Maqedoni: Zemerim Rreth Varrit Masiv

Misteri per nje varr masiv kercenon te nderprese procesin e paqes ne Maqedoni.

Maqedoni: Zemerim Rreth Varrit Masiv

Misteri per nje varr masiv kercenon te nderprese procesin e paqes ne Maqedoni.

Njoftimet per nje varr masiv ne fshatin e banuar kryesisht nga Shqiptare ne Xhepishte ne Maqedonine perendimore jane bere shkopinjte e rradhes ne rrotat e procesit te veshtire te paqes ne shtetin Ballkanik.


Media Maqedonase mendon se varri, i cili nuk eshte gerrmuar, mund te permbaje edhe zgjidhjen e misterit te zhdukjes se 12 civileve te rrembyer nga luftetaret Shqiptare gjate kryengritjes se tyre kater mujore me heret keti vit.


Ai mund te zgjidhe gjithashtu edhe misterin rreth Dimitrija Dimovskit, nje pensionist 62 vjecar nga Tetova, i cili eshte zhdukur javen e fundit te muajit Korrik gjate nje vizite ne Xhepishte, 10 kilometra larg qytetit, ku ai zoteronte nje toke.


Fqinjet Shqiptare te Dimovskit kane thene se ai kishte marredhenie te mira me komunitetin e tyre dhe se ai fliste Shqip rrjedheshem.


I sigurte se nuk kishte asnje problem, pavaresisht armiqesise qe ekzistonte ne Maqedonine perendimore ndermjet forcave qeveritare dhe luftetareve Shqiptare, ai eshte nisur nga Tetova per ne Xhepishte me 23 Korrik per te ujitur tokat e tij.


Ate pasdite, ndersa shperthyen luftime ndermjet trupave qeveritare dhe luftetareve Shqiptare, fqinjet e kane porositur te fshihej. "Fshataret e keshilluan Dimitrijan te qendronte ne fshat ate natese bashku me Maqedonas te tjere nga Tetova," kujton kryeplaku i fshatit Naser Jonuzi. "Por ai nuk e degjoi kete keshille".


I afermi i Dimovskit, Tomoslav Dobrevski, i cili jeton ne Xhepishte, konfirmon versionin e dhene nga kryeplaku. "Une iu luta Dimitrijes te qendronte ne shtepine time por ai fryu gomat e bicikletes se tij dhe u nis neper fushe per ne autostraden Tetove-Shkup," thote ai.


Dobrevski thote se ata qe kane sulmuar te afermin e tij nuk kane pasur ndonje aresye te qenesishme. "Ai nuk ishte rezervist dhe ishte i paarmatosur," thote ai. "Rezervistet Maqedonas te cilet jane kapur rob jane liruar me pas nga luftetaret e UCK-se. Djalit tim bile i kthyen edhe armen".


Zhdukja e Dimovskit eshte e lidhur me ekzistencen e nje varri masiv ne zonen ndermjet Xhepishtes dhe Neprosteno. Ky njoftim eshte dhene ne median Maqedonase ndersa parlamenti ka kercenuar se do te bllokoje miratimin e ndryshimeve kushtetuese te arritura me ndermjetesimin nderkombetar ne muajin Gusht ne Oher, te cilet kane pasur si qellim dhenien fund te revoltes se Shqiptareve.


Perpara se shtypi te bente publike ketehistori, kryetari i parlamentit, Stojan Andov, kishte njoftuar ne mesin e muajit Tetor se ai nuk do te vendoste per daten e mbajtjes se debatit parlamentar per te diskutuar amendamentet deri sa te zgjidhej fati i 12 Maqedonasve te zhdukur.


Kryeministri, Ljubcko Gjeorgjevski, i Organizates se Brendeshme Revolucionare Maqedonase, VMRO-DPMNE, ka mbeshtetur strategjine e Andovit. Me 31 Tetor, ai ka thene se parlamenti nuk do te votonte per ndryshimet kushtetutese deri sa te sqarohej misteri i civileve te rrembyer.


Gjeorgjevski dhe Andov, kundershtare te forte te procesit te paqes ne Maqedoni, jane akuzuar se po perdorin krizen e civileve te zhdukur per te shtyre cdo veprim qe ka te beje me ndryshimet kushtetuese, te cilat mendohej te miratoheshin ne Shtator pasi forcat e NATO-s te perfundonin carmatimin e luftetareve Shqiptare.


Megjithate, nen nje presion te forte nderkombetar, nje sesion i parlamentit per te diskutuar per ndryshimet kushtetuese u vendos per me 8 Nentor. Miratimi i tyre zyrtar eshte caktuar per me 12 Nentor.


Nderkohe, njoftimet per gjetjen e nje varri masiv dhe theniet se kufomat jane djegur - dhe mbuluar me bageti te ngordhura perpara se te varroseshin - vazhdojne te shkaktojne zemerimin e publikut.


Pas nje muaj njoftimesh ne shtypin Maqedonas, gazeta Utrinski Vjesnik javen e kaluar ka botuar nje harte te detajuar te varrit, i cili ndodhet prane nje fabrike ndermjet Xhepishtes dhe Neprosteno.


Drejtori i fabrikes, Bekim Idrizi, ka thene se njoftimet jane nje budallallek. "Une jam i habitur nga deklarimet se ketu ka nje varr masiv por une nuk i besoj mediave Maqedonase," ka thene ai. "Ne nuk kemi dijeni per nje gje te tille ne afersi te fabrikes".


Ao ka theksuar se vendi i fotografuar nga media, ka vetem disa plehra dhe mbeturina.


Si per te shtuar konfuzionin, qeveria ende nuk ka bere asnje hetim per kete ceshtje. Zevendes kryeministri Ilija Filipovski ka deklaruar se autoritetet nuk mund te fillonin te germonin derisa ministri i brendeshem, Ljube Boshkovski, te jape urdherin. I pyetur se perse nuk ishte dhene nje urdher i tille nga ministri, ai eshte pergjigjur: "Duhet te pyesni ate".


Ljube Boshkovski, ministri i brendeshem i linjes se ashper, dhe nje nga skifteret ne gjirin e VMRO-DPMNE, eshte kunder marreveshjes se paqes se Ohrit. Si nje nacionalist i vendosur Maqedonas, ai nuk do te hezitonte te gerrmonte ne ate vend nese do te mendonte vertete se Maqedonasit e zhdukur ishin varrosur aty.


As komuniteti nderkombetar nuk ka hetuar rreth ketij varri. Zyrtare te OSBE-se kane thene se ata nuk kane as mandatin as pajisjet per te kryer kete detyre ne Maqedoni dhe kontigjenti i NATO-s ne republike ka mbajtur te njejtin qendrim.


Megjithate, media mendon se te dy organizmat nderkombetare do te bashkepunojne me autoritetet lokale ne qartesimin e ketij rasti per shkak te shqetesimit qe mund te shkaktohet ne lidhje me procesin e paqes.


Gazeta Dnevnik ka sugjeruar se ata do ti kerkojne zyrave te tyre qendrore te dergojne eksperte me eksperience ne gerrmimet e varreve masive nga Bosnja, Kroacia, dhe Kosova.


Rasti eshte nderkombetarizuar me 30 Tetor, kur Presidenti Boris Trajkovski i ka shkruajtur nje leter kryeprokurores se Hages, Karla Del Ponte, duke i kerkuar "nje procedure per te percaktuar te verteten ne lidhje me varrin masiv ne Neprosteno". Zedhenesja e kryeprokurores, Florence Hartman, ka thene per IWPR-ne se Del ponte i eshte pergjigjur duke kerkuar informacion me te madh per kete rast.


Nderkohe, Shqiptaret jane te shqetesuar se partite nacionaliste e kan ngritur ceshtjen e varrit masive vetem per te bllokuar zbatimin e marreveshjes se paqes te arritur ne Oher.


"Ne jemi vertete te shqetesuar per njerezit e humbur, sepse pervec 12 Maqedonasve, mungojne gjithashtu edhe 53 Shqiptare," ka thene Zahir Bekteshi, i Partise per Prosperitet Demokratik, nje nga dy partite e medha Shqiptare ne parlament. "Por problemi po politizohet per te penguar Marreveshjen Kuader te arritur ne Oher".


Vladimir Jovanovski eshte nje gazetar i revistes Forum ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists