Maqedoni: Politikanet Largojne Hamendjet Per Konflikt

Media paralajmeron rindezjen e konfliktit etnik ndersa Maqedonia sapo ka filluar te shijoje frutet e para te paqes.

Maqedoni: Politikanet Largojne Hamendjet Per Konflikt

Media paralajmeron rindezjen e konfliktit etnik ndersa Maqedonia sapo ka filluar te shijoje frutet e para te paqes.

Politikanet Maqedonas dhe Shqiptare i kane hedhur tej artikujt e gazetave mbi nje rikthim te mundshem ne konflikt si panikndjellese dhe te papergjegjshme.


Per ironi profecite per nje menxyre te re vijne ne kohen kur ekonomia e rraskapitur nga lufta po jep shenja te ringjalljes, kur jane rritur si besimi i konsumatoreve ashtu edhe prodhimi industrial.


Gazetat ne gjuhen Maqedonase kane paralajmeruar se minoriteti Shqiptar po planifikon akte dhune ne pranvere. Pas kesaj fushate mediatike qendron pakenaqesia e Maqedonasve mbi leshimet kushtetuese te cilat i binden Shqiptaret te ulin armet.


Sipas sondazheve te fundit, optimistet shpresojne se gjerat nuk mund te shkojne me keq se c'ishin gjate konfliktit shtate mujor ne 2001. Pasi u pyet se cili ishte viti me i veshtire ne karrieren e tij, Branko Cervenkovski, udheheqes i Bashkimit Socialdemokrat ne opozite u shpreh se "nuk ishte e veshtire te kuptohej: ishte 2001".


Per shkak te veshtiresive dhe problemeve gjate vitit qe kaloi, Maqedonasit ndihen nervoze.


"Traumat te cilat ne perjetuam ishin te tmerrshme," thote Goran Trajkovski, student ne mjekesi. "Ne ishim te mesuar disi me varferine dhe papunesine. Por askush nuk deshiron te ballafaqohet me vrasjet e dhunshme."


Ne vitin e fundit te Fakultetit te Mjekesise ne Shkup, Trajkovski i deklaroi IWPR "E ardhmja ime si mjek ketu nuk eshte e sigurt. Momentet e tmerrshme qe kaluam gjate luftes vetem sa e perforcuan synimin tim per tu larguar ne perendim pas diplomimit."


Paralajmerimet ogurzeza te medias shtojne ndjenjen e pergjithshme te pesimizmit. Gazeta Dnevnik ne Shkup shkruante kohet e fundit se mund te pritet nje tjeter kryengritje Shqiptare pas muajit te Ramazanit. Por ky rast kaloi pa shqetesim.


Stacioni televiziv privat Sitel, nderkohe, vinte ne dukje se Maqedonia mund te ballafaqohej me nje tjeter lufte, edhe me te pergjakshme, ne pranvere.


Por Abdurrahman Aliti, i rizgjedhur deputet dhe ish-drejtues i partise shqiptare te Prosperitetit Demokratik i cilesoi keto thenie si panikndjellese. "Eshte e vertete se disa media nacionaliste ne Maqedoni e mbajne vazhdimisht te frikesuar popullaten me histori te nje rikthimi te mundshem ne lufte. Kjo behet per te treguar se leshimet kushtetuese ndaj Shqiptareve ishin te kota. Por besoj se nuk do te kete me luftime ne pranvere, vere, vjeshte apo dimer," i deklaroi ai IWPR.


Ministri i Mbrojtjes Vlado Popovski hedh tej dyshimet per nje rindezje te konfliktit. "Rebelet nuk kane ndermend te rifillojne luften. Forcat e sigurimit po marrin gradualisht zona te tera nen kontroll, ndaj pritet nje qetesim i situates pavaresisht nga incidentet apo provokacionet e mundshme," i deklaroi ai mediave Maqedonase.


Pervec pasojave politike dhe psikologjike, lufta e dobesoi se tepermi ekonomine vendase. Fondi Monetar Nderkombetar, FMN, vuri ne dukje nje renie prej 4.5% te GDP gjate 2001. Instituti shteteror i statistikave raportoi se prodhimi industrial ne nente muajt e pare te vitit 2001 ra 10.5% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te meparshem. Ministria maqedonase e financave vuri ne dijeni se deficiti buxhetor ishte 17 bilione dinare apo rreth 550 milione marka gjermane qe do te thote 6.7% e GDP.


Me rikthimin e stabilitetit ekonomia filloi te ringjallej. Ne tetor Instituti i Statistikave vuri ne dukje nje rritje prej 26.5% te prodhimit industrial krahasuar me te njejten periudhe nje vit me pare. Gjate te njejtit muaj konsumi vendas u rrit me 54 %.


Industria e makinave eshte nje sektor i rendesishem i ekonomise. "Shitjet tona kane pesuar rritje," thote Miroslav Mirceski, pronar i nje kompani qe shet Fiat-in. "Gjate konfliktit ne ishim te kenaqur kur arrinim te shitnim nje makine ne muaj. Tashme ne shesim disa brenda javes".


Ministri i Financave Nikola Gruevski ndihet optimist. "Nese nuk do te kete me dhune, ky vit do te jete i mbare per ekonomine. Parashikojme nje rritje per me teper se 4% por do te duhet mjaft per te sheruar plaget e 2001," tha ai.


Megjithate vezhguesit nderkombetare bejne thirrje per kujdes. "Forcat te cilat mbeshteten luften nderetnike dhe ndarjen e Maqedonise ende nuk i kane dorezuar armet," beri thirrje Grupi Nderkombetar i Krizes. Nje burim diplomatik perendimor i deklaroi IWPR se "situata ne vend eshte ende larg normales."


Zgjedhjet parlamentare do te mbahen ne vitin 2002. Disa prisnin qe ato te mbaheshin ne prill por ka me teper mundesi qe ato te mbahen ne nentor, muaj i pershtatshem per votime. "Nuk ka rendesi se kur. Ajo qe ka rendesi eshte qe njerezit ta kuptojne se problemet u shkaktuan nga ata qe i qeverisin dhe se duhet te angazhohen per t'i larguar prej aty ku jane," thote Aliti. "Shpresoj qe qeverisja e ketij vendi te ndryshoje dhe qe udheheqesit e rinj te kuptojne se cfare i nevojitet vendit. Kjo do te thote demokratizim dhe perafrim me BE dhe NATO".


Vladimir Jovanovski eshte korrespondent i rregullt i IWPR.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists