GJINGJIQ NIS BETEJEN PER KOSOVEN

Kerkesa e kryeministrit per rikthimin e forcave Jugosllave ne Kosove veshtire se mund te pranohet nga komuniteti nderkombetar, por mund ti siguroje atij disa vota nga rradhet e nacionalisteve ne vend, ne zgjedhjet e ardheshme.

GJINGJIQ NIS BETEJEN PER KOSOVEN

Kerkesa e kryeministrit per rikthimin e forcave Jugosllave ne Kosove veshtire se mund te pranohet nga komuniteti nderkombetar, por mund ti siguroje atij disa vota nga rradhet e nacionalisteve ne vend, ne zgjedhjet e ardheshme.

Tuesday, 6 September, 2005

Londer (BCR No 405, 10-Feb-03)


Kryeministri i Serbise ka nisur nje ofensive surprize per te ardhmen e Kosoves ne perpjekje per te ndaluar hapat e Shqiptareve drejt pavaresise dhe per te forcuar imazhin e tij patriotic perpara zgjedhjeve te parakoheshme.


Zoran Gjingjiq i ka shkruajtur komandantit te NATO-s per Europen jug lindore, Admiralit Gregory Johnson, me heret kete muaj duke kerkuar leje qe trupat ushtarake dhe policia Serbe te kthehet ne province. Me pas ai i ka derguar nje leter te ngjashme edhe Keshillit te Sigurimit te OKB-se.


Gjingjiq i ka thene Havier Solanas, koordinatorit te politikes se jashteme te BE-se, gjate vizites se tij javen e kaluar ne Beograd, se ai deshiron qe komuniteti nderkombetar te nise bisedimet mbi statusin perfundimtar te Kosoves deri ne muajin Qershor.


Kjo ka qene inisiativa me e fundit ne nje seri te tillash te ndermarra nga Gjingjiq, te cilat kane shkaktuar habine e opinionit vendas dhe atij nderkombetar, dhe kane nxjerre ne plan te pare ceshtjen e Kosoves.


Keto hapa konsiderohen si nje pergjigje ndaj thirrjeve gjithnje e me te shpeshta nga Shqiptaret e Kosoves per te fituar pavaresine. Ne te njejten kohe, fushata eshte edhe nje nxitje patriotike ne prag te zgjedhjeve te parakoheshme ne Serbi.


Statusi i Kosoves ka mbetur nje ceshtje e pazgjidhur pas terheqjes se forcave Jugosllave nga provinca ne Qershor 1999. Qe prej asaj kohe, Kosova ka mbetur formalisht pjese e Jugosllavise ne kuadrin e Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te OKB, 1244.


Praktikisht, Kosova eshte nje protektorat nderkombetar nen administrimin e Misionit te OKB-se per Kosoven, UNMIK. Shumica Shqiptare ne province kerkon me force pavaresine, ndersa pakica Serbe ka kerkuar reintegrimin me Serbine.


Kembengulja e Gjingjiq per mbrojtjen e interesave Serbe perben fillimin e nje kunder sulmi ndaj presioneve gjithnje ne rritje te Shqiptareve te Kosoves dhe simpatizanteve te tyre.


Ne Maj te vitit 2002, shumica Shqiptare ne parlamentin e Kosoves ka miratuar nje rezolute me ane te se ciles kerkohej pavaresia e Kosoves. Administrata nderkombetare e ka deklaruar mocionin te pavlefshem duke argumentuar se binte ndesh me Rezoluten 1244.


Por anullimi i rezolutes se parlamentit te Kosoves i ka qetesuar vetem pjeserisht autoritetet e Beogradit, sepse ceshtja e pavaresise nuk eshte mbrojtur vetem nga Shqiptaret vendas por edhe nga organizata nderkombetare te njohura.


Grupi Nderkombetar i Krizave, ICG, ne Mars 2002 ka pergatitur nje document te titulluar "Disa pika per te ardhmen e Kosoves", ne te cilin propozohej "pavaresia e kushtezuar" per rajonin nese permbusheshin disa kritere.


Nje projekt propozim i bazuar ne kete raport eshte paraqitur ne Kongresin Amerikan ne Qershor te atij viti, duke i kerkuar Uashingtonit te mbeshtese krijimin e nje entiteti Sovran. Propozimi eshte riparaqitur ne muajin Janar te ketij viti. Kongresmenet Tom Lantosh dhe Henry Hide kane paraqitur edhe nje rezolute te re per Kosoven ne Dhomen e Perfaqesuesve, ndersa nje inisiative tjeter lokale do te paraqitet ne parlamentin e Prishtines me 13 Shkurt.


Gjingjiq mesa duket ka bere te tijen politiken e ndjekur per Kosoven nga Nebojsha Coviq, zevendes kryeminister dhe kryetar i qendres qeveritare per koordinimin e politikes per rajonin.


Politika e re eshte shpallur fillimisht Dhjetorin e kaluar, kur Gjingjiq ka thene ne nje interviste per revisten Gjermane Der Spiegel se nese Shqiptaret organizojne nje referendum per pavaresine e Kosoves, Serbet ne Bosnje mund te bejne te njejten gje, dhe ne kete rast marreveshja e paqes e Dejtonit duhet te rishikohet.


Me 16 Janar te ketij viti, Gjingjiq i eshte rikthyer kesaj teme, duke paralajmeruar se provinca po "shnderrohej para syve tane ne nje shtet" dhe ka thene se nuk mund te qendronte me i heshtur para nje situate te tille. "Tani eshte koha qe te fillohet te flitet per statusin e Kosoves dhe Metohise," ka thene ai. "Eshte me mire te reagohet tani dhe jo kur te jete bere teper vone".


Nderkohe, perfaqesuesit e Serbeve nga Kosova veriore me 20 Janar kane krijuar nje grupim te ri qeverises lokal, Shoqata e Bashkive Serbe, me synimin forcimin e lidhjeve me Serbine. Oliver Ivanoviq, nje anetar i kryesise se parlamentit te Kosoves, ka thene se ky organizem eshte krijuar ne pergjigje te frikes se Kosova po shkonte me shpejtesi drejt pavaresise.


Shoqata ka thene se ajo do te organizoje referendumin e saj ne zonat e banuara nga Serbet nese organizohet nje referendum per pavaresine e Kosoves, ku do te kerkohet ndarja e rajoneve veriore te Kosoves te banuara nga Serbet, perreth Leposaviq, dhe bashkimi i tyre me Serbine.


Mbeshtetja e Gjingjiq per kete strategji eshte theksuar me 28 Janar kur ai ka mbledhur nje grup perfaqesuesish te Serbeve te Kosoves per te pergatitur nje plan te perbashket veprimesh. Anetare te Keshillit Kombetar Serb te Kosoves Veriore dhe Qendrore dhe koalicionit Kthimi kane marre pjese ne mbledhjen, e cili ka pasur edhe mbeshtetjen e Levizjes se sapo krijuar per Kosoven dhe Metohine nen drejtimin e Momcillo Trajkoviq, nje dite me pas.


Ndersa nuk jane bere publike hollesite e strategjise se tyre, disa informacione te dala nga takimi kane lene te kuptohet se ata kane ne plan te ndertojne nje rrjet te ri keshillash lokale ne zonat e banuara nga Serbet.


Ivanoviq ka thene per IWPR se nje rrjet i tille do te inkurajonte Serbet e zhvendosur per tu kthyer ne shtepute e tyre si per te krijuar terrenin per nje kerkese te mundeshme per nje status special per Kosoven veriore, te ngjashem me ate te Republika Srpska ne Bosnje, nese Shqiptaret do te arrijne te sigurojne pavaresine e Kosoves.


Ndarja po diskutohet gjithnje e me teper si nje menyre per zgjidhjen e problemit te Kosoves, ka thene Profesori Dusan Janjiq, i Forumit per Marredhenie Etnike ne Beograd. "Nese do te arrihej shkeputja e Kosoves nga Serbia, Leposaviq do te kishte te drejten ligjore te kerkonte bashkimin me Serbine, sepse ky rajon i eshte bashkengjitur Kosoves vetem ne vitet 1960," ka thene ai.


Gjingjiq mund te kete zgjedhur kete moment per te vepruar, ndersa gjendja globale politike ka ndryshuar ne favor te Serbise. Amerika, aleati tradicional i Shqiptareve etnik, eshte i preokupuar me Irakun. BE eshte me e prirur te degjoje palen Serbe, dhe per kete aresye Gjingjiq ka kerkuar ndihmen e BE per te zgjidhur problemin. Majin e kaluar, Michael Steiner, administratori i UNMIK ne Kosove, ka thene ne Berlin se ne fund te vitit BE duhet te zevendesoje misionin e OKB-se ne Kosove.


Diplomatet perendimore mbeten te kujdeseshem ndaj inisiatives se kryeministrit Serb. Ka njoftime se Gjingjiq ka pasur nje mbeshtetje te heshtur nga aleati i vjeter i Serbise, Greqia, e cila mban presidencen e rradhes se BE dhe deshiron zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves perpara Lojrave Olimpike te vitit 2004 ne Athine.


Te tjere mendojne se kryeministri mbeshtetet ne ndihmen e Gjermanise, e cila mban presidencen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se kete vit. Berlini nuk eshte nje aleat tradicional i Serbise, por Gjingjiq ka zhvilluar lidhje te ngushta me politikanet Gjermane.


Gjingjiq ka nje nxitje te fuqishme politike per te nisur "ofensiven e tij per Kosoven". Kete vit ne Serbi pritet te zhvillohen zgjedhje te parakoheshme dhe kryeministri kerkon te permiresoje pamjen e tij ne rradhet e patrioteve nese do te fitoje ndaj rivalit nacionalist, Vojisllav Koshtunica.


Zyrtare nga Partia Demokratike Serbe e Koshtunices, DSS, jane te shqetesuar nga perpjekjet e kryeministrit per te fituar votat e nacionalisteve. Dusan Prorokoviq dhe Dragan Jociq kane denoncuar thirrjen e Gjingjiq per kthimin e ushtrise Jugosllave ne Kosove si "nje demagogji dhe pergatitje per zgjedhjet e ardheshme".


Radio Deutsche Velle ka komentuar se kerkesa e Gjingjiq per kthimin e ushtrise Jugosllave ishte e planifikuar per konsum te brendeshem. Ajo ka theksuar ne komentin e saj se kryeministri kishte zgjedhur nje "qendrim populist nacionalist qe pelqehet nga Serbet".


Por ne nje moment kur Haga po rrit presionin ndaj Serbise per te ekstraduar te dyshuarit si kriminele lufte - dhe kur bashkepunimi me gjykaten e krimeve te luftes nuk perkrahet ne Serbi - Gjingjiq duhet me cdo kusht te neutralizoje imazhin e tij jo patriotik ne lidhje me gjykaten me nje arritje patriotike, si ajo e shpetimit te Kosoves nga separatizmi i Shqiptareve etnik.


Perpjekjet e Gjingjiq per te siguruar mbeshtetjen e nacionalisteve kane evoluar edhe ne drejtim te zhvillimit te lidhjeve me Kishen Ortodokse Serbe, e cila ka qene me pare fusha e veprimtarise se Koshtunices. Me 4 Shkurt, ne mes te nje fushate te madhe ne media, kryeministri ka dorezuar publikisht diploma mirenjohjeje nga qeveria njerezve te cilet kane dhuruar fonde per katedralen e re te Shen Savas qe do te ngrihet ne Beograd.


Sido qe te jete, Gjingjiq duket se vetem mund te perfitoje nga fushata e tij per Kosoven. Brenda vendit, ai do te fitoje pike ne rradhet e nacionalisteve dhe patrioteve. Dhe megjithese kerkesat e tij nuk jane marre shume seriozisht jashte vendit, ato mund te ndikojne ne pershpejtimin e fillimit te dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit, te pakten per ceshtjet ekonomike dhe ceshtje te tjera praktike. Gjingjiq edhe nje here tjeter ka treguar instiktet e tij te forta per mbijetese politike.


Jan Briza eshte gazetar i se perditeshmes Dnevnik te Novi Sadit; Zoran Culafiq eshte nje gazetar Serb ne Kosove; dhe Tatjana Matiq eshte nje korrespondente e Deutche Welle ne Prishtine dhe nje bashkepunetore e IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists