SHQIPERI: ARTIZANATI DREJT SHKATERRIMIT
Nje prej degeve me te vjetra dhe me te admiruara te artizanatit ne vend eshte e kercenuar rende.
SHQIPERI: ARTIZANATI DREJT SHKATERRIMIT
Nje prej degeve me te vjetra dhe me te admiruara te artizanatit ne vend eshte e kercenuar rende.
Mjeshtri Rreli shikon dyqanin e tij me syte e mbushur me lote. Disa copa te qendisura me mjeshteri jane duke u qepur ne disa kostume popullore Shqiptare prej punetoreve duar arte - por ndoshta jo edhe per shume kohe.
"Qendistaret e vjeter tanime po plaken, dhe te rinjte nuk kane deshire te ndjekin hapat e tyre sepse nuk ka fitim," thote Rreli per IWPR. "Qendistari ne Shqiperi po vdes".
Numri gjithnje e me i vogel i prodhuesve te kostumeve nuk arrin te siguroje te ardhura te mjaftueshme per shkak te konkurences jo te ndershme prej prodhuesve te palicensuar ne menyre jo artizanale dhe te nje ndjenje mungese mbeshtetjeje nga qeveria.
Si rezultat, industria nuk eshte me terheqese per te rinjte, te cilet shohin se veshtire se mund te sigurojne jetesen duke ushtruar kete forme arti e cila dikur ishte teper e vleresuar.
Rreli eshte nje prej pese familjeve Shqiptare te cilat vazhdojne te prodhojne kostume te tilla. Ai ofron rreth 20 modele te ndryshme duke filluar nga zonat ne kufirin me Greqine ne jug, dhe ne rajonet e malesise ne Alpet Veriore te Shqiperise si edhe te zones se Mitrovices ne Kosove. Secili prej ketyre kostumeve eshte i vecante dhe mund te kerkoje deri tre vjet pune per t'u prodhuar.
Ne Shqiperi, nje kostum popullor per burra shitet per 20-30,000 leke - 140-220 dollare Amerikan - ndersa nje kostum femre kushton 15-22,000 leke (110-160 dollare Amerikan). Nje kostum shume i ngarkuar apo teper i vecante mund te kushtoje deri 15,000 dollare ne tregun nderkombetar.
Megjithese keto veshje jane shitur ne te gjithe boten dhe kane fituar cmime te shumta, industria eshte demtuar rende gjate ketyre 12 vjeteve te fundit pas renies se regjimit komunist.
Vershimi i kopjeve te lira ka bere qe kerkesa per veshjet e prodhuara tradicionalisht me dore te bjere ndjeshem. Tani Rreli shet jo me teper se pese kostume ne muaj gjate sezonit turistik - dhe pothuajse asnje gjate pjeses tjeter te vitit.
Ekipi i tij punon ne rrethinat e Tiranes - sepse ne kete menyre ai mund te shmange pagesen e larte te qerave dhe taksat e shtetit.
"Gjate komunizmit, ishte ndryshe sepse qeveria na furnizonte me te gjitha materialet e nevojeshme. Tani duhet ti importojme te gjitha dhe cmimet jane shume te larta," thote ai.
Aferdita Onuzi, drejtoreshe e Institutit te Kultures Popullore - nje arkiv kombetar me mbi 33,000 kostume te rralla nga e gjithe Shqiperia - thote per IWPR se artizanet duhet te mbeshteten me teper nese duam qe mjeshteria e tyre te mbijetoje.
"Nese gjerat vazhdojne si tani, veshtire se do te ruajme ndonje pasuri te kultures sone popullore e cila ka mbijetuar per shekuj me rradhe," thote ajo.
Pervec ndjenjes se mungeses se mbeshtetjes nga autoritetet - te akuzuara nga artizanet per taksat e larta ndaj bizneseve tradicionale ndersa lejojne qe bizneset e palicensuara te prodhimit te veshjeve te punojne lirisht - industria eshte goditur gjithashtu edhe nga ndryshimi i qendrimit te njerezve ndaj veshjeve dhe modes.
Ne te kaluaren, vajzat e reja Shqiptare martoheshin me veshje tradicionale te krijuara gjate shekujve dhe specifike per zonat e tyre - por tanime shume pak vajza te reja preferojne te veshin nje kostum te tille ne diten e tyre te dasmes.
Perkundrazi, ato tani veshin fustanet e bardha tradicionale te vendeve perendimore te cilat gjenden lehtesisht ne cdo dyqan dhe mund te merren me qera ne te gjithe vendin. Tanime duken teper te largeta ditet kur vajzat qendisnin me kujdes nje pjese te kostumit te dasmes se shoqeve te tyre, si nje dhurate per martese.
Rovena Kalaja eshte redaktore e gazetes Albania ne Shqiperi.