KOMENT: SHQIPËRIA ENDE E MALLKUAR NGA KORRUPCIONI
Kushdo që fiton votat në muajin e ardhshëm duhet të bëjë më shumë për të kthyer Shqipërinë në një vend ku sundon ligji.
KOMENT: SHQIPËRIA ENDE E MALLKUAR NGA KORRUPCIONI
Kushdo që fiton votat në muajin e ardhshëm duhet të bëjë më shumë për të kthyer Shqipërinë në një vend ku sundon ligji.
Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të cilat do të organizohen për më pak se një muaj, Partia Socialiste e Fatos Nanos, PS, ballafaqohet me një konkurencë të fortë nga Partia Demokratike e Sali Berishës, PD.
Që kur kolapsi i skemave piramidale në vitin 1997 larguan me turp Berishën nga zyra e presidentit, qeveria e socialistëve e udhëhequr nga Kryeministri Nano dukshëm ka përmirësuar infrastrukturën e vendit, ka krijuar vende pune dhe ka rritur standarin e përgjithshëm të jetesës.
Por Berisha pohon se kjo është bërë me çmim të lartë, në formë të shpërlarjes së parave të mbështetura nga qeveria dhe nga legjislacioni që i gjason shtetit mafioz.
Derisa votimet e 2 korrikut po afrohen, akuzat kanë eskaluar, duke arritur kulmin në një tubim jashtë Tiranës, ku Berisha akuzoj Nanon për përdorimin e helikopterit të qeverisë për të transportuar narkotikë.
Ambasadat perëndimore, të cilat në të kaluarën hapur kanë luajtur rolin e vendimmarrësve, këtë herë luajnë rolin e vëzhguesit dhe presin të shohin se çka do të ndodhë.
Jozyrtarisht, ata preferojnë Nanon ndaj Berishës së paparashikueshëm, duke konsideruar socialistët si garantorë më të mirë të stabilitetit vendor dhe rajonal.
Që nga viti 1991, të dy partitë politike kanë premtuar rritje ekonomike dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në promovimin e fushatës së tyre, ata kanë përdorur dy taktika: fotografimi i liderit partiak me ndonjë lider perëndimor (me preferencë nga SHBA) dhe ripublikimin e artikujve të gazetave perëndimore të cilat lavdërojnë kandidatin e tyre apo kritikojnë kundërshtarin.
Megjithate, zgjedhjet e 2005 kanë parë një strategji të re, pasi të dy partitë kanë angazhuar firma ndërkombëtare për marrëdhënie me publikun dhe strategjistë politik.
PD ka rekrutuar firmën për marrëdhënie me publikun nga SHBA, Barbor, Griffith and Rogers dhe strategjistin politik Stuart Stevens.
Socialistët besohet se kanë angazhuar strategjistë nga Izraeli dhe SHBA.
Megjithate, zënkat rreth sondazheve kontradiktore kanë ofruar parashikime se çka mund të presim nëse Berisha humbë zgjedhjet.
Nga dy sondazhet e kaluara, njëri ka përfunduar me vota të barabarta për PD dhe PS derisa sondazhi tjetër ka vendosur partinë e Berishës në krye.
Çfarëdo rezultati tjetër nga parashikimi i sondazhit do të vërtetoj se PS ka vjedhur zgjedhjet, ka thënë Berisha.
Por pavarësisht nga fushatat e dy partive, sfida me të cilën socialistët dhe demokratët ballafaqohen është se si të bëhen pjesë e zgjidhjes për këtë vend e jo pjesë e problemit.
Hapi i parë që të dy partitë duhet ta bëjnë është që të pajtohen se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të drejta. Vullneti i popullit duhet të jetë mbi pritjet dhe egot e liderëve partiak. Deklarimet si ato të Berishës, se PD do të humbë vetëm si rezultat i manipulimeve të socialistëve, vetëm se krijojnë një klimë të jostabilitetit.
Një sferë tjetër problematike është korrupcioni. Një studim i kohëve të fundit nga Banka Botërore vlerësoj se 1.2 bilion dollarë amerikanë humben në vit si pasojë e korrupcionit dhe taksave të papaguara. Ky studim pohon se korrupcioni në Shqipëri është i zakonshëm.
Përpilimi dhe implementimi i ligjeve për të luftuar korrupcionin nuk do të mjaftojnë. Popullata shqiptare duhet të përvetësoj një kulturë e cila refuzon të toleroj korrupcionin sistematik që buron nga qeveria.
Vetëm kjo mund të garantoj që Shqipëria të zhvillohet në një vend bazuar në sundimin e ligjit, e jo bazuar në sundimin e një partie politike.
Fron Nazi është nënkryetar i East West Management Institute, Inc.