SHQIPERI: POLICIA ARRESTON TRAFIKANTE FEMIJESH
Autoritetet po perpiqen te ndalojne nje tregti nderkombetare me femije Shqiptare.
SHQIPERI: POLICIA ARRESTON TRAFIKANTE FEMIJESH
Autoritetet po perpiqen te ndalojne nje tregti nderkombetare me femije Shqiptare.
Policia Shqiptare ka ndermarre veprime kundra trafikanteve te femijeve te cilet kane trafikuar mijera femije jashte vendit ku ata bien ne duart e mafias ose perdoren per transplatim organesh.
Rreth dymbedhjete te dyshuar jane arrestuar pergjate bregdetit dhe ne zonen lindore te vendit, te cilat jane edhe bazat e trafikimit per ne Itali dhe Greqi.
Ministria e brendeshme thote se ne vitet e fundit jane trafikuar jahte vendit rreth 6,000 femije, dy te tretat ne Itali dhe pjesa tjeter ne Greqi.
Lufta ndaj trafikut te droges, njerezve dhe femijeve ka qene nje nder veprimet e para te ndermarra nga qeveria Shqiptare e krijuar ne muajin Gusht.
Policia ne Tirane dhe ne rrethin juglindor te Korces ka konfirmuar se po pergatit nje operacion kunder trafikanteve. "Ne tashme kemi prova te plota per nje organizate kriminale qe trafikon femije ne Greqi," thote nje officer policie ne Korce.
Femijet e trafikuar jashte vendit i shiten mafias duke i detyruar ata te lypin dhe shume prej tyre dihet se jane perdorur edhe per tu marre organet per operacione transplantesh.
Veshtiresite ekonomike ne Shqiperine post komunistekane detyruar shume femije te familjeve te varfra per te shkuar ne bregun e Adriatikut me shpresen se do te gjejne nje menyre per te shkuar ne Itali, nje vend i pasur sipas tyre.
Ne Durres, femijet e rruges jane gjithnje te ndryshem. Disa zhduken dhe te tjeret zene vendin e tyre. I njejti problem ekziston edhe ne qytetet e tjera port si Vlora, Saranda ne jug dhe Shengjin ne veri.
"Durresi eshte vendi venid me i mire per ne, eshte me afer Italise," thote nje prej femijeve. "Por nese policia na perze ne shkojme ne ndonje qytet tjeter." Nje femije nga Berati thote se ata mbijetojne fale parave dhe ushqimeve qe u japin njerez bujare. "Ne ketu jemi vetem perkohesisht. Ne duam te shkojme andej," thote nje grup femijesh duke treguar me gisht nga nje target qeshkon ne drejtim te Italise".
Gangstere presin ne port per ti marre femijet nen "mbrojtjen" e tyre. Ata gjejne nje menyre per ti future fshehurazi ne tragete, ose ne barka peshkimi, anije tregtare apo varka me motor. "Femijet fshihen ne qoshe te anijeve dhe jane shume te vendosur te shkojne ne Itali," thote kapiteni i tragetit privat Frosina. "Kur i zbulojme i kthejme pas".
Petrit Myderrizi, nje marinar, thote se tani po perdoren qente per te ndihmuar ne sigurimin e anijeve, por "femijet perseri gjejne nje rruge per tu fshehur".
Disa studiues thone se menyra me e mire per te zgjidhur problemin eshte qe femijet e rruges te dergohen ne qendra pritese dhe te gjehet nje menyre per tu kujdesur per ta. Nje OJQ, e ndihmuar nga Banka Boterore dhe Bashkimi i Rinise per te Drejtat e Njeriut, ka nisur se fundi nje projekt te tille. "Te gjithe i percmojne keta femije, dhe ky eshte problemi me i madh per te filluar," thote sociologja Nadia Grabovari.
Nderkohe, policia po vazhdon me arrestime te trafikanteve. Policia ka arrestuar Gjon Staka dhe gruan e tij Vera ne Durres ndersa po perpiqeshin te trafikonin dy femije te moshes shtate dhe 12 vjecare per ne Itali. Oficeret Italiane te policies kane ndaluar nje cift tjeter, Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha per trafikimin e te pakten 36 femijeve.
Arrestimi me i rendesishem ka ndodhur ne Shtator kur Agron Myrtezaj eshte akuzuar se po shiste femijen e tij me te vogel, vetem disa ditesh. Ai e ka bere nje gje te tille edhe me pare qe prej vitit 1999. ai i ka shitur femijet per shuma nga 280 deri 350 dollare Amerikan. Nje prej bleresve ka qene nje qytetar Grek.
Ne mesin e muajit Tetor, oficeret kane arrestuar Naim Salla i cili kishte blere femijet nga Myrtezaj. Dy jave me pare, policia ka ndaluar Durim Dojtani i cili kishte bashkepunuar me Sallen. Burime te policies kane thene se Salla dhe Dojtani kane qene te lidhur me ciftin Shqiptar te arrestuar ne Itali.
Çerçiz Loloçi eshte redaktor i se perditeshmes Tema ne Tirane.