Te Huajt Zbulojne Rreziqet E Investimit Ne Bosnje

Kater vjete pas perfundimit te luftes dhe me teper se 4 miliard dollare ndihme, investitoret e huaj duhet te ishin ne rradhe per te hyre ne Bosnje dhe tregun e saj prej 3.5 milion banoresh. Por ata kane pasur nje eksperience te hidhur - dhe te kushtueshme

Te Huajt Zbulojne Rreziqet E Investimit Ne Bosnje

Kater vjete pas perfundimit te luftes dhe me teper se 4 miliard dollare ndihme, investitoret e huaj duhet te ishin ne rradhe per te hyre ne Bosnje dhe tregun e saj prej 3.5 milion banoresh. Por ata kane pasur nje eksperience te hidhur - dhe te kushtueshme

Thursday, 10 November, 2005

Pothuajse kater vjet pas perfundimit te luftes ne Bosnje dhe pas injektimit te me teper se 4 miliard dollare ndihma, investitoret e huaj duhet te ishin vene ne rradhe per te hyre ne kete treg prej 3.5 milion banoresh. Perkundrazi, ata pak qe kane ardhur jane ndodhur te bllokuar ne nje burokraci te tipit komunist, korrupsion te perhapur kudo dhe taksa te shumta.


Dy gazetare Amerikane mberriten ne Sarajevo ne Mars te 1999 per te nisur gazeten e pare lokale ne gjuhen Angleze, The BiH Reader. Gazeta te tilla kane pasur shume sukses ne vende te tjera ish komuniste ku ka komunitet te madh te huajsh. Duke synuar 15,000 punonjesit e huaj te organizatave nderkombetare dhe 30,000 ushtaret e SFOR qe jetojne ne Bosnje, projekti dukej te ishte teper fitimprures.


Perpara se te vinin ne Bosnje, themeluesit e gazetes kishin lexuar ne faqen e internetit te Zyres se Bosnjes per Promovimin e Investimeve te Huaja dhe Tregetise, se Bosnja ishte nje "vend i mundesive". Per me teper, faqja e internetit shpjegonte se si mund te krijohej nje kompani ne pronesi 100 per qind te huaj ne BiH "me nje procedure te thjeshte, vetem me dy hapa".


Dukej shume e bukur per te qene e vertete - dhe ne fakt keshtu ishte. Pas pothuajse shtate muajsh lufte me zyrtaret, gjate se ciles ata nuk munden te regjistronin gazeten e tyre dhe pesuan humbje te medha financiare, themeluesit kane vendosur te terhiqen.


Ne Bosnje regjistrimi i nje kompanie eshte i domosdoshem per te hapur nje llogari prane zyres se pagesave, te ashtuquajturen ZPP, nje organizem te trasheguar qe prej kohes se komunizmit nepermjet te cilit duhet te kalojne te gjitha transaksionet e parave. Zyra e pagesave eshte nje mjet teper efektiv per te siguruar kontrollin politik mbi ekonomine dhe si rrjedhim drejtohet nga partite ne pushtet.


Pa nje dokument regjistrimi te vlefshem, nje kompani nuk mund te mbledhe borxhet. Pavaresisht nje numri gjithnje ne rritje te reklamuesve te interesuar dhe nje numri lexuesish gjithnje e me te madh, The BiH Reader nuk mund te mblidhte parate qe i kishin borxh per te tre edicionet e botuara, sepse ajo nuk ishte regjistruar sipas rregullit.


Pas mberritjes ne Bosnje, themeluesit e gazetes u perballen edhe me nje surprize tjeter. Ajo qe nuk ishte e shkruajtur ne faqen e internetit ishte se pronesia 100 perqind e huaj mbi nje gazete ne Bosnje nuk eshte e mundur, sepse media konsiderohet dhe trajtohet si nje "industri strategjike". Per kete aresye, ata u detyruan te gjenin nje partner lokal i cili te merrte te pakten 51 per qind te pronesise.


Regjistrimi kerkonte marrjen e lejeve nga te pakten dhjete ministri, secila prej tyre - thone themeluesit e gazetes - e vononte vendimin e saj ne menyre te paaresyeshme, apo nuk pranonte te jepte pergjigje. Ne menyre qe te firmosnin disa dokumente ne Ministrine e Tregetise se Jashteme, te vendosur ne Mostar - 120 kilometra dhe dy ore udhetim me makine nga Sarajevo - ata udhetuan per atje tre here, duke rendur pas Ministrit i cili nuk gjendej asnje here ne zyre. "Ai as nuk mund ta hidhte ne kutine e postes regjistrimin," shpjegon John Biemer, redaktori i BiH Reader.


Disa zyrtare duket se jane ngaterruar nga pasaktesite e ligjit qe rregullon investimet e huaja ne media. Ne Qershor, me teper se tre muaj pas fillimit te procedurave, Ministri i Tregetise se Jashteme te Bosnjes i informoi ata se ligji nga i cili varej regjistrimi akoma nuk kishte hyre ne fuqi, sepse duhet te miratoheshin nga parlamenti edhe disa masa shtrenguese te tjera. Askush nuk e dinte se kur do te paraqitej apo do te aprovohej ligji.


Avokati i pare qe perfaqesonte The BiH Reader dha doreheqjen, i merzitur nga te gjitha keto pengesa. I dyti i keshilloi ata me kot qe te kerkonin nderhyrjen politike te dikujt ne rangjet e larta te komunitetit nderkombetar. Megjitate, pavaresisht presionit nga atasheu tregtar i Ambasades se SHBA dhe Zyres se Perfaqesuesit te Larte, zyrtaret lokal vazhduan ta vonojne proceduren.


Ne rast se procesi nuk do te kishte ngecur ne kete pike, gazeta do te duhej te kerkonte aprovime te tjera nga disa ministri, perfshire ketu, per shembull, Ministrine e Mbrojtjes, e cila duhet te verifikoje qe zyrat - ne kete rast nje apartament i marre me qera - nuk jane vendosur ne nje vend me rendesi strategjike.


"Vecanerisht e bezdiseshme per ne ka qene pamundesia jone per te marre vesh ekzaktesisht cili apo cfare ishte faji - avokate jo te zote, ministra te korruptuar, shtresat e burokracise, apo vete ligjet," ka shkruajtur John Biemer, redaktori i gazetes ne nje artikull lamtumire te botuar ne shtypin lokal.


Per ata investitore te cilet kane kaluar me sukses procesin e rregjistrimit, duket se duhet te kalohen pengesa te tjera te panumerta. Kjo ilustrohet me se miri nga rasti i Intermarche, firmes se madhe Franceze te supermerkatave, e cila investoi 11 milion Marka Gjermane per ndertimin e nje hipermarketi te ri te quajtur Interex.


Pervec komplikimeve me rregjistrimin, Intermarche e bleu token nga familja me lidhje te forta politike Delimustafic dhe puneson 55 punetore, per secilin prej te cileve duhet te paguaje nje takse qe shkon deri 87 per qind te pages se tyre.


Hipermaketi prej 6,000 metra katrore siperfaqe ne lagjen e jashteme Stup te Sarajevos ne fakt u hap me 1 Shtator, por u mbyll nga policia financiare vetem 21 dite me pas. Shpjegimi zyrtar per mbylljen eshte nje rregull i mbetur qe nga koha e komunizmit, sipas te cilit ndalohet shitja me shumice dhe me pakice ne te njejtin vend.


Drejtuesit e Interex e dinin kete rregull dhe e kishin diskutuar ceshtjen me Kryeministrin e Federates Edhem Bicakcic perpara hapjes. Bicakcic i kishte siguruar ata se ky rregull ishte mjaft i vjeter dhe se ata mund te vazhdonin me projektin e tyre.


Drejtori i projektit Jean Francois de la Roche thote se ai nuk e di se perse u mbyll hipermarketi, por ka shume teori per kete.


Sipas nje teorie, njerezit qe punojne ne tregun e zi nuk mund te konkurojne me uljet e medha te cmimeve te Interex dhe nderhyne. Si rezultat i kufinjve teper poroze dhe mos pagimit ne mase te taksave dhe detyrimeve doganore, tregu i zi i Bosnjes ka lulezuar qe prej perfundimit te luftes. Shume figura te larta politike flitet se kane interesa te drejte per drejta ne kete sektor te ekonomise.


Nje teori tjeter eshte se Interex eshte bere viktime e nje lufte te brendeshme ne policine financiare. Nje grup inspektoresh financiare kane akuzuar eproret e tyre me ane te nje letre te hapur se kane shitur 5 milione Marka Gjermane mallra te konfiskuara dhe kane pervetesuar fitimet.


Pavaresisht nga aresyeja, Interex u detyrua te mbyllej per dy jave dhe ka pesuar humbje financiare gjate ketyre koheve. Megjithate, de la Roche mbetet optimist: "Ne kemi sherbyer per te mire," thote ai, duke theksuar se rregullat e vjetra u zevendesuan brenda pak diteve.


Jadranka Slatina eshte pseudonimi i nje gazetareje ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists