KOSOVE: KONTRABANDA LULEZON NE ZONEN NEUTRALE
Rajoni kufitar ndermjet Kosoves dhe Malit te Zi eshte shnderruar ne nje parajse per tregtaret e paligjshem, nga e cila Kosova po humbet shuma te medha nga mospagimi i taksave.
KOSOVE: KONTRABANDA LULEZON NE ZONEN NEUTRALE
Rajoni kufitar ndermjet Kosoves dhe Malit te Zi eshte shnderruar ne nje parajse per tregtaret e paligjshem, nga e cila Kosova po humbet shuma te medha nga mospagimi i taksave.
Kontrabanda e karburanteve ne zonen e ndermjetme po lulezon si asnjehere me pare edhe pas premtimeve te administratorit nderkombetar per te luftuar kete tregti te paligjeshme.
Organizata kriminale po shfrytezojne te ashtuquajturen Zone te Sigurise, te cilen NATO e krijoi ndermjet Kosoves dhe Jugosllavise pasi ajo morri nen kontroll provincen nga Sllobodan Millosheviq ne vitin 1999.
Tregtaret te cilet shesin mallra ne zonen e sigurise prej 5 kilometra nuk paguajne taksa, duke larguar keshtu klientet nga ndermarrjet e ligjeshme dhe duke i hequr nje pjese te mire te te ardhurave administrates doganore dhe fiskale te Kosoves.
Disa dhjetra pika karburanti veprojne ne Zonen e sigurise ndermjet Kosoves dhe Malit te Zi, duke shitur naften me nje cmim prej 40 cent per liter dhe benzinen me 50 cent per liter, te pakten 30 cent me lire se cmimi i rregullt ne Kosove.
Cmimet e ulta sjellin ne kete zone nje numer te madh njerezish te cilet vijne per te mbushur makinat e tyre. Askush nuk i ndalon tregtaret. Policia e OKB-se as qe mund te hyje ne kete zone. E patrulluar vetem nga policia Malazeze e armatosur lehte, ajo eshte shnderruar ne nje parajse per kontrabandistet.
Pasi ka vizituar zonen disa muaj me pare, krye administrator ii Kosoves, Michael Steiner, eshte cituar te kete thene se pikat e paligjeshme te karburantit po "demtonin buxhetin e Kosoves dhe Malit te Zi. Ne kemi thene se do te luftojme kontrabanden dhe do ta bejme ketu".
Pasi hyra ne kete zone, pashe nje rradhe te madhe kamionesh te cilet po shkarkoheshin. Mallrat shkarkoheshin nga kamionet dhe ngarkoheshin neper kuaj, te cilet i transportojne ato per ne Kosove gjate nates. Nje makine e policise Malazeze me dy oficere ishte parkuar prane njeres prej pikave te karburantit.
Duke u kthyer perseri ne Kosove, policia lokale na kontrolloi dokumentat por jo makinen. Prane nderteses se postes kufitare me zuri syri disa bidona, mesa duket te konfiskuara njerezve te cilet ishin perpjekur te futnin karburant ne Kosove.
Shume njerez e fusin karburantin ne Kosove ne menyre kontrabande nga zona e sigurise ne disa konteinere qe u jane modifikuar veturave. Te tjere trafikojne cigare, vaj gatimi, birre, dhe mallra te tjera me makina ose kuaj.
Nje tjeter menyre eshte ajo e shtrirjes se tubacioneve gjate nates nga Mali i Zi per ne Kosove, me ane te te cilave transportohet nafta. "Ne kemi ndaluar shume prej tyre, por kontrabanda vazhdon ende," thote Munaver Sultan i ministrise se financave te Kosoves.
Nuk eshte e veshtire te zbulosh shenjat e kontrabandes qe kryehet gjate nates. Jo larg nga kufiri, mund te shohesh bidona vaji, dhe kuti birre, si edhe kartona cigaresh.
Dy kilometra larg kufirit, ne fshatin Jabllanice te Kosoves, fshataret pergatisin kuajt. Nje djale i vogel kalon prane makines sime duke terhequr tre kuaj, ndersa dy te tjere kullosin aty prane.
Fshataret thone se detyrohen te merren me kontrabande per shkak te varferise. "Ata udhetojne kater pese ore naten per te fituar pak para. Ata jane te varfer," thote Hasan Mucaj, 60 vjecar nga Jabllanica. "Shumica transportojne cigare, te cilat dergohen ne Peje ose Istog prej nga transportohen ne te gjithe Kosoven. Policia arreston disa prej tyre, por kontrabanda perseri vazhdon".
Zyrtaret nderkombetare pranojne me gjysem zeri kontrabanden qe zhvillohet nen hunden e tyre. "Ne kemi informacione rreth tregtise se paligjeshme ne zonen asnjanese," thote Bengt Wrannerhen, zevendes komandant i policise kufitare nderkombetare. "Ne do te donim te benim me teper, por ne nuk ka lejohet te hyjme ne kete zone. Vetem KFOR mund te hyje dhe jo policia e UNMIK. Ne e dime se ne ate zone jane ngritur shume pika karburanti".
KFOR ngul kembe se ai po bens a ka ne dore per te ndaluar tregtine. "Ne kemi ngritur patrulla te levizeshme ne zone per te ndaluar kontrabanden," ka thene zedhenesi i KFOR, Anthony Adams. "Ato patrulla po kontrollojne zonen. Ne nuk mund te jemi kudo ne cdo moment por nje prej prioriteteve tona eshte lufta ndaj kontrabandes ne Kosove".
Po ate nate u ktheva perseri ne zonen neutrale. Nje police ndaloi makinen tone ne kufi por nuk na kontrolloi dokumentat. Brenda zones neutrale, kamione te shumte, autobote me karburant, dhe makina te shumta ishin parkuar ne te dyja anet e rruges dhe njerezit blinin dhe shisnin mallrat e tyre. Grumbuj njerezish ishin mbledhur disa duke folur me njeri tjetrin - te tjere duke numeruar parate.
Ne rrugen per ne kthim ne Kosove, ne kufi polici na kontrolli vetem dokumentat. "Po ta kisha ditur qe nuk do te kontrollonin makinen, do ta kisha mbushur ate me cigare," tha me shaka shoferi im.
Fatos Bytyci eshte gazetar i Radio Televizionit te Kosoves, RTK.