VETERANËT E PARALIZUAR NDIHEN TË HARRUAR NË BOSNE
Ligji i ri për invalidët e luftës premton pak ndryshime për mijëra ish luftëtarë të cilët mezi mbijetojnë me një pension tepër të vogël.
VETERANËT E PARALIZUAR NDIHEN TË HARRUAR NË BOSNE
Ligji i ri për invalidët e luftës premton pak ndryshime për mijëra ish luftëtarë të cilët mezi mbijetojnë me një pension tepër të vogël.
Halil Buric me mburrje tregon fotografinë e tij e cila tregon ate në majë te Mont Blanc, të cilën ai thotë e ka kaluar gjashtë herë.
Një arsye pse ai mburret aq shume me këto fotografi është sepse ai e din që kurrë nuk do të mund t’i ikë të kaluarës kur pas plagosjes gjatë luftës së Bosnës 1992-5 ai mbeti 100 përqind i paralizuar.
Sot, ai ndihet i zemëruar rreth kompenzimit financiar që ai merr nga shteti i Bosnes dhe si rezultat i kësaj ai shkatërroj të gjitha çmimet që iu dhuruan për heroizmit gjatë luftës. “Unë mezi mbijetoj nga ndihma që pranoj,” thotë ai për IWPR, derisa sytë i përloten.
Buric nuk është invalidi i luftës i vetëm i cili ndihet i dëshpëruar dhe, në analizën e fundit, u tradhëtuan nga shteti të cilën ata ndihmuan të shpëtonin.
”Ne të gjithë jemi në situatë të vështirë financiare sepse shteti nuk është në gjendje të krijojë një program kualitativ të sigurisë sociale,” thotë Safet Redzic, president i Aleancës së Invalidëve të Veteranëve të Luftës, RVI, të Bosnës dhe Hercegovinës. “Ne u plagosëm gjatë luftës për Bosne.”
Nuk ka të dhëna të sakta të numrit të invalidëve të luftës në Bosne por Komiteti lokal i Helsinkit për të Drejta të Njeriut thotë se çdo i dhjeti qytetar ka ndonjë lloj paftësie..
Njëri nga ata është Dzevad Abrasi, 40 vjeçar, nga Tuzla invaliditeti i të cilit është kategorizuar në 30 përqind. Me një pension të 50 markave në muaj (rreth 25 euro), Abrasi duhet të ushqej gruan dhe pesë fëmijët e tij.
Familja Abrasi ka mbijetuar pjesërisht duke shitur pjesë të pronësisë së tyre. “Unë gati kam shitur gjithçka që kam,” i tha ai IWPR.
“Sot kam ardhur ti shesë këto çizme, dhe kështu të blejë miell,” shtoj ai, duke pritur për blerës në zyret e shkatërruara të RVI në Tuzël. “Askush nuk i ndihmon invalidët e luftës, edhepse ne jemi ata që luftuam gjatë konfliktit.”
Ibrahim Nadarevic, Ministër i Federatës për çështje të Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, thotë se ministria e tij tenton të ofroj ndihmë të kualitetit të lartë për veteranët invalid, përfshirë këtu përkujdesje mjekësore falas.
Por invalidët pohojnë se ky parashikim është jo i saktë, pasi përkujdesja falas nuk përfshinë disa nga barnat e nevojshme, të cilat gjithashtu janë më të shtrenjtat.
“Nëse nuk mund të blini barnat që ju nevojiten, ju duhet të bleni barna të tjera, të cilat nuk ndihmojnë,” thotë Safet Redzic.
Që nga janari i vitit 2005, federata ka aprovuar një ligj të ri mbi të drejtat e veteranëve dhe invalidëve të luftës, duke ngritur pagesën e atyre që klasifikohen si invalid 70 përqind duke i ndarë ata nga invalidët e tjerë.
Edhepse disa anëtarë të RVI nga Sarajeva ankohen me zemërim rreth ligjit të ri, duke paralajmëruar protesta, Redzic thotë se kjo do të jetë më e drejtë.
Ai është i pregaditur të ballafaqohet me kritika rreth vendimit për të ndërprerë fondet për njerëzit me invaliditet më të ulët. “Tani ka raste që njerëzit me invaliditet 10 përqind marrin dy herë më shumë të holla se invalidët 100 përqind,” ai tha në dhjetor, në mbështetje të ndryshimeve.
Ibrahim Nadarevic gjithashtu thotë se beneficionet nga ligji i ri do të jenë zgjidhje më e mire dhe se do te kjartësoj konfuzionin e krijuar nga dy sisteme të ndryshme të cilat ishin aplikuar më parë, një e aplikuar për veteranët boshnjak dhe tjetri për kroatët e Bosnës.
Halil Buric është gjithashtu i kënaqur me ndryshime, pasi ai do të shoh rritje në të ardhurat e tij. Por Dzevad Abras, invaliditeti i të cilit është më pak serioz, është i brengosur se çka do të thotë kjo për familjen e tij. Pensioni i tij i vogël tani do të jetë edhe më i vogël. “Tani në vend të 50 markave unë do të marr 30 marka në muaj,” thotë ai.
Numri i madh i të papunëve në Bosne do të thotë se pak invalidë mund të gjejnë edhe punë të tjera për të ngritur të ardhurat e tyre.
RVI thotë se numri i papunësisë ndër anëtarët e tyre është rreth 70 përqind. Një grup tjetër, Asociacioni i Invalidëve Punëtorë të Bosnës në Federatën e Bosnës dhe Hercegovinës, thotë se ata besojnë se rreth 90 përqind e invalidëve të aftë për punë janë të papunësuar.
Situata nuk është më e mirë as në anën tjetër të Bosnës, në Republikën Serbe, RS. Djordje Rogic, president i RVI në RS, thotë se papunësia e veteranëve në entitetin serb është rreth 70 përqind. “Papunësia e RVI është një problem serioz në Republikën Serbe,” thotë ai.
Edhem Trnka, president i Asociacionit të Invalidëve Punëtorë, thotë se ka pak shenja se gjërat do të ndryshojnë. “Kur kompanitë u ristrukturuan, invalidët ishin të parët që humbën punët e tyre. Gjetja e një pune të re është gati e pamundur për invalidë.”
Redzic pajtohet, “Punëtorët dëshirojnë ti largojnë njerëzit me aftësi të kufizuara, pasi ata nuk bijnë profite sikur njerëzit e shëndoshë.”
Si një shembull i qëndrimit negativ të shoqërisë ndaj invalidëve, Trnka citoj shembullin e Mirhad Vejzovic në Mostar i cili mbeti 50 përqind invalid pas pësimit të një aksidenti gjatë punës në një kompani të transportit. Gjykata vendosi se faji duhej të binte mbi kompaninë mirëpo i dhuroj Vejzovicit vetëm një kompenzim tepër të vogël, më pak se një euro.
“Kjo është fyese! Por ky është qëndrimi i gjykatës ndaj njerëzve me kufizime,” thotë Trnka. “Kjo është dëshmi se kush po mbrohet – punëdhënësit e jo viktima.”
Aida Sunje është gazetare nga Sarajeva.