BOSNJE: LAJME TE REJA NE SKANDALIN E SURVEJIMEVE TE NATO-s
Survejimi i komunikimeve te NATO-s nga Serbet e Bosnjes mund te kene ndihmuar largimin e te akuzuarve si kriminele lufte
BOSNJE: LAJME TE REJA NE SKANDALIN E SURVEJIMEVE TE NATO-s
Survejimi i komunikimeve te NATO-s nga Serbet e Bosnjes mund te kene ndihmuar largimin e te akuzuarve si kriminele lufte
Serbet e Bosnjes mund te kene perdorur informacionet e pergjuara nga komunikimet e NATO-s per te ndihmuar ushtrine Jugosllave gjate sulmeve ajrore te aleances dhe per te ndihmuar te Serbet e Bosnjes te dyshuar si kriminele lufte per ti shpetuar arrestimit.
Paqeruajtesit ne Bosnje kane zbuluar se ushtria e Republikes Srpska, RS, kishte pergjuar ne menyre te jashteligjeshme komunikimet e tyre, pas nje sere kontrollesh ne instalimet ushtarake te Serbeve te Bosnjes gjate muajit Maj.
Majori Scott Lundy, zedhenes i paqeruajtesve te SFOR, ka thene per IWPR-ne se ata kane kryer kontrollin e pare me 20 Maj ndaj nje radari ne Lisina, prane Prijedor, ne Bosnjen veri-perendimore, pasi kane marre prova per survejime elektronike te trupave te NATO-s.
SFOR ka kapur disa pajisje pergjimi dhe dokumenta gjate operacionit te saj. "Keto kane qene pajisje te paregjistruara te perdorura per survejim sistematik dhe te qellimshem te komunikimeve te SFOR-it dhe te operacioneve ajrore," ka thene nje zedhenes tjeter i SFOR-it, John Coppard, per IWPR-nw.
Coppard nuk ka pranuar te thote se sa te sofistikuara kane qene keto pajisje pergjimi ose per sa kohe keto pajisje jane perdorur per te kontrolluar dhe pergjuar aktivitetet e SFOR-it.
Nje burim i afert me SFOR-in ka thene se disa nga dokumentat e konfiskuara jane te vitit 1998, gje e cila do te thote se ushtria e Serbeve te Bosnjes mund te kete pasur informacione te rendesishme rreth pergatitjeve te NATO-s per te bombarduar Jugosllavine dhe se mund t'ia kete kaluar keto komandes se ushtrise federale. NATO ka filluar bombardimet ndaj pozicioneve strategjike te ushtrise Jugosllave ne pranveren e vitit 1999. Fushata ajrore ka zgjatur per 78 dite.
Pasi kane konfiskuar dhe ka ekzaminuar pajisjet dhe dokumentat ne Lisina, SFOR me pas ka kontrolluar zyrat e forcave ajore dhe komandes se mbrojtjes kunder ajrore te Serbeve te Bosnjes ne Zalucani, prane Banja Lukas, me 29 Maj.
Atje, NATO ka konfiskuar tre kompjutera dhe pese kuti me dokumenta. Zyrtaret e SFOR-it kane thene se inspektimi i ketyre dokumentave mund te zgjaste deri disa jave.
Menjehere pas zbulimit te pajisjeve te pergjimit dhe percaktimit te synimit te tyre, komandanti i forces ushtarake te stabilizimit, gjenerali Amerikan John Sylvester, ka urdheruar pushimin nga detyra Gjeneralin Milan Torbica, komandantin e forces ajrore te Serbeve te Bosnjes.
Sylvester ka ndaluar gjithashtu vazhdimin e stervitjes dhe levizjen e te gjitha njesive te forces ajrore te Serbeve te Bosnjes deri ne perfundimin e hetimeve.
Ushtrise se Serbeve te Bosnjes i eshte kerkuar te dorezoje te gjitha informacionet qe ajo ka ne zoterim per misionet e rikonjicionit dhe operacionet elektronike ndaj forcave ajrore te aleances dhe kembesorise.
Komandanti i SFOR-it ka njoftuar se sapo te perfundonte hetimi rreth kesaj ceshtjeje, ai do te kerkonte shkarkimin e te gjithe oficereve te ushtrise se Serbeve te Bosnjes te cilet kane marre pjese ne keto operacione.
Autoritetet ushtarakene Banja Luka kane pranuar se kane pasur pajisje rikonjicioni dhe pergjimi ne Lisina, por insistojne se ato jane perdorur vetem per te trajnuar ushtaret e tyre dhe jo kunder NATO-s.
Kryeministri i Serbeve te Bosnjes, Mladen Ivaniq, ka thene se ai nuk ka qene i informuar qe forcat e tij te armatosura kane pergjuar SFOR-in, ndersa ministri i mbrojtjes, Sllobodan Biliq, ka leshuar nje deklarate per shtyp ku thuhej se shtabi i pergjitheshem ishte urdheruar te hetonte ne thellesi per keto deklarime dhe te percaktoje pergjegjesite e gjithsecilit.
Lajmi per skandalin e pergjimeve kane shkaktuar spekullime te menjehereshme mbi faktin nese pajisjet jane perdorur per te paralajmeruar kriminelet e dyshuar te luftes Serbe te Bosnjes rreth aksioneve per arrestimin e tyre te mundeshem nga SFOR-i.
Ne Shkurt, paqeruajtesit e NATO-s kane filluar aksionin e tyre te pare te njohur publikisht per arrestimin e te akuzuarit kryesor nga Haga, ish drejtuesit te Serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhiq.
Ne nje operacion te mbeshtetur edhe nga helikoptere ne rajonin e Celebici, prane Foca, ne Bosnjen lindore, trupat e SFOR-it kane kapur nje sasi te madhe armesh te cilat mendohen se u perkasin forcave te sigurimit te Karaxhiq por nuk kane arritur te kapin ate vete.
Zyrtaret e SFORit kane thene se nuk ka mundesi qe operacionet e pergjimit te Serbeve te Bosnjes te kene qene aresyeja per deshtimin e ketij operacioni. "Duke pasur parasysh distancen ndermjet dy vendeve, nuk eshte shume e mundur qe pajisjet e pergjimit te vendosura ne Lisina te kene ndikuar mbi operacionet tona ne Celebici," ka thene Majori Lundy.
Por burime te aferta me ministrine e mbrojtjes te Federates kane thene per IWPR-ne se radari ne Lisina ka qene i lidhur me nje te ngjashem ne Malin Kumur, vetem disa kilometra larg nga Foca. Ne kete menyre, informacioni i koduar sekret mund te jete derguar nga nje radar tek tjetri brenda disa sekondash.
Senad Slatina eshte nje gazetar i se perjaveshmes Slobodna Bosna ne Bosnje.