Rrofte Rindertimi I Popullit
Serbia po rinderton urat e saj - dhe mendjet e saj. Akademiket po rivleresojne shpirtin e Brezhnjevit. Kina mbeshtet Kryeministrin Jugosllav Momir Bu La To Vic. Dhe presidenti yne krenohet: “Vendi yne eshte me i liri dhe me demokratiku ne bote.”
Rrofte Rindertimi I Popullit
Serbia po rinderton urat e saj - dhe mendjet e saj. Akademiket po rivleresojne shpirtin e Brezhnjevit. Kina mbeshtet Kryeministrin Jugosllav Momir Bu La To Vic. Dhe presidenti yne krenohet: “Vendi yne eshte me i liri dhe me demokratiku ne bote.”
Ne kemi mundur ne menyre trumfale NATO-n, mbrojtur Kosoven, dhe ja kemi dale te rivendosim Kombet e Bashkuara ne vendin qe i takon. Tani i jemi futur rruges se Rindertimit te lavdishem.
“Ka shume mundesi qe rezultatet e Rindertimit do te jene nje surprize pozitive jo vetem per ne por per te gjithe boten,” i tha Radio TV Serbia Dr. Mira Markovic, gruaja e presidentit. Reforma kurajoze dhe bashkepunimi teper i ngushte me “pjesen progresive dhe demokratike te njerezimit,” si Korea e Veriut, Kina, Rusia, dhe Bjellorusia, kane vazhduar te zhvillohen me te shpejte.
“Vendi yne eshte me i liri dhe me demokratiku ne bote,” ka thene Slobodan Miloshevici. Kjo eshte aresyeja sepse ne vazhdojme, dhe sepse jeta vazhdon. Ne kemi ruajtur sovranitetin tone, konfirmuar pavaresine tone, dhe nuk kemi lejuar qe ushtrite Amerikane dhe Franceze te shkelin gjithe vendin tone. Ata do te na luten qe ne ti falim.
Megjithate, anketimet zyrtare te opinionit publik thone se vetem 25 per qind e popullsise duan pajtim me vendet e NATO-s.
Ne shperthimin e pare te entuziasmit popullor, Presidentet Miloshevic dhe Milan Milutinovic, presidenti i Serbise, jane vene ne gare se kush do te ngreje me teper pllaka mermeri qe shpallin fillimin e Rindertimit. Shikuesit e televizionit jane mbytur me premtime se cdo gje qe eshte shkaterruar do te rindertohet qe te nesermen.
Ne nuk kemi nevoje per ndihmen e huaj, ne mund te bejme cdo gje vete, ne jemi aq te zgjuar, ne jemi shume te zote, ne kemi nje udheheqje te mencur. Ne jemi me fat qe udhehiqemi nga Shoku Slobodan. Sipas Shoqates se Ushtareve ne Pension, ai “eshte shnderruar ne nje udheheqes boteror ne lufte per liri dhe eshte bere nje simbol i rezistences se shekullit te 20te.”
Ne euforine e pas fitores, duket sikur ne kemi fjetur gjate 77 diteve te bombardimeve. Sikur asgje nuk ka ndodhur, sikur kemi rifilluar atje ku kishim mbetur me 24 Mars, sikur te ishte e vertete se vetem disa qindra ushtare tane kane vdekur. Sikur te ishte e dukeshme qe anje krim nuk eshte kryer kunder Shqiptareve. Si mundemi ne Serbet, te cilet vetem kemi mbrojtur vendin tone per shekuj me rradhe, te bejme keq dikujt tjeter?
Ky eshte vendi i udhehequr nga patriotet e kercimit nga Radio Kosava (drejtore dhe pronare: Marija Markovic, e bija e Presidentit), nga nje strukture e sapo hapur per argetimin e femijeve nga vellai i saj Marko Milosevic, nena Dr. Mira Markovic dhe mbi te gjithe burri i saj, Slobodan.
Ata moralizojne se “gatishmeria per Rindertimin eshte e atille qe do te jete po aq efikase sa edhe Mbrojtja.” Ata po na bindin se cdo gje eshte nen kontroll ne Kosove, se dinari do te mbijetoje, se reformat do te behen shpejt, se koalicioni qeveritar i perbere nga Socialistet, Komunistet dhe Radikalet do te kujdesen per ne perjetesisht.
Pikerisht tani Radio Beogradi po transmeton lajme te tmerrshme: nje zjarr i madh ka perfshire te gjithe Suedine, prodhimi i celikut ne Hollande ka rene me 20 per qind, korrja nuk ka filluar akoma ne SHBA, ne Pakistan nuk mund te gjesh me asnje gram oriz. Te gjithe ne Republiken Ceke jane penduar qe kane filluar privatizimin dhe kerkojne te kthehen ne Paktin e Varshaves. Njerezit po vdesin nga uria ne Hungari, po organizohet kthimi i Nicolae Ceausescu dhe gruas se tij Elena ne Rumani.
Akademiket Serb po punojne per te rilindur shpirtin e Leonid Brezhnev. Polaket po kerkojne qe ushtaret Rus te pushtojne Varshaven. Kina mbeshtet Kryeministrin Jugosllav Momir Bu La To Vic. Koreanoverioret na adhurojne ne. Kuba po na dergon pershendetje.
Ne momentin kur filloi Rindertimi, presidenti Jugosllav u dha shperblime dhe tituj mbi nje mije ushtareve dhe policeve, si edhe po aq fabrikave dhe firmave dhe punetoreve te tyre. Emrat e fituesve me fat u lexuan per 20 minuta rresht ne lajmet kryesore te mbremjes ne televizion. Vetem ata qe nuk deshen te fitonin nuk jane vleresuar.
Politika lajmeronte ne faqen e saj te pare se kishte fituar me merite “Dekoraten per Merita te RFJ” per tregimin e “patriotizmit, kurajos, vete inisiatives, sakrifices, humanitetit, solidaritetit, profesionalizmit, dhe nje perpjekje te vecante ne permbushjen e detyrave te saj ne kushtet e luftes.”
Medalja e Kurajos i eshte dhene “mbrojtesve te urave”, nje grup qytetaresh te marre ne pune dhe te paguar per tu thene gazetareve te televizionit shteteror Serbia se ata jane gati te notojne ne lumin Sava ne se armiku i godet. Medalja i eshte akorduar edhe manifestimit “Me kenge kunder Luftes”, ne te cilin moren pjese te gjithe kengetaret qe ishin ne gjendje te hapnin gojen dhe te vinin ne loje Clintonin.
Nje numer togeresh, kolonelesh dhe kapitenesh te Policise Popullore jane dekoruar me nje sere dekoratash: urdheri i “fucise se sigurimit te shkalles se pare” urdheri “per merita te se vertetes se mbuluar dy meter nen toke”, urdheri per “skuadrat paraushtarake te vdekjes”..
Dhe pastaj filloi. Mitingu i opozites ne Cacak: 20,000 protestues. Demonstrimi ne Uzice: 10,000 vete. Ne Leskovac, nje bastion i SPS, 20,000 pjesemarres te nxehur te cilet guxuan te kerkonin listen e te vrareve dhe te humburve ne lufterat fitimtare. Ne Prokupje: 5,000 banore. Ne Novi Sad, 25,000 njerez ne sheshin e qytetit. Ne Kikinda: 6,000 njerez te pakenaqur me triumfin ne Kosove. Mitingjet ne Krusevac, Kraljevo, Valjevo, dhe Nis po pergatiten.
Kerkesa kryesore: doreheqja e Slobodan Miloshevicit. Peticionet po nenshkruhen. Ata thone se presidenti ka vdekur, vetem se askush nuk ia ka thene akoma atij.
Por e perditeshmja qeveritare Politika ka nje shpjegim per keto. Ajo na informon se doreheqja e presidentit po kerkohet nga tradhetaret, mercenaret, inormatoret e CIA-s, kolona e peste, llumi moral, politikanet e vegjel, armiqte e brendshem, dezertoret, frikacaket te cilet u larguan nga bombardimet, te ashtuquajturit beresit e paqes, provokatoret, simpatizantet e Amerikes, armiqte e popullit te tyre.
Nderkohe, Serbia po shembet. Ajo eshte gati te shitet per cmimin me te ulet. Ajo eshte mbledhur rreth kuzhinave te supes, dhe eshte zhytur ne kazanet e plehrave te cilat nuk i zbras me askush.
Ajo eshte e nxehur, dhe nuk eshte ne gjendje te perballet me te verteten: ne kemi kryer krime, vrare, hedhur njerezit neper varre te perbashket. Ne besonim, sic kishte njoftuar Politika tre dite perpara luftes, se nuk do te kete me “Shiptars” (termi perbuzes per Shqiptaret) kur te mberrije NATO-ja. Ne donim te “lironim” cdo Shqiptar nga themelet e shkaterruara te shtepive te tyre, dhe te perserisnim cdo gje qe kemi bere me sukses ne Kroaci dhe Bosnje.
Sa per mua, une jam ulur perballe ekranit te kompjuterit dhe po permbledh meritat dhe dekoratat e mija personale: Kam mbajtur patriotikisht kova me uje, dhe kam pritur me durim ne erresire. Kam pire heroikisht te gjitha cigaret qe mund te gjeja, dhe te gjitha pijet qe mund te blija. Kam treguar kurajon time perpara internetit, duke luftuar luften time te informacionit.
Mua me duket se dicka e quajtur lufte civile eshte e pashmangeshme ne Serbi. E vetmja pyetje eshte nese kjo do te ndodhe neser apo pas gjashte muajsh.
“Ne kemi duruar heroikisht sakrificat dhe kemi filluar Rindertimin,” po thote zeri i radios. Por a do te ndryshoje dicka seriozisht dhe shpejt? Mos po tallesh: eshte kohe vere. E kush mund te rrezoje rregjimin ne kete vere te nxehte?
Petar Lukovic eshte nje gazetar i vendosur ne Beograd per Feral Tribune te Zagrebit dhe redaktor i XZ, nje reviste kulturore, e botuar ne Beograd.