MAQEDONI: VALEVITJA E FLAMURIT SHKAKTON TENSIONE

Emblema e shqiponjes se zeze dy krereshe e Shqiptareve etnik po shkakton tensione te reja ne prag te zgjedhjeve ne Maqedoni.

MAQEDONI: VALEVITJA E FLAMURIT SHKAKTON TENSIONE

Emblema e shqiponjes se zeze dy krereshe e Shqiptareve etnik po shkakton tensione te reja ne prag te zgjedhjeve ne Maqedoni.

Friday, 6 September, 2002

Valevitja e flamurit eshte bere nje ceshtje e rendesishme ne zgjedhjet e pergjitheshme ne Maqedoni ndersa ka nisur nje debat i madh rreth faktit nese popullsia Shqiptare duhet te lejohet valevise haptazi flamurin e saj.


Maqedonasit kane kundershtuar me force perdorimin e shqiponjes dy krereshe te zeze ne nje sfond te kuq e cila sipas tyre eshte flamuri i nje shteti te huaj, Republikes fqinje te Shqiperise.


Gjate dekades se fundit te pavaresise se Maqedonise, Shqiptaret etnik kane valevitur gjithnje shqiponjen e zeze. Ata thone se kjo eshte lejuar gjate periudhes se komunizmit ne Jugosllavi, dhe se kjo embleme ka ekzistuar shume kohe perpara krijimit te shtetit te Shqiperise.


Zera paqesor jane degjuar nga kampi Shqiptar ne fund te muajit Gusht, kur Abdurahman Aliti, drejtuesi i Partise per Prosperitet Demokratik, PPD, eshte cituar te kete thene se "Une mendoj qe do te ishte me mire nese partite Shqiptare te mblidheshin se bashku dhe te binin dakort per perdorimin e flamurit shteteror Maqedonas".


Cdo efekt qetesues qe mund te kete pasur nje deklarate e tille eshte shkaterruar disa dite me pas kur ministria e brendeshme ka derguar forca policore ne Maqedonine perendimore te banuar kryesisht nga Shqiptare, per te grisur parrullat me shqiponjen e zeze nga shtyllat dhe nga ndertesat publike.


Ky veprim ka habitur kater partite me te medha te Shqiptareve etnik - PPD ndermjet tyre - te cilat kane akuzuar Maqedonasit se po perpiqen me dashje te shkaktojne tensione ne prag te zgjedhjeve te 15 Shtatorit.


Ata i kane kerkuar komunitetit nderkombetar te "perdore autoritetin e tij per te shmangur gjendjen e tensionuar dhe rrezikun e pershkallezimit te konfliktit".


Megjithate, ky ka qene vetem episodi me i fundit ne nje sere mosmarreveshjesh mbi simbolet kombetare te cilat kane shtuar tensionet ndermjet dy komuniteteve.


Autoritetet jane perpjekur te zgjidhin kete problem nepermjet miratimit te nje ligji ne vitin 1997, kur parlamenti ka ratifikuar nje vendim te gjykates kushtetuese e cila ndalonte valevitjen e cdo flamuri tjeter pervec atij shteteror dhe te pushtetit vendor.


Ndersa ky ligj me pas eshte abroguar, ai ka qene ne fuqi me 7 Korrik 1997, kur policia ne Tetove dhe Gostivar ka grisur flamujt e kuq me shqiponjen e zeze nga shtyllat perpara ndertesave te administrates lokale.


Rreth 10,000 Shqiptare etnik kane dale ne rruge per te protestuar. Gjate protestave jane vrare tre njerez dhe jane plagosur disa qindra te tjere gjate incidenteve ne Gostivar, ndersa policia eshte akuzuar per shkelje te te drejtave te njeriut.


Kryetaret e bashkive te Tetoves dhe Gostivarit, Alajdin Demiri dhe Rufi Osmani, dhe kryetaret e keshillave bashkiake, nuk kane pranuar te ulin flamujt dhe jane arrestuar, gjykuar dhe denuar me burgim.


Ne fillim te vitit 1999, qeveria e re e drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe Partia Demokratike e Shqiptareve, PDSH, ka miratuar nje amnisti per te burgosurit politik dhe keta drejtues lokale jane liruar.


Nje vit me pas, Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strazbourg ka kundershtuar nje apel nga Rufi Osmani, i cili ka thene se atij i jane shkelur te drejtat njerezore. Gjykatesit e Strazburgut kane arritur ne vendimin se policia dhe sistemi gjyqesor ne Maqedoni kishin vepruar brenda kuadrit ligjor dhe nuk kishin shkelur kompetencat.


Ceshtja e perdorimit te flamurit, e lidhur ne menyre te pashmangeshme me paragjykimet dhe stereotipet per Shqiptaret dhe besnikerine e tyre ndaj vendit ne te cilin jetojne, nuk eshte trajtuar me seriozitetin e duhur ne marreveshjen kuader te Ohrit, e cila i dha fund konfliktit te vitit te kaluar ne Maqedoni.


Per fat te keq, as procesi i Ohrit dhe as ligjet nuk jane perdorur per te zgjidhur konfliktin mbi simbolet kombetare, i cili pritet te vazhdoje edhe per shume kohe pas perfundimit te procesit te tanishem elektoral.


Iso Rusi eshte kryeredaktor i se perjaveshmes Lobi ne gjuhen Shqipe ne Maqedoni.


Macedonia, Albania
Frontline Updates
Support local journalists