Ne Vendin E Gabuar

Ky nuk eshte momenti i mire per te qene Shqiptar dhe jetuar ne Beograd. Rrahjet pasohen nga pyetja: “Pse nuk shkon ne Shqiperi?” Shume jane larguar.

Ne Vendin E Gabuar

Ky nuk eshte momenti i mire per te qene Shqiptar dhe jetuar ne Beograd. Rrahjet pasohen nga pyetja: “Pse nuk shkon ne Shqiperi?” Shume jane larguar.

J.R. ka lindur 28 vjete me pare ne Beograd. Ai ka punuar per 11 vjet si mekanik makinash ne nje uzine te madhe industriale ne Rakovica, lagja e klases punetore ne Beograd. Edhe ai eshte Shqiptar.

 

Tre muaj me pare pese bandite te panjohur hyne ne uzinen ku ai punonte. Ata e terhoqen J.R. ne oborr dhe e rrahen para syve te kolegeve te tij te punes. Ata i thyen krahun, kemben dhe i keputen nje nerv, duke i bertitur: “Shko ne Shqiperi. Cfare pret ketu?”

 

Kur J.R. u ankua tek drejtori i tij, ai i ra kraheve. “Nuk ka gje,” i tha drejtori i tij. “Pse ankohesh?” Pastaj kur bombardimet e NATO-s filluan, J.R. filloi te merrte kercenime nepermjet telefonatave ne mes te nates. Keshtu me 31 Mars, ai u largua nga apartamenti i tij, la pas makinen e tij dhe cdo gje tjeter qe kishte ne pronesi, dhe erdhi ne Sarajevo se bashku me gruan dhe femijen e tij.

 

Tani ai jeton ne nje kamp te madh rrefugjatesh prane Sarajevos qe per cudi ka te njejtin emer, Rakovica. Ata jetojne ne nje tende te perbashket me 50 vete te tjere, dhe me ato pak gjera qe kane marre me vete te futura poshte krevatit. Gruaja e tij gatuan dreken ne nje sobe te vogel me dru perballe tendes; femija e tij kollitet.

 

J.R. eshte vetem njeri prej 300 Shqiptareve nga Beogradi ne kamp. Aty gjenden gjithashtu edhe 1,600 rrefugjate te cilet kane ardhur nga kosova dhe Sanxhaku qe prej fillimit te bombardimeve.

 

Por numri i pergjithshem i Shqiptareve nga “Beogradi” te cilet kane ardhur ne Bosnje eshte natyrisht shume me i madh. Shume te tjere jane vendosur neper shtepite e miqve, dhe prandaj nuk jane perfshire neper rregjistrat zyrtare. Perpara luftes, shifrat e peraferta te Shqiptareve qe jetonin ne Beograd ishin rreth 100,000. Shqiptaret qe jetojne ne kampet e rrefugjateve ne Bosnje thone se vetem pak prej tyre gjenden akoma atje.

 

Rasti i Shqiptareve nga Beogradi ka kaluar pothuajse pa u vene re per shkak te fatit tragjik te Shqiptareve te debuar nga Kosova. Kryesisht buke pjekes nga zona e Dragas ne Kosove, ata jetonin ne nje komunitet pak a shume kompakt. Te tjeret shisnin mallra ne treg, apo punonin si pastrues rrugesh apo mbledhes plehrash. Gjate ketyre viteve te fundit, jeta e tyre nuk ka qene kurre e qete. Por ekzistenca e tyre tolerohej sepse rregjimi ishte i zene me fushatat kunder Slloveneve, Kroateve apo Muslimaneve—ne varesi te lufterave qe kryente atehere.

 

Qe prej Marsit 1998, dhe fillimit te luftes ne Kosove, gjerat ndryshuan per keq. Kercenimet ne rruge, vendin e punes dhe ne telefon erdhen duke u rritur. Dyqanet e Shqiptareve u vodhen dhe demtuan. Kjo gjendje u keqesua edhe me pas fillimit te bombardimeve.

 

“Cfare ben me ketu?” pyet nje ze kercenues ne telefon punetorin 30-vjecar Shqiptar, cdo nate. “Do te presim fytin qe te te marrim apartamentin. Pse nuk shkon ne Shqiperi?” Ai tani gjendet ne kampin e Rakovices, me gruan e tij dhe kater femije. “Lashe pas cdo gje qe kisha. Nxitova te shpetoj koken,” thote ai.

 

A.G., 46 vjec, eshte baba i kater femijeve. Ai ka punuar per 26 vjete ne Industrine e Miellit dhe te Bukes, nje fabrike buke ne Beograd. Qe prej fillimit te bombardimeve koleget filluan te beheshin agresive. “Ata me thoshin ne pune te zgjidhja nje furre ku doja te piqesha. Nuk munda te duroja me. Kisha nje apartament ne Beograd, por lashe cdo gje dhe u nisa per ne Bosnje,” thote ai.

 

Edhe ata te cilet kishin hapur furrat e tyre te pjekjes neper lagje dhe ishin te pelqyer ne lagjen e tyre nuk u kursyen.

 

Nje grup banditesh te panjohur hyne me force ne nje furre pjekje te njohur me pronar Uka Cocaj, te vendosur ne qendren tregetare te Merkator ne Beogradin e Ri. Ai dhe punetoret e tij u rrahen dhe furra u shkaterrua. Edhe ai eshte rrefugjat ne Sarajevo. E njejta gje ndodhi edhe ne Zemun, nje lagje e Beogradit ku Radikalet e Vojislav Seseljit kane fuqine. Kete rradhe, banditet e panjohur i vune flaken edhe makines se pronarit.

 

Dy dite pas fillimit te bombardimeve, ne Rrugen Sarajevo ne qender te Beogradit, 14 dyqane ne pronesi te Shqiptareve jane shkaterruar. Edhe nje dyqan embelsirash ne pronesi te nje Shqiptari ne Sheshin Slavija ne qender te Beogradit u shkaterrua. Pronari i nje dyqani privat, i cili thote se ka kaluar 30 vjete ne Beograd, gjeti nje mesazh te shkruar ne deren e dyqanit te tij nje mengjes, me emrin qe perdorin Serbet per Shqiptaret me perbuzje: “Vdekje Shiptareve!”

 

Shume te tjere kane gjetur dyert e shtepive te tyre ose kutite postare te lyera me boje te kuqe. Ndersa frika rritej Shqiptaret nuk flisnin me Shqip ne publik.

 

Disa Shqiptare u larguan nga Beogradi sepse familjet e tyre te cilat jetonin ne Kosove u debuan per ne Maqedoni dhe Shqiperi. Burrat e brezit te vjeter kane punuar ne kryeqytetin Jugosllav dhe kane kursyer para per ti derguar familjeve te tyre. Nje Shqiptar 60-vjecar, i cili ka punuar 39 vjet ne sherbimet bashkiake, tha se ai kishte degjuar se fshati i tij prane Dragas ishte djegur, dhe se te gjitha familjet vendase ishin debuar.

 

“Qe prej asaj dite une nuk di asgje per familjen time,” thote ai. “E kujt ti dergoj para tani? Ne se ata nuk jetojne me ketu, atehere vendi im nuk eshte ne Serbi.” Ai ka ardhur ne Rakovica me shprese per te gjetur familjen e tij.

 

Shume prej Shqiptareve nga Beogradi kane pasur probleme edhe pas largimit nga qyteti, ne kufirin midis Jugosllavise dhe Republika Srpska. A.G. thote se 5 Shqiptare te tjere ishin ne autobus me te. Ishte data 3 Prill, dhe ata kishin arritur ne piken kufitare prane Zvornik ne oren 5.30 pasdite. Policia Serbe u mblodhi dokumentat vetem Shqiptareve.

 

“Ata i moren burrat nje nga nje ne nje dhome. Une u rraha nga 4 police, qe me goditen me grushta ne koke, dhe me shkelma ne veshka,” thote ai. Nje burre tjeter deshmon se ai eshte rrahur ne te njejten pike kufitare me 4 Prill se bashku me 15 Shqiptare te tjere. “Ata detyruan nje burre te puthte nje fotografi te Slobodan Miloshevicit. Ata i cane ballin nje plaku. Disa njerez akoma kane plage te hapura nga ato rrahje,” thote ai. Ne disa raste, policia i ka grisur dokumentat Shqiptareve.

 

Shqiptaret nga Beogradi, si ata qe kane arritur nga kosova nepermjet Malit te Zi, jetojne ne pasiguri ne kampin e rrefugjateve te Rakovica. Ata kishin shpresuar se do ti gjenin dyert e ambasadave Perendimore te hapura, dhe te mund te largoheshin nga rajoni. Por ata po mesojne se rrefugjatet nuk jane te mirepritur. Ata tani e kuptojne se vetem sa u jane bashkuar mijera Boshnjakeve (Muslimane) te cilet u larguan nga Sarajevo dhe Tuzla pasi u debuan nga shtepite e tyre gjate luftes ne vitet 1992-1993, te cilet akoma jane ne pritje per tu kthyer ne shtepi.

 

Gordana Igric eshte nje gazetare e pavarur nga Beogradi.

Frontline Updates
Support local journalists