MALI I ZI: GJUKANOVIQ PERGATIT RIKTHIMIN E TIJ
Me krijimin e Serbise dhe Malit te Zi, Milo Gjukanoviq duket se ka pesuar nje goditje te ashper por mesa duket karriera e tij politike do te vazhdoje edhe per shume kohe.
MALI I ZI: GJUKANOVIQ PERGATIT RIKTHIMIN E TIJ
Me krijimin e Serbise dhe Malit te Zi, Milo Gjukanoviq duket se ka pesuar nje goditje te ashper por mesa duket karriera e tij politike do te vazhdoje edhe per shume kohe.
Presidenti Millo Gjukanoviq mund te mbijetoje humbjes se perpjekjeve te tij te gjata per te shkeputur Malin e Zi nga Serbia. Pas krijimit te nje shteti te ri, koleget mendojne se ai mund te rikthehet fuqishem duke u bashkangjitur partive te cilat kane bere fushate per ruajtjen e federates Jugosllave.
Marreveshja per ruajtjen e bashkimit eshte nenshkruar nga vete Gjukanoviq me 14 Mars se bashku me presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica. I pari shprehu shpresen se "populli Malazez do te pranoje kete bashkim te ardheshem". Por ai perballet me nje detyre te veshtire sepse i duhet te shpjegohet per vendimin e tij para perkrahesve te cilet perbejne pothuajse gjysmen e popullsise prej 600,000 banoresh.
Marreveshja eshte nenshkruar pas bisedimeve teper te gjata te nisura me ndermjetesimin e Bashkimit Europian, BE, dhe te drejtuara nga Havier Solana, shefi i politikes se jashteme dhe te sigurise te BE-se.
Miratimi perfundimtar i bashkimit nga parlamenti, ndoshta ne muajin Qershor, do te perbeje praktikisht fundin e Jugosllavise si shtet. Koshtunica ka thene se kjo do te jete "fillimi i nje bashkimi te ri historik ndermjet Serbise dhe Malit te Zi".
Bashkimi do te kete pak institucione te perbashketa, si parlamenti, nje president, nje keshill ministrash, dhe nje gjykate. Marreveshja percakton nje status te perbashket per Malin e Zi me Serbine e cila eshte teper me e madhe.
Nje president i zgjedhur nga parlamenti Serbo-Malazez do te mbikqyre punen e keshillit te ministrave, e cila do te mbuloje vetem pese portofole: politiken e jashteme, mbrojtjen, marredheniet nderkombetare ekonomike, tregtine e brendeshme dhe mbrojtjen e te drejtave njerezore dhe te pakicave.
Secili anetar i shtetit te ri do te ruaje sistemin e tij ekonomik per nje periudhe kohe. Mali i Zi do te mbaje ne qarkullim Euron dhe do te kete sistemin e tij doganor. Marreveshja gjithashtu parashikon mundesine e nje referendumi per pavaresine brenda tre vjeteve.
Nenshkrimi i papritur i marreveshjes nga Gjukanoviq perben nje zhvillim te rendesishem ne karrieren e Gjukanoviqit. Ne fillim te viteve Nentedhjete, ai ka qene nje perkrahes i ngushte i ish presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviq. Ne vitin 1997, ai u shkeput dhe filloi luften e tij per pavaresine e Malit te Zi.
Per sa kohe qe Millosheviqi ishte ne pushtet, komuniteti nderkombetar ka mbeshtetur perpjekjet e Gjukanoviqit per pavaresi. Pas renies se Millosheviqit, politika Perendimore ndryshoi. Por udheheqesi Malazez vazhdoi te ngule kembe per pavaresine. Ndersa elektorati eshte pothuajse i ndare ne menyre te barabarte, fushata e Gjukanoviqit per shkeputje i ka dhene fitoren atij ne zgjedhjet e vitit te kaluar. Ai me pas mendoi te zhvillonte nje referendum per kete ceshtje ne muajin Maj. BE e ka kundershtuar organizimin e ketij referendumi dhe ka nisur bisedimet ndermjet Beogradit dhe Podgorices vitin e kaluar ne perpjekje per te shpetuar federaten.
Analistet politik ne Podgorica tani parashikojne renien e qeverise se Malit te Zi, e cila perbehet nga Partia Demokratike e Socialisteve te Gjukanoviqit, DPS, dhe Partia Social Demokrate, SDP. Aleanca Liberale e Malit te Zi, LSCG, e cila mbeshtet pavaresine ka perkrahur qeverine por nuk merr pjese ne te.
SDP dhe LSCG nuk kane dhene ndonje reagim te menjehershem. Por zyrtare te ketyre partive kane thene per IWPR-ne se renia e administrates eshte pothuajse e sigurte. "Ne kemi rene dakort per te mbeshtetur koalicionin me Gjukanoviqin me qellim per te promovuar kauzen e pavaresise. Tani nuk kemi me aresye te qendrojme ne qeveri," thote nje zyrtar i larte i SDP-se.
Nderkohe, partite e bllokut pro-Jugosllav Se Bashku per Jugosllavine kane pershendetur lajmin e krijimit te nje shteti te ri.
"Nuk do te kete referendum, dhe as dy vende ne Kombet e Bashkuara, bashkimi jeton dhe koncepti separatist i Gjukanoviqit ka humbur," ka thene drejtuesi i Partise Popullore Serbe, Bozhidar Bojoviq, per radion e Podgorices.
Renia e qeverise nuk do te coje me domosdo ne zgjedhje te reja te cilat me siguri do ti jepnin fund karrieres politike te Gjukanoviqit. Nese ai do te afrohej me kundershtaret e tij te vjeter pro-Jugosllav, per te krijuar nje koalicion te ri, ai mund te qendroje perseri ne qeveri.
Gjukanoviq ka shprehur shpresen te Enjten se partneret e tij pro pavaresise do te vazhdonin te mbeshtesnin ate dhe se ai nuk do te afrohej me partite pro-Jugosllave, por analistet ne Podgorica mendojne se ai do te nise bashkepunimin me rivalet e tij te dikurshem.
Dhe shenjat e para qe grupet anti pavaresise mund te ndihmojne Gjukanoviqin kane filluar te shfaqen.
Ai ka fituar vleresime nga kryetari i partise Popullore Dragan Soc i cili ka thene se "Gjukanoviq ka ndaluar ne prag te katastrofes dhe ne e kemi mirepritur kete fakt". Dhe me perpara nenshkrimit te marreveshjes, drejtuesi i partise me te madhe anti pavaresise, Predrag Bullatoviq, i Partise Socialiste Popullore, SNP, ka thene per te perditeshmen e Podgorices, Vijesti se "Nese Gjukanoviq nenshkruan marreveshjen ne do ta mbeshtesim ate". Duket se eshte gjithnje e me e mundur qe DPS tani do te krijoje nje aleance me SNP-ne bazuar ne nje platforme pro bashkimit. SNP-ja eshte shkeputur nga gjiri i DPS-se ne vitin 1997 kur presidenti Malazez i ktheu shpinen Millosheviqit. Tani qe ceshtja e pavaresise ka deshtuar, dy ish aleatet e dikurshem mund te bashkohen perseri.
Milka Tadiq Mijoviq eshte kryeredaktore e se perjaveshmes Monitor ne Podgorica dhe nje bashkepunetore e rregullt e IWPR-se.