Seselj Ne Prag Te Portes
Pasi ka dhene doreheqjen nga qeveria Serbe dhe eshte shmangur nga marreveshja e paqes, Vojislav Seselj tani po pergatitet te kerkoje pushtetin.
Seselj Ne Prag Te Portes
Pasi ka dhene doreheqjen nga qeveria Serbe dhe eshte shmangur nga marreveshja e paqes, Vojislav Seselj tani po pergatitet te kerkoje pushtetin.
Doreheqja e zevendes Kryeministrit te Serbise Vojislav Seselj dhe terheqja e Partise se tij ultra nacionaliste Radikale Serbe (SRS) nga qeveria ka shkaktuar shume spekulime ne mes te asaj qe mbetet nga klasat qe merren me thashetheme ne Jugosllavi.
Analistet politike mendojne se kjo mund te jete nje hap drejt luftes civile te parashikuar ne Serbi. Apo eshte edhe nje hap tjeter i Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic per te ruajtur pushtetin duke treguar veten si nje alternative te moderuar ndaj Seseljit?
SRS - e cila ka prezencen politike te dyte me te madhe ne parlamentin Serb me 75 deputete dhe ka mbajtur 15 nga 35 postet ministeriale ne qeveri - u terhoq nga koalicioni qeveritar sepse nuk mund te pranonte kushtet e marreveshjes se paqes qe i dha fund luftimeve ne Kosove.
Duke shpjeguar doreheqjen e tij, Seselj u ankua se marreveshja e paqes ishte nje kapitulim total para kerkesave te NATO-s dhe megjithese nuk e permendi Miloshevicin ne emer, ai beri te qarte se ai e konsideronte Presidentin personalisht pergjegjes per kete.
Ne nje interviste per te perditeshmen me qarkullim me te madh Glas Javnosti, Seselj parashikoi nje periudhe stuhie per Serbine, duke thene se pas Kosoves do te vijne tentativa te njejta ne Mal te Zi, Sanxhak dhe Vojvodine. Dhe ai beri nje paralajmerim te erret se rreziku me i madh per Serbine do te vije nga “tradhetaret” te cilet tani po punojne kunder interesave te vendit me inkurajimin Amerikan. Seselj gjithashtu ka parashikuar mundesine e racionimit te ushqimeve dhe trazira sociale.
Perkundrazi, Miloshevic ka udhetuar kryq e terthor Serbise, duke ekzaltuar te mirat e marreveshjes se paqes, duke premtuar rilindjen ekonomike dhe duke e paraqitur veten si njeriu qe mund te mbaje larg ekstremizmin e Seseljit.
Nje numer analistesh e shohin konfliktin e dukshem ndermjet te dyve si asgje me teper se nje plan djallezor te koordinuar per te perforcuar pozicionin e Miloshevicit. Megjithate, edhe pse Seselji ne te kaluaren i ka sherbyer Miloshevicit ne kete menyre, te tjere besojne se Radikali eshte duke pozicionuar veten e tij gati per diten kur Miloshevici nuk do te mund te kontrolloje me shoqerine Serbe.
Ne lagjet periferike te punetoreve neper qytetet e medha Serbe, baza e elektoratit e partive kryesore, popullsia eshte tashme ne prag te urise. Per me teper, parashikimet jane edhe me te keqia, sepse sipas statistikave zyrtare, rreth 500,000 punetore kane humbur vendet e punes gjate luftes. Rreth 50 perqind e popullsise tashme jane te papune.
Ne keto kushte, eshte e veshtire te kuptohet se si punesimi dhe programi i rindertimit i planifikuar nga parlamenti Serb do te mund te kete shume rezultat. Pra, ne se, premtimet e Miloshevicit do te mbeten te pa permbushura dhe kushtet do te keqesohen ashtu sic parashikohet, Seselj ka mundesi qe te kerkoje te marre pushtetin. Ne kete rast, kercenimi i luftes civile behet teper real.
Disa njerez ketu kane filluar te krahasojne gjendjen e tanishme ne Serbi me ate te viteve te Weimar ne Gjermani ne fund te Luftes se Pare Boterore. Ashtu si Gjermania, Serbia eshte mundur ushtarakisht dhe eshte turperuar, ekonomia e saj eshte e shkaterruar dhe ajo perballet me levizje masive sociale.
Ne te njejten kohe, si Gjermanet pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore, Serbet nuk i kane kuptuar shkaqet e verteta te humbjes se tyre dhe jane te bindur se kane pesuar nje padrejtesi te cilen ata nuk e meritojne.
Ne mungese te njoftimeve objektive, Seselj mbetet i vetmi person qe perfiton nga frustracioni qe ndjejne Serbet e thjeshte. Ne te vertete, sa me te medha te jene disintegrimi social dhe politik ne Serbi, aq me te medha jane shanset e tij per te marre pushtetin.
Ne kete pikpamje, apeli i tij ngjan shume me ate te Hitlerit i cili ja doli te fitonte mbi popullsine e mundur dhe te turperuar te Gjermanise me populizmin e tij demagogjik. Per me teper, ashtu si Hitleri, Seselj mund te permbushe synimet e tij nepermjet nje procesi demokratik.
Ne zgjedhjet e fundit presidenciale ne Serbi ne vitin 1996, Seselj u mund me nje diference te vogel votash nga kandidati i vendosur nga Miloshevic, Milan Milutinovic ne zgjedhje te cilat sipas shume vezhguesve kane qene karakterizuar nga mashtrime ne favor te ketij te fundit. Per me teper, qe prej asaj kohe, popullariteti i Seselj eshte rritur ne mes te elektoratit dhe ai ka fituar aleate te rendesishem ne rangjet e larta te policise dhe ushtrise.
Autori eshte nje gazetar i pavarur nga Novi Sad identiteti i te cilit nuk jepet.