KOSOVE: POLICIA PERBALLE MURIT TE HESHTJES
Vrasjet po shtohen ne Kosoven perendimore por askush nuk eshte i gatshem te identifikoje vrasesit.
KOSOVE: POLICIA PERBALLE MURIT TE HESHTJES
Vrasjet po shtohen ne Kosoven perendimore por askush nuk eshte i gatshem te identifikoje vrasesit.
“Mu kujtua perseri koha e luftes,” thote shoferi i taksise. “Shpertheu panik ndersa njerezit e armatosur qelluan me bresheri ndaj nje makine Mercedes dhe nje dyqani”.
Shqiptari 40 vjecar duket i qete ndersa pi nje caj perpara nje lokali me lojra elektronike ne Peje, nje qytet i madh ne Kosoven perendimore. Por megjithese sulmi ka ndodhur dy jave me pare, ai nuk pranon te thote emrin e tij per IWPR, dhe thote se ai eshte gjithnje i vemendeshem dhe perpiqet t’ju shmanget incidenteve te tjera me arme.
Tre vete kane vdekur ne incidentin e 2 gushtit, perfshire dy vajza shqiptare, Florina Kelmendi, 11 vjec, dhe Antigona Dudushaj, 14, te cilat ndodheshin ne dyqan ne momentin e sulmit ndaj tij.
Askush nuk eshte arrestuar ende, dhe nuk eshte e qarte se kush mund te kene qene vrasesit. Banoret vendas thone se sulmi ka pasur te beje me interesa biznesi rivale.
Shoferi i taksise pranon se megjithese ai eshte i zemeruar per vrasjen e dy vajzave te vogla, ai nuk do te shkonte ne polici edhe nese do te kishte njohur fajtoret. “Perse duhet te rrezikoj jeten time per te ndihmuar policine te zgjidhe nje krim te kryer ne rradhet e nje grupi njerezisht te cilet kane bere pasuri Brenda pak kohesh duke u marre me aktivitete te pista?” pyet ai.
Ai shpjegon, se deshmitare te cilet pranojne te japin informacion mund te presin ndeshkime. Mungesa e deshires per te folur haptazi ndaj krimineleve eshte nje gje e zakoneshme, dhe nje prej aresyese perse kaq shume dhune kalon pa u ndeshkuar ne Kosove.
Rajoni i Pejes po provon nje shtim te konsiderueshem te dhunes dhe gjakderdhjes kohet e fundit. Sipas forcave te policise te drejtuara nga Administrata e Perkoheshme e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, kete vit kane ndodhur 22 vrasje – tre me teper se gjate gjithe vitit 2002. Gjashte vete kane vdekur deri me tani kete muaj, tre prej te cileve femije.
Shkaqet kane qene te ndryshme – disa nga vrasjet kane te bejne me krimin e organizuar dhe rivalitetin ne biznes, ndersa te tjerat kane qene per hakmarrje ndermjet familjeve shqiptare. Nje burre ka vdekur dhe dy te tjere jane plagosur me 9 Gusht kur makina e tyre eshte sulmuar me arme zjarri ne fshatin Jablanice e Vogel ne nje ngjarje e cila mendohet se ka qene nje mosmarreveshje mes familjeve.
Dhuna etnike ndermjet shqiptareve dhe atyre serbeve te cilet jetojne ende ne zona te izoluara ne kete pjese te Kosoves vazhdon te mbetet shqetesuese. Dy te rinj serbe – Pantelija Dakiq, 11 vjec, dhe Ivan Jovoviq, 20 – jane qelluar per vdekje me 13 Gusht ndersa po laheshin me nje grup shokesh ne nje lum prane qytetit te Gorazdevac. Kur Peshkopi i Kishes Ortodokse Serbe, Artemije, ka shkuar per vizite ngushellimi ne familjet e tyre, ai nuk ka thene fjale shume ngushelluese per familjet. “Ai nuk eshte as i pari dhe nuk do te jete i fundit,” i ka thene ai babait te Pantelijas.
Por paveresisht nga aresyet, vrasjet e shumta kete vit kane nje te perbashket. Nuk ka deshmitare te besueshem, dhe asnje arrestim nuk eshte bere ne lidhje me to, edhe ne rastet kur ato kane ndodhur ne mes te dites.
Policia e UNMIK ankohet se pavaresisht nga fakti se cfare perkatesie etnike kane viktimat dhe vrasesit e tyre te mundeshem, askush nuk eshte i gatshem te jape ndonje prove apo informacion.
“Edhe nese nje krim kryhet ne mes te dites, ne nuk kemi deshmitare,” thote Ferhat Abdel, shef i policise se UNMIK per rajonin e Pejes.
Antoneta Kastrati, 22 vjec, eshte nje shembull tipik i banoreve te fshatit Zahaq te cilet nuk do te flisnin edhe nese do te kishin pare dicka. “Vrasja e femijeve serbe ka qene dicka e tmerrshme per te gjithe fshatin,” thote ajo per IWPR. “Por edhe nese do te kisha pare dicka, do te mendohesha mire perpara se te vendosja te deshmoja, sepse ata qe e kane bere do te mund te hakmerreshin lehtesisht jo vetem ndaj meje por edhe ndaj gjithe familjes sime”.
Nuk eshte fjala vetem per frike – komuniteti shqiptar ka tendencen te jete i mbyllur ndaj te huajve, vecanerisht autoriteteve. Gjate sundimit serb – vecanerisht gjate periudhes se Sllobodan Millosheviqit si president – shume kosovare jane perpjekur vazhdimisht te shmangin kontaktet me ate qe e konsideronin si nje shtet armiqesor ndaj tyre. Kur kane pasur probleme, ata jane mbeshtetur tek familjet apo maredheniet shoqerore per te zgjidhur ato, ne vend qe ti drejtoheshin per ndihme policise.
Casey Johnson, nje aktivist i paqes i cili jeton ne Zahaq, ka thene per IWPR se “fakti qe njerezit nuk do te shkonin deri aty sa te tradhetonin njerezit e tyre ne interes te drejtesise eshte i rrenjosur thelle ne kulturen e vendit”.
“Per shumicen e kosovareve, policia dhe shteti kane qene armiq per nje kohe te gjate. Njerezit kane mbijetuar duke u meshtetur tek familjet dhe duke mbrojtur njeri tjetrin nga shteti i cili i shtypte,” thote Johnson.
Dobesia e institucioneve te ruajtes se ligjit ne Kosove eshte natyrisht nje pengese per zgjidhjen e krimeve te pazbuluara dhe te pandeshkuara. Forca e rekrutuar lokalisht, Sherbimi Policor i Kosoves, SHPK, eshte ende ne hapat e saj te pare, dhe rekrutimi e stervitja e pjestareve te saj ka filluar vetem ne vitin 1999.
Forca policore e UNMIK eshte kritikuar per mos arritjen e rezultateve ne kete fushe. Ajo eshte e perbere prej rreth 5,000 pjestare te cilet jane ofruar nga 49 vende te ndryshme me nje te kaluar profesionale shume te ndryshme. Meqenese pjesa me e madhe e ketyre qendrojne ne Kosove vetem gjashte apo 12 muaj, ata kane pak mundesi te njohin mire kushtet ne rajon.
“Ne Kosove kemi nje rend te importuar nga jashte, i cili nuk eshte yni,” ankohet Ramush Haradinaj, kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, AAK. “Ketu ka police nga vendet e botes se trete dhe Europa Lindore, dhe ne nuk jemi te bindur qe ata e kryejne si duhet kete detyre ne vendet e tyre, per te mos folur pastaj per ne Kosove”.
AAK e drejtuar nga Haradinaj eshte partia e trete e shqiptareve ne Kosove, me nje mbeshtetje te fuqishme ne Peje dhe pjese te tjera te Kosoves perendimore.
Komentet e tij te ashpra jane te zakoneshme per shume nga drejtuesit e tjere shqiptare, te cilet jane te pakenaqur nga prezenca e policeve te huaj dhe thone se do te ishte me mire sikur vendasit te merrnin nje rol me te madh ne hetimin e krimit. Por ne Peje, te pakten, keto kritika nuk jane krejtesisht te justifikuara. Derek Chappel dhe Refki Morina – zedhenes respektivisht te UNMIK dhe SHPK – kane thene per IWPR se oficeret vendas ne fakt jane te perfshire ne hetimet mbi gjashte vrasjet te cilat kane ndodhur ne Gusht.
Disa njerez ne Kosove e pranojne se asnje force policore nuk do te arrije rezultate per sa kohe qe do te perballet me nje mur heshtjeje nga popullsia.
“Policia nuk mund te hetoje ne erresire nese qytetaret nuk ofrohen dhe tregojne ato qe kane pare,” thote Senad Muhaxheri, nje shites dyqani. “Njerezit ketu nuk kane edukaten e nevojeshem sa te kuptojne rendesine e bashkepunimit me policine. Ne preferojme me mire te shikojme punen tone”.
Avokati i Popullit ne Kosove, Marek Antoni Nowicki, e pranon kete duke thene se “Autoritetet e vendosjes se rendit mund te mbeshteten nga qendrimi i njerezve. Policia eshte e fuqishme dhe e sukseseshme kur mbeshtetet nga komuniteti”.
Per momentin, duket sikur njerezit ne Kosove nuk mund te mbeshtesin ligjin dhe rendin, megjithese ata deshirojne ta bejne nje gje te tille.
Sic thote edhe shoferi i taksise i cili ka pare vajzat e vogla te vriten ne Peje “Jeta ne rrafshin e Dukagjinit, vlen 25 cent”.
Jeta Xharra eshte drejtuese e projektit te IWPR dhe Tanja Matiq eshte koordinatore e projektit ne Kosove.