Shteti Nxjerr Ofendime te Reja Cdo Dite Ne Kuader Te Nje Lufte Te Re Shpifjesh

Media shteterore po nxit homofobine tradicionale Serbe duke akuzuar opoziten per "terheqje te dyshimte ndaj te njejtit seks". Kjo eshte vetem nje pjese e strategjise per te percare akoma me teper dhe per te demoralizuar kritiket e regjimit, dhe tani edhe

Shteti Nxjerr Ofendime te Reja Cdo Dite Ne Kuader Te Nje Lufte Te Re Shpifjesh

Media shteterore po nxit homofobine tradicionale Serbe duke akuzuar opoziten per "terheqje te dyshimte ndaj te njejtit seks". Kjo eshte vetem nje pjese e strategjise per te percare akoma me teper dhe per te demoralizuar kritiket e regjimit, dhe tani edhe

Regjimi Serb vazhdon te nxjerre ofendime te reja dhe te shpife cdo dite ndaj opozites - e cila jo vetem eshte "mercenare e NATO-s" dhe "tradhetare", por tani se fundi, duket, se jane edhe njerez me devijime seksuale apo homoseksuale, dikur adoleshente te cilet nuk kane provuar dashuri, tani jane shnderruar ne te rritur te semure te deshtuar ne martesat e tyre, "funderrina, te paperdorshem," e keshtu me rradhe...


Aleanca per Ndryshim (SZP) e opozites, forca qe qendron pas nje programi mbarekombetar protestash te perditeshme qe prej 21 Shtatorit eshte vene ne qender te nje vale kritikash homofobike, te drejtuar neper mediave te kontrolluara nga shteti.


Ne krye te kesaj fushate qendron Partia e Majte Jugosllave (JUL), e drejtuar nga Mira Markovic, bashkeshortja e presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic, e cila e ka intensifikuar kete fushate pasi demonstruesit e organizuar nga SZP marshuan prane zyrave qendrore te partise te henen ne mbremje, duke ndaluar per pak minuta poshte saj dhe duke qelluar me gure ne drejtim te dritareve.


"Ky aktivizem politik i bukur, i civilizuar, demokratik i te derguarve te NATO-s ne Serbi," thuhej ne nje deklarate shume sarkastike te partise, "mund te terheqe vetem disa kriminele, adoleshente te lene pas dore, nje numer njerezish me semundje endokrinologjike, dhe ata njerez te cuditshem te pakenaqur me vendin e tyre ne politike, ne pune, apo nga martesa e tyre ...


"Keta njerez qe NATO ka zgjedhur ne Serbi jane me aftesi te kufizuara," vazhdonte deklarata. "Ata nuk gezojne respektin e popullit, ata u larguan nga vendi gjate bombardimeve, dhe reputacioni i familjeve te tyre eshte teper i keq. Ata dyshohet se kane nje dobesi per njerezit e te njejtit seks. Ata njihen si aleate te vrasesve te popullit te tyre.


"Ndoshta kuadrot e NATO-s jane munduar te gjejne njerez me te mire, por ata nuk mund tu bashkohen ketyre. Atyre ju kane mbetur vetem funderrinat, ata qe nuk hyjne ne pune per asgje, pervec se per kete qellim..."


Pasi u lexua kjo deklarate e JUL, gjate emisionit kryesor te lajmeve te transmetuar nga RTS, qellimisht programi vazhdoi me njoftimin rreth nje deklarate te bere nga Shoqata Jugosllave e Lesbikeve dhe Homoseksualeve (Arkadija) ne te cilen perkrahej SZP.


Ky njoftim, nje fallsifikim, u botua gjithashtu te nesermen ne formen e nje letre drejtuar redaktorit ne te perditeshmen pro qeveritare Politika. Deklarata e fallsifikuar thoshte se Arkadija besonte se ajo do te mund te arrinte qellimet e saj ne Serbi "vetem nepermjet Aleances per Ndryshim". Grupi Arkadija ka publikuar menjehere nje pergenjeshtrim.


Shteti e di se keto pikepamje te fallsifikuara do te shkaktojne nje homofobi te thelle ne rradhet e shoqerise Serbe. Ata presin qe qytetaret, te revoltuar nga gjoja korrupsioni i opozites, do te kthehen kunder tyre.


Ne nje vend ku armiqesia ndaj homoseksualitetit ka rrenje te thella dhe prinderit me mire preferojne qe femijet e tyre te vdesin ne nje aksident automobilistik se sa te rriten si homoseksuale, kjo shprese nuk eshte e pabazuar.


Ne vitin 1989 Janez Drnovsek, presidenti i atehershem i Jugosllavise, sot Kryeminister i Sllovenise shkaktoi nje furtune mosaprovimi kur morri pjese ne nje kongres homoseksualesh ne Maribor. Ideja e tij ishte te tregonte tolerancen e re te shtetit ndaj te gjitha pjeseve te shoqerise.


Rezultati ishte pak i ndryshem. Pas kongresit, ishte e pamundur te bindje shumicen e popullsise ne ish-Jugosllavine e bllokut lindor se Drnovcek nuk ishte homoseksual, apo se vizita e tij ne kongres mund te justifikohej. Keto zera u perdoren me zgjuarsi nga Miloshevic dhe aleatet e tij ne vitin 1991 kur i duhej te godisnin pozicionin e Drnovcek gjate shperberjes se Jugosllavise.


Sot shteti po ndermerr " veprim politik per te mbrojtur moralin e njerezve," thote media shteterore. Ne te njejten kohe policia planifikon te shkoje neper shtepi ne te gjithe vendin per te kontrolluar qe emrat dhe adresat ne kartat e indentitetit, pasaportat, patentat dhe librezat ushtarake jane te sakta.


Sipas nje ndihmesi te Ministrit te Brendshem, Gjeneral Kolonel Obrad Stefanovic, qellimi eshte te " permiresohet siguria e qytetareve," te lejoje qytetaret qe " te permbushin te drejtat e tyre ne menyre me efikase," por gjithashtu, qe qytetaret dhe policia " te shkembejne te dhena te rendesishme per sigurimin e pergjithshem".


Ne fakt kjo eshte thjesht nje menyre tjeter per te shkaktuar tension psikologjik mbi nje popullsi tashme te demoralizuar dhe paranojake. Eksperte ligjore te cituar nga media e pavarur ketu thone se meqenese policia i leshon keto dokumenta vete, ajo do te kontrolloje vetveten.


Avokatja nga Beogradi Sava Andjelkovic ka thene se kjo tregon se regjimi Serb ka vendosur te intensifikoje kontrollin e tij dhe te instaloje nje lloj terrori mbi qytetaret e tij si ne kohen e komunizmit.


Opozita ka denuar kete strategji te policise, e cila ka filluar te zbatohet me 27 shtator, dhe Partia Demokratike e udhehequr nga Zorab Djindjic, i ka bere thirrje qytetareve qe te mos lejojne policine te hyjne ne shtepite e tyre.


Stevanovic ka denuar thirrjen e Djindjic pa permendur emrin e tij kete jave. "Keta njerez," ka thene ai, "kane nje problem me popullin". Ata po perpiqen te paraqesin strategjine policise sipas Stevanovic si nje represion te policise per te detyruar popullsine te "konfrontohet" me policine.


Per cudi as media dhe as opozita akoma nuk kane marre asnje njoftim per ndonje vizite te policise per te kontrolluar dokumentat, megjithese e perditeshmja e Beogradit Vecernje Novosti citon nje zedhenes te policise te kete thene me 29 shtator se aksioni " po shkon pa asnje problem".


Duket se policia mendon se vetem kercenimi i thjeshte i nje thirrjeje te paparalajmeruar nga policia mjafton. Ne fakt nuk eshte nje ndjenje e kendeshme te dish se policia mund te kercase ne deren tende ne cdo kohe te dites.


Nen Miloshevicin, policia dhe politika nuk mund te ndahen dhe detyra me e rendesishme e medias shteterore eshte t'ia kujtoje kete fakt njerezve cdo dite.


Vlado Mares eshte nje gazetar i agjensise se pavarur te lajmeve BETA ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists