Kosova Pergatitet Per Dimer

Me afrimin e dimrit, agjensite nderkombetare po nxitojne te sigurojne strehimin baze, por po pengohen nga probleme logjistike dhe vonesa burokratike.

Kosova Pergatitet Per Dimer

Me afrimin e dimrit, agjensite nderkombetare po nxitojne te sigurojne strehimin baze, por po pengohen nga probleme logjistike dhe vonesa burokratike.

Thursday, 10 November, 2005

Me afrimin e shpejte te dimrit, agjensite nderkombetare ne Kosove po nxitojne te ofrojne strehim baze per 350,000 njerez ne shtepite e tyre. Nderkohe, me rreth 50,000 shtepi te shkaterruara krejtesisht, rreth 350,000 njerez te tjere do te duhet te strehoen neper miq dhe te aferm gjate muajve te ardheshem.


Me pak se pese muaj pas perfundimit te fushates se bombardimeve te NATO-s dhe terheqjen e forcave Serbe nga Kosova, shumica e Shqiptareve te Kosoves te cilet u larguan nga fushata e spastrimit etnik Serb kete pranvere jane rikthyer ne province. Si rezultat i problemeve logjistike dhe vonesave burokratike, ndihma nderkombetare po vonon te mberrije.


Zyra e Komisariatit te Larte per Refugjatet te OKB (UNHCR), megjithate, mendon se ne kete moment ajo po dergon ndihma aty ku jane me te nevojeshme. "Kjo eshte nje gare kunder kohes dhe programi i pergjitheshem po shkon mire," thote zedhenesi, Peter Kessler. "Une besoj se me shume njerez do te vdesin nga te ftohtet ne Washington D.C. se sa ne Kosove."


UNHCR ka pergatitur tre tipe te ndryshme pajisjesh per shtepite te cilat mund te riparohen per te kaluar dimrin. I pari, nje pajisje e ashtuquajtur cati, perfshin mbeshtetese dhe flete plastmasi. I dyti, nje dhome e thate qe perfshin flete plastmasi, dru dhe shkume. Dhe i treti, nje dhome e ngrohte, qe permban edhe nje qilim dhe nje sobe.


Dhomat e thata dhe te ngrohta jane masa e perkoheshme per te ndihmuar perfituesit te kalojne dimrin. Catite jane menduar te jene nje zgjidhje e perhereshme, pervec fleteve te plastmasit, te cilat ne pranvere do te zevendesohen me tjegulla.


UNHCR thote se gjysma e pajisjeve te dimrit jane shperndare me ndihmen e Zyres Humanitare te Komunitetit Europian (ECHO) dhe Zyra per Asistencen ne Fatkeqesi (OFDA) dhe rreth 30 organizata jo qeveritare te tjera jane perfshire gjithashtu ne kete proces.


Pavaresisht optimizmit zyrtar te UNHCR, shume punetore te ndihmave kane frike se programi i dimerimit eshte prapa dhe shume Kosovare do te jene pa nje strehe kur te filloje debora e pare. Per me teper, ata theksojne faktin qe OFDA dhe Zyra e Inisiativave Tranzitore te USAID (OTI) jane perfshire ne program, megjithese ne rastin e OTI, ajo nuk e ka kete mandat.


Shqetesimet e punetoreve te ndihmave jane te perbashketa me ato te zyrtareve Shqiptare te Kosoves ne zonat me te demtuara, vecanerisht ne disa pjese te Kosoves perendimore te cilat akoma kane shenjat e politikes se tokes se djegur te ndjekur nga Serbet.


Ne Mitrovice, rreth 30 minuta larg nga kryeqyteti, Bajram Rexhepi, i cili eshte vendosur kryetar i bashkise nga Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK), ankohet se UNHCR nuk i ka permbushur si duhet nevojat per kalimin e dimrit ne shtepite e demtuara. "Shtatedhjete per qind e atyre shtepive qe jane caktuar per tu rindertuar nuk jane gati per dimrin," thote ai, duke theksuar se Fondacioni Komunitetit Habitat (CHF) ka qene me efektiv dhe, pasi ka bere nje studim te zones, ka filluar te ndihmoje ne rindertimin e 300 shtepive.


UNHCR klasifikon shtepite sipas shkalles se demtimit me nje shkalle ne ulje nga 1 ne 5, ku 1 eshte pak e shkaterruar dhe 5 eshte krejtesisht e shkaterruar. Nga 7,200 shtepi ne Mitrovice 30 per qind jane demtuar, sipas Rexhepit, i cili thote se autoritetet lokale kane nje dokumentim fotografik te demit ne cdo shtepi.


Meqenese duhet nje kamion 25 tonesh per te transportuar tre cati, atehere llogaritet se do te duheshin 16,666 udhetime per te plotesuar programin. Megjithese ritmi i projektit te dimrit eshte rritur keto javet e fundit dhe agjensite nderkombetare e kane bere ate si prioritetin e tyre te pare, probleme logjistike dhe burokratike vazhdojne te pengojne programin. Per me teper, Forca e udhehequr nga NATO ne Kosove (KFOR) po pergatit fushimet e saj dimerore per trupat e saj dhe ka prioritet.


Pjesa me e madhe e materialit te ndertimit hyn ne Kosove nga Maqedonia fqinje me kamion, megjithese nje pjese e tyre vjen edhe me trena. Kjo pergjithesisht sjell ngadalesim ne kufirin Kosove-Maqedoni, te krijuar kryesisht nga nje takse 1$ qe eshte vene nga Misioni i OKB ne Kosove (UNMIK) per cdo kamion qe hyn ne province, qe grumbullohet ne kufi.


Nje problem tjeter, edhe me serioz eshte Shkupi. Autoritetet Maqedonase ndryshojne vazhdimisht taksat dhe statusin e ndihmave humanitare qe hyne ne Kosove, ne nje perpjekje per te marre pjesen e tyre, gje qe detyron zyrtaret nderkombetare te apelojne vazhdimisht prane Shkupit per te lejuar kalimin e autokolonave me ndihma humanitare.


Sapo materialet e ndertimit mberrijne ne Kosove, ato magazinohen ne nje nga depot me te medha ne Prishtine apo Orahovac. Prej aty, agjensite e ndihmave nderkombetare mbledhin materialet dhe i shperndajne ne rreth 2,000 fshatra dhe qytete. Perfituesit duhet te nenshkruajne nje kontrate ku bien dakort te strehojne edhe dy familje te tjera, ne rast te kundert materialet u sekuestrohen.


Me qellim qe te shpejtoje edhe me teper procesin e dimerimit, administratori kryesor i OKB, Bernard Kouchner sapo ka futur ne perdorim nje zgjidhje te re e cila duhet te jete nje thirrje per tregetaret kudo. Ai ka vendosur te shperndaje para ne dore per banoret te cilet nuk kane marre materialet e ndertimit dhe ti lejoje ata te blene vete materialet e duhura.


Meqenese sipermarresit Kosovare jane treguar te zote ne shmangien e detyrimeve doganore, duket se materialet e ndertimit nuk mungojne ne tregjet e Kosoves. Megjithate, pasoja e menjehereshme e politikes se re ka qene qe shume banore vendas kane filluar te refuzojne marrjen e materialeve te ndertimit duke kerkuar para.


Fron Nazi eshte Drejtor i Projektit te IWPR ne Prishtine.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists