Kush Hedh Bomba Ndaj Lidhjes Demokratike te Kosoves?
Lidhja Demokratike e Kosoves - kundershtarja kryesore e Ushtrise Clirimtare te Kosoves per kontrollin e provinces - eshte goditur nga nje vale sulmesh me bomba. Disa bejne me faj njerez jo te pergjegjshem, te tjere shohin prapa tyre metodat politike te cm
Kush Hedh Bomba Ndaj Lidhjes Demokratike te Kosoves?
Lidhja Demokratike e Kosoves - kundershtarja kryesore e Ushtrise Clirimtare te Kosoves per kontrollin e provinces - eshte goditur nga nje vale sulmesh me bomba. Disa bejne me faj njerez jo te pergjegjshem, te tjere shohin prapa tyre metodat politike te cm
Nje sere sulmesh me bomba ndaj Lidhjes Demokratike te Kosoves i eshte atribuar Serbeve te Kosoves, apo individeve qe ushqejne inate personale - por edhe mundesia e nje fushate te organizuar nga forcat Shqiptare ne Kosove nuk eshte perjashtuar, ndersa situata politike ne province me afrimin e zgjedhjeve behet edhe me e ndezur.
Administrata nderkombetare po perpiqet te ruaje autoritetin e saj ne Kosove, dhe deklaron se ajo po merret me ceshtjen e sigurise, por prezenca e saj nuk mund te beje asgje per te zvogeluar ndarjet e thella qe ekzistojne ne politiken Shqiptare.
Sulme te egra mbi partite si LDK ne media jane pasuar shpesh me dhune. Vetem ne qytetin e vogel ne pjesen perendimore te provinces Decan, zyrat lokale te LDK ne qender te qytetit jane sulmuar tre here me bomba.
"Sulmet jane bere nga njerez te papergjegjshem te cilet as nuk e dine qellimin e veprimeve te tyre" - thote Isuf Hutaj, udheheqesi i deges lokale te LDK ne Decan, nje nga qytetet me te demtuara gjate ofensives se NATO-s perpara terheqjes se Serbeve.
Te tjere bejne me faj anetaret e UCK-se ndersa nje pjese tjeter fajeson Serbet e mbetur ne province. "Une nuk besoj qe Serbet te kene dore ne keto sulme, sepse zorr se mund te gjesh ndonje Serb te mbetur ne kete zone," thote nje banor i Decanit, Salihu. Ibrahimi, nje tjeter banor, 50 vjec, ka nje mendim te kundert. "Une nuk besoj se keto sulme i bejne Shqiptaret. Une mendoj se ka gisht ndonje Serb."
Megjithate, qe prej sulmit te fundit zyrtaret partiake te LDK kalojne vetem pak ore ne zyre gjate megjesit per te vazhduar aktivitetin ne kafenene aty prane apo ne shtepite e tyre. Edhe tabela "Lidhja Demokratike e Kosoves - Dega Decan", ne Shqip dhe Anglisht, eshte hequr nga ndertesa.
Tensionet jane rritur shume per shkak te nje impasi ndermjet LDK dhe UCK - respektivisht ndermjet avokateve te rezistences paqesore te paraluftes dhe atyre te rezistences se armatosur - qe pershkohet edhe ne nivel qyteti apo fshati ne te gjithe province.
Qeveria e perkoheshme e krijuar ne Prill, e drejtuar nga drejtuesi i UCK, Hashim Thaci, nuk eshte njohur asnje here nga komuniteti nderkombetar, por megjithate ka krijuar administratat lokale ne cdo komune.
LDK ne Decan dhe ne qytete te tjera e konsideron autoritetin e perkoheshem te UCK si te paligjshem dhe nuk ka pranuar te marre pjese ne administraten e tyre lokale. "Ne nuk marrim pjese ne qeverisjen lokale, por kjo nuk do te thote se ne nuk deshirojme te bashkepunojme me ta," thote Hutaj.
Nga ana tjeter zyrtaret lokale thone se te gjithe ata te cilet "ndihmuan" gjate luftes po bejne pjesen e tyre te detyres. "Njerez punetore po marrin pjese ne qeverine tone," thote Ibrahim Selmanaj, prefekti i komunes se Decanit, i emeruar nga Thaci. "Shume prej tyre dikur kane qene anetare te LDK."
Por disa anetare te LDK njoftohet te kene pasur ngacmime te ndryshme. Agim Maka, nje aktivist i LDK ne Junik, nje fshat prane Decanit, eshte rrahur keq nga disa njerez te panjohur. Bomba te tjera kane shperthyer ne zyrat e LDK ne Malisheve dhe Suhareke.
Ne Suhareke, ne Kosoven jugore, aktivisti i LDK Uke Bytyci eshte sulmuar qe perpara fillimit te ofensives se NATO-s dhe eshte detyruar te nderprese aktivitetin e partise ne kete rajon. Sinan Gashi, nje anetar i kryesise se LDK ne Gllogoc eshte rrahur, ndersa Haki Ymeri, nje zyrtar lokal i LDK ne Skenderaj eshte vrare ne fillim te ketij muaji ne nje sulm te etiketur se "politik" nga koleget e partise se tij. Selmanaj, 30 vjec, hedh poshte zerat per perfshirje te UCK ne kete dhune, dhe fajeson "nje pale te trete". Sulmet jane kryer nga "njerez te papergjegjshem, qe synojne te krijojne nje situate te tensionuar ne Decan," thote ai. "Une mendoj se pas ketyre sulmeve qendron nje pale e trete. Ne kemi marrdhenie shume te mira me LDK."
Pavaresisht nga keto probleme kryesia lokale e LDK po punon shume per te konsoliduar partine ne kete zone, perpara mbajtjes se zgjedhjeve brenda disa muajsh dhe atyre lokale ndoshta edhe me pare. Hutaj, duke folur perpara shtepise se tij, te djegur gjate luftes, thote, "partia po riorganizohet sic duhet."
Ibrahim Rugova, kryetari i LDK, eshte rizgjedhur "president" i Kosoves ne Mars te vitit te kaluar, pas zgjedhjeve te kontestuara nga disa partite tjera politike Shqiptare por nuk eshte njohur nga komuniteti nderkombetar. Ai vazhdon te mbetet figura me e njohur politike ne Kosove, dhe mendohet te jete me i afte te udheheqe nje parti drejt pushtetit te vertete politik se sa Thaci.
Banoret e Decanit kane mendime te ndryshme rreth asaj qe po ndodh ne qytetin e tyre. Disa mendojne se dhuna eshte thjesht personale, ndermjet armiqve te vjeter te paraluftes. Te tjere thone se sulmet vetem sa gjenerojne simpatine e njerezve per "LDK e gjore", sic thane nje grup studentesh te shkolles se mesme.
"Eshte gabim te veprosht keshtu kunder ish partise me te madhe ne province," thote nje student. "Le te presim me pare zgjedhjet dhe te shohim se kush do te fitoje." Lidhja Demokratike e Kosoves eshte krijuar ne Dhjetor te vitit 1989 dhe deri perpara fillimit te luftes numeronte rreth 700,000 anetare.
Disa njerez thone se LDK i organizon sulmet vete. "Jane anetaret e LDK te cilet hedhin bombat," thote nje zyrtar i qeverise lokale, nje ish anetar "i partise private te Rugoves," sic e quan ai LDK. "Ata e bejne kete me qellim qe te fitojne pak simpati."
Nje ish anetar i UCK-se, duke folur ne anonimitet, thote se i njeh njerezit qe jane prapa ketyre sulmeve, por nuk do te tregoje emra.
"Sulmet kryen nga nje grup te rinjsh te cilet nuk e pelqejne idene qe LDK vazhdon te veproje si parti ne province," thote ai. Ai nuk pranon te thote as edhe nese ky grup ka lidhje me grupe te tjere ne qytete te tjera. "Bombat jane vetem nje paralajmerim per ta (anetaret e LDK). Grupi mundet edhe ti vrase ata."
Shume banore vendas thone, "ne kete kohe, eshte me mire te mos flasesh". Sulmet po e rendojne edhe me tej situaten politike edhe ashtu te ngaterruar ne Kosove dhe ata te gjithe shpresojne se gjerat do te permiresohen se shpejti. Megjithate, ish luftetari i UCK-se thote se ato "mund te keqsohen edhe me tej".
Shumica e Kosovareve jane te shqetesuar me pergatitjet per dimrin qe po afron dhe privacionet qe u duhet te kalojne, por te gjithe e kane te qarte kercenimin e dhunes. Sasi te medha armesh, eksplozivi dhe granatash jane akoma ne duart e njerezve. Shperthimet e bombave dhe plumbat nuk bejne dallim ndermjet anetareve te partise kur ne shenjester vihet nje qytet apo nje ferme.
Syla, 70 vjec, i cili eshte duke riparur catine e stalles ku mban lopen e tij te vetme, e permbledh keshtu situaten. "Edhe te tjeret," thote ai, "mund ta pesojne nga keto bomba".
Imer Mushkolaj eshte nje gazetar ne Prishtine.