BOSNJE: SHTOHET RRJEDHJA E TRURIT
Ekzodi i te rinjve dhe njerezve te talentuar mund te rrezikoje seriozisht zhvillimin e vendit.
BOSNJE: SHTOHET RRJEDHJA E TRURIT
Ekzodi i te rinjve dhe njerezve te talentuar mund te rrezikoje seriozisht zhvillimin e vendit.
Ashtu si Gerard Depardieu ne filmin e Hollivudit "Green Card" nje 30 vjecar nga Bosnja ka bere nje martese te sajuar me te dashuren e kusheririt te tij - nje vajze Amerikane - vetem per te siguruar te drejten per te hyre legalisht ne SHBA. Kete muaj, ai ka marre vizen dhe eshte larguar nga Bosnje Herzegovina - ndoshta pergjithnje.
"Nuk di se cfare te bej me ne Bosnje. I kam provuar te gjitha," thote ai per IWPR perpara se te largohet, duke mos dashur te jape emrin e tij. I diplomuar per ekonomi nga Universiteti i Sarajevos, ai ka mundur te gjeje pune vetem si roje sigurimi.
Mijera te rinj te cilet e lene ne mes shkollen ose qe diplomohen nga universitetet nuk mund te gjejne nje pune te pershtateshme dhe gjithnje e me teper po zhgenjehen me deshtimin e drejtuesve te tyre politik per te permiresuar kushtet e jeteses dhe te ardhmen e tyre.
Sipas nje studimi te kryer dy vjet me pare nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim, PNUD, rreth 62 perqind e te rinjve ne Bosnje - te cilet perbejne rreth nje te katerten e popullsise - do te largoheshin nga vendi nese do te kishin kete mundesi.
Raporti i Zhvillimit Njerezor te PNUD per vitin 2002 thote se te pakten 92,000 te rinj jane larguar nga vendi ndermjet Janarit te vitit 1996 dhe fundit te Marsit te vitit 2001, ndersa disa dhjetra mijera te tjere jane ne pritje te vizave per emigrim.
"Kjo hemoragji e njerezve te rinj dhe te talentuar perben ndoshta kercenimin me te madh ne planin afatgjate per vendin," ka paralajmeruar se fundi ndermjetesi i larte nderkombetar, Perfaqesuesi i Larte Paddy Ashdown.
"Une e kuptoj se te rinjte jane te lodhur dhe u ka mbaruar durimi," thote Valida Repovac, 25 vjecare, nje aktiviste e Partise Liberale e cila punon ne ministrine e integrimit Europian. Por, ne ndryshim nga shume te rinj te tjere ne Bosnje, ajo siguron te ardhura te mjaftueshme per te mbajtur veten dhe nuk deshiron te largohet.
Megjithese fenomeni i largimit te trurit i ka fillimet e tij qe perpara luftes, numri i te larguarve eshte shtuar ndjeshem pas konfliktit. Nje sere faktoresh kane kontribuar ne kete rritje.
Ne Bosnje nuk ekziston nje arsimim i mjaftueshem teknik ne nivelin e mesem per ata te cilet nuk jane te prirur per te vazhduar universitetin. Ne te shtate universitetet e Bosnjes, ende nuk ka nje sistem funksional per arsimimin para professional. Fakti qe asnje prej universiteteve nuk jep nje diplome te njohur ne nivel nderkombetar e rendon edhe me teper kete gjendje.
Pasi perfundojne arsimimin, edhe studentet me te kualifikuar e kane te veshtire te gjejne nje pune te mire. Studenti i drejtesise ne Universitetin e Banja Luka Dragan Vujaniq, 23 vjecar, drejton nje qender te re informacioni ne universitet, e financuar nga donatoret nderkombetare dhe qyteti. Qendra se fundi ka nisur nje projekt per krijimin e nje baze te dhenash per te lidhur studentet me vende pune ne fusha si drejtesia, ekonomia, dhe industria e kompjuterave. Vujaniq thote per IWPR se projekti do te fokusohet ne "thithjen e trurit" dhe do te luftoje "rrjedhjen e trurit".
Disa prej tyre te cilet nuk mund te gjejne nje pune te mire, thjesht vendosin te mos punojne fare. Ata i shtyjne ditet ne kafenete dhe baret e shumta ne qytete. "Problemi per brezin tim eshte se ata me mire preferojne te mos bejne asgje sesa te pastrojne dyshemene e dikujt," thote Said Madacki, 30 vjec, drejtues i seksionit te informacionit ne biblioteken e Universitetit te Sarajevos.
Zhgenjimi me arsimimin dhe tregun e punes ben qe te rinjte te kene nje mendim shume te keq per politikanet dhe disa prej tyre mendojne se ata jane krejtesisht te paafte dhe nuk mund te bejne asgje per shkak te rolit drejtues te komunitetit nderkombetar ne Bosnje. Sipas nje organizate jo qeveritare rinore, Agjensia e Informimit te Rinise, OIA, pjesa me e madhe e te rinjve me te drejte vote nuk votojne fare.
Alexandra Strbac, 28 vjec, nje studente e psikologjise e cila punon edhe per OJQ-ne rinore me qender ne Banja Luka, Zdravo Daste dhe Kastel, inkurajon te rinjte Boshnjak te marrin pjese ne votime, megjithese ajo pranon se edhe vete nuk votuar per shkak te mos pasjes se nje alternative te qarte. Ajo thote se "asnjehere nuk mund te jesh i sigurte me ato qe ofrojne partite politike", dhe preferon te kanalizoje energjite e saj ne aktivitetet e komunitetit.
"Eshte e vertete qe e ardhmja duket e erret. Por une shpresoj qe do te behet me mire," thote Dragan Vujaniq. "Tani i takon te rinjve te percaktojne nje sistem te ri me idete e tyre".
Ne nje zhvillim shpresedhenes, nje numer te rinjsh Boshnjake te cilet jane larguar gjate decades se kaluar tanime po kthehen. Ne disa raste ata kane me teper mundesi te sigurojne nje pune te mire, vecanerisht me organizatat nderkombetare, sepse ata shpesh flasin gjuhe te huaja dhe jane arsimuar jashte vendit.
Ne nje perpjekje per te adresuar problemin e rrjedhjes se trurit, OIA ka paraqitur nje plan prej gjashte pikash autoriteteve te reja, perfshire edhe nje kerkese per krijimin e organizmave qeveritare per te rinjte. Ata kane percaktuar nje afat gjashte mujor, pas te cilit ata planifikojne te zhvillojne demonstrata ne rruge, nese nuk ndermerret asnje veprim.
"Te rinjte ndonjehere nuk e dine ose nuk duan ta dine se ka organizata si jona te cilat punojne per te permiresuar jeten e tyre," thote zedhenesja e OIA Merima Zuko. "Gjeja me e lehte eshte te shkosh perpara nje ambasade dhe te kerkosh nje vize per diku tjeter!"
Nidzara Ahmetaseviq dhe Julie Poucher Harbin jane gazetare te pavarura ne Bosnje.