim," thonë autoritetet e reja Serbe. "Po kërkojmë," thotnë ata. "Do ta gjejmë," thotë Beogradi zyrtar duke dashur të sigurojë miqtë dhe familjen e Ivanit.


Ende po presim.


Ivani ka qenë një lider komunist i Jugosllavisë së vjetër, një ish president i Serbisë dhe një anti-nacionalist i vendosur. Në fillim të dekadës ai është përdorur politikisht, dhe më në fund ndoshta edhe është eleminuar, nga ish shoku i tij më i ngushtë dhe krahu i tij i djathtë, Millosheviq.


Thjesht ekzistenca e Stamboliq përbënte një pengesë për rregjimin e Millosheviqit - një kujtesë se dikur kishte ekzistuar një Serbi e ndryshme nga ajo që kishte krijuar Sllobo. Por autoritetet e reja, duket se janë shumë të gatëshme të lënë pas me shpejtësi të kaluarën. Duke qenë vetë nacionalistë, ata nuk kanë interes në këtë simbol të anti nacionalizmit.


Kur më parë këtë vit Komiteti për Lirimin e Ivan Stamboliq i dërgoi një letër Vojisllav Koshtunicës ku i bëhej thirrje të zgjidhte misterin e zhdukjes së tij, presidenti Jugosllav është përgjigjur duke iu referuar Stamboliq si një "ish zyrtar komunist". Duke ngritur një çështje kaq të parëndësishme, presidenti ngriti edhe një pikpyetje të madhe: A është rrëmbimi një akt kriminal, apo thjesht vazhdimi i luftës ndërmjet komunistëve të dikurshëm dhe atyre të tanishëm?


Ata që kanë qenë të afërt me të duhet të jetojnë me këtë mister. Në duhet të bëjmë vazhdimisht një pyetje regjimit të ri: Kush e ka rrëmbyer Ivan Stamboliqin më 25 Gusht, 2000, përpara Restorantit Golf në parkun Kostunjak të Beogradit? Dhe për çfarë arësye?


Kush ka qenë shoferi i Volkswagenit të bardhë ku është futur me forcë Stamboliq? Kush kanë qenë dy rrëmbyesit e armatosur të cilët e detyruan atë të futej në makinë duke i drejtuar armën ndërsa ai po pushonte pas shëtitjes së tij të zakonëshme të mëngjesit?


Stamboliq ka qenë mësuesi politik i Millosheviqit, duke paralajmëruar që më parë se ai "do të kishte një karrierë të shkëlqyer politike". Në vitet 1980 ata të dy ishin kurdoherë së bashku.


Djali politik i Stamboliq shkatërroi padronin e tij në sesionin e tetë të famshëm të Komunistëve Serbë, në Shtator të vitit 1987, puçi i cili solli në pushtet Millosheviqin.


Që prej asaj kohe, ata të dy kanë qenë armiq të betuar ideologjik. Millosheviqi përdorte pushtetin absolut, nacionalizmin histerik dhe mitingjet populiste për të tronditur ish Jugosllavinë, dhe së fundi për të zëvendësuar Stamboliqin si president të Serbisë në vitin 1989.


Të gjitha parashikimet e Stamboliq u vërtetuan: se Millosheviqi do të bënte luftëra; se ambicjet e Millosheviqit përbënin një rrezik për Jugosllavinë; se nacionalizmi Serb që nxiti Millosheviqi do të çonte në një tragjedi të përmasave të mëdha.


Mëgjithatë, Serbia shtrëngoi rradhët pas liderit të saj të ri. Mitingje masive, daullet e luftës, mbështetje popullore për projektin fashist të "Serbisë së Madhe", përgatitjet për luftë në Kroaci dhe Bosnje - të gjitha këto e bënë të pamundur që ndonjë njeri të shpjegonte me fjalë të thjeshta një populli të tërë që ishte drejtuar nga Millosheviqi në një ëndërr me sy hapur.


Gjatë atyre viteve të luftës, Stamboliq ka qenë drejtor i bankës Jubmes (deri sa ata e larguan edhe prej atij posti), ku ai u specializua në marrëdhëniet me ish republikat Jugosllave. Ai është shfaqur shumë rrallë në publik, dhe nuk i jepej asnjë hapësirë në median shtetërore Serbe për shkak të kundërshtimit të tij të ashpër ndaj çdo gjëje që bënte Millosheviqi në atë kohë.


Në mes të luftës në Bosnje, Stamboliq është shfaqur në Sarajevo e cila ishte e rrethuar - një veprim i nderuar dhe kurajoz i cili la të kuptohej më shumë se mijëra deklarata që mund të bëheshin. Në Beograd, ai u shoqërua me qarqet anit luftës, dhe ka vizituar Qendrën për Dekontaminimin Kulturor, një vend ku shfaqeshin pjesë teatrale dhe që shërbente si vend takimi për kundërshtarët e Millosheviqit dhe për zhvillimin e debatit të hapur. Ai është shfaqur ndonjëherë edhe në tryeza të rrumbullakta dhe promovime, dhe Radio B-92 ka botuar librin e tij, Rruga Drejt Zbraztirës, ku jepeshin hollësi rreth tmerreve të politikës së Millosheviqit.


Stamboliq nuk ka treguar më shenja të dukëshme për ambicie politike - në një vend të shkatërruar nën kontrollin e rreptë të Millosheviqit, ai ishte realist dhe e dinte se kishte shumë pak mundësi.


Por shokët e tij nuk kishin të njëjtin mendim. Sapo Millosheviq njoftoi, në fund të Korrikut 2000, zgjedhjet e parakohëshme federale dhe presidenciale, të cilat do të mbaheshin më 24 Shtator, filluan të qarkullonin zërat për një kandidat të mundëshëm për postin e presidentit i cili mund të mposhte Millosheviqin. Emri i Stamboliq doli në skenë si një pretend i mundëshëm për postin e presidentit. Duke qenë se Opozita Demokratike e Serbisë kishte caktuar si kandidat të saj Vojisllav Koshtunicën, u bë e qartë për miqtë e Ivanit se vetëm nacionalistët kishin një shans për të fituar.


Më pas ndodhi ajo. Atëherë kur u bë e qartë se Ivan Stamboliq nuk do të konkuronte për postin e presidentit, ai u rrëmbye. A ishte Millosheviqi i cili më në fund shfrytëzoi rastin për të shmangur një herë e mirë hijen e babait të tij në politikë? A u nxit ky rrëmbim nga urrejtja e ushqyer nga gruaja e Millosheviqit, Mira Markoviq, e cila nuk ka falur kurrë njeri për asgjë?


A ishte ndonjë manovër e ndonjë prej shërbimeve sekrete të cilat kërkonin të integroheshin me shifin, Millosheviqin? Apo ishte ky rrëmbim një paralajmërim për të gjithë opozitën për atë që mund të ndodhte nëse vërtetë do të përpiqeshin të fitonin zgjedhjet? Të gjitha këto shpejgime janë të mundëshme, por e vërteta është se askush nuk di asgjë. Nuk ka asnjë gjurmë.


Policia e Millosheviqit nuk bëri ndonjë përpjekje të madhe për të zgjidhur këtë çështje përpara 5 Tetorit, kur Millosheviq u rrëzua. Pas ndryshimeve, disa ministra premtuan se do të shkonin deri në fund kësaj çështjeje. Por për çudi, po ajo forcë policore, me disa fytyra të reja në drejtim, nuk ka treguar ndonjë gatishmëri për të zhvilluar një hetim të plotë mbi atë që ka ndodhur. Për sa kohë që kjo ngjare mbetet e pazgjidhur, Serbia do të vazhdojë të jetojë me një sistem të trashëguar nga Millosheviqi - një vrimë e zezë mosveprimi dhe mosndëshkimi, gruposen krime dhe tmerre, propaganda dhe spastrimi etnik. Dhe ata njerëz të cilët nuk bëjnë tani asnjë përpjekje për të zbuluar të vërtetën kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë - nëse jo direkte në krim atëherë në sistemin qeverisës dhe instiktin e vjetër për të mbrojtur njerëzit e tu të afërt, pavarësisht se çfarë kanë bërë.


"Baza e indiferencës ndaj Ivanit është anti-nacionalizmi i tij i betuar," thotë Profesor Konstantinoviq. Pikërisht ata njerëz të cilët shqetësohen për dënimin e kriminelëve Serbë të luftës janë ata që tregojnë një indiferencë të tillë për zgjidhjen e krimit ndaj Stamboliq. Nacionalizmi dhe mosndëshkimi janë të lidhura ngushtë.


"Nga vjen ky bashkëpunim me të keqen, ky identifikim me kriminelët, kjo mbrojtje kombëtare e shprehur nëpërmjet mbrojtjes së tyre," pyet ai me dëshpërim.


Petar Lukoviq është drejtues i projektit të IWPR-së në Serbi.


Frontline Updates
Support local journalists