A DO TE MBIJETOJE TURBO-FOLK GODITJES SE CECA?
Arrestimi i kengetares pop Svetlana Raznatoviq mund te kete tronditur boten e show Serb, por muzika e saj mund te jete e veshtire per tu heshtur.
A DO TE MBIJETOJE TURBO-FOLK GODITJES SE CECA?
Arrestimi i kengetares pop Svetlana Raznatoviq mund te kete tronditur boten e show Serb, por muzika e saj mund te jete e veshtire per tu heshtur.
Vala e arrestimeve pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq dhe goditja e policise ndaj krimit te organizuar ka tronditur boten e show ne Serbi.
Vecanerisht, ndalimi i kengetares se njohur te muzikes pop Svetlana Raznatoviq, te mbiquajtur Ceca, i ka dhene nje goditje te forte skenes se muzikes turbo folk - e cila ka lulezuar gjate regjimit te Millosheviqit - e cila eshte me e fuqishmja. Por kjo mund te jete nje arre me e forte per tu thyer sesa mafia.
Bashkimi i pop, muzikes popullore, dhe ajo orientale, turbo-folk ka perfshire vlerat kulturore te Serbise se Millosheviq. Milan Nikoliq, drejtor i Qendres se Beogradit per Studime te Alternativave, thote se regjimi e ka promovuar ne menyre aktive kete muzike. "Per vite me rradhe shija muzikore eshte prishur dhe ka triumfuar primitivizmi," thote ai.
Yjet e turbo folk kane glorifikuar ambjentin kriminal qe ka rrethuar Millosheviqin. Ata kane qene te perfshire ne droge, por kane mbeshtetur nje patriotizem mistik.
Hetimi i policise per vrasjen e Gjingjiq ka treguar se lidhjet e tyre me boten e krimit dhe ambjentin "patriotik" kane qene me te thella se lirikat mbeshtetese per regjimin.
Pasi policia ka arrestuar Raznatoviq me 17 Mars ne vilen madheshtore ne Beograd te ndertuar nga bashkeshorti i saj Zeljko, ata kane zbuluar 88 arme ilegale dhe mjete te tjera ushtarake dhe policore.
I njohur ndryshe me emrin e tij te luftes, Arkan, Raznatoviq ka qene nje figure e rendesishme e mafias Serbe dhe nje nga drejtuesit e formacioneve paraushtarake ne Bosnje dhe Kroaci ne fillim te viteve 1990.
I akuzuar nga gjykata e Hages ne vitin 1999 per krime lufte ne Bosnje, ai eshte vrare ne lobin e nje hoteli ne Beograd ne vitin 2000.
Faqja zyrtare ne internet e Cecas ka denoncuar "sulmin e organizuar" nga policia ndaj yllit 30 vjecar dhe idhullit te te rinjve si veper te "individeve dashakeq".
Policia ka thene se ata mendojne se Ceca ka fshehur anetare te klanit mafioz te Zemun, te cilet kane qene pergjegjes per vrasjen e Gjingjiq, ne shtepine e saj pas vrasjes se kryeministrit.
Ajo dyshohet se ka mbajtur lidhje te ngushta me dy drejtuesit e ketij klani mafioz, Milorad "Legija" Lukoviq dhe Dusan "Siptar" Spasojeviq, perpara dhe pas vrasjes.
Mbremjen e arrestimit te saj, lajmet televizive kane paraqitur nje filmim sekret te saj ne te cilin ishte ulur ne nje restorant te Beogradit duke biseduar me Lukoviq dhe Spasojeviq.
Ceca nuk eshte e vetmja yll i muzikes turbo-folk e cila ndjehet e rrezikuar. Nder rreth 20 figura te show Serb te cilat jane marre ne pyetje per lidhjet me boten e krimit ka qene Aleksandar Vuksanoviq, ylli me i njohur burre i turbo-folk.
Aca Lukas, sic njihet ndryshe, eshte arrestuar me 4 Prill. Policia ka thene se kane gjetur sasi droge dhe nje pistolete pa leje.
Njoftimet ne media thone se burime te aferta me hetimet thone se Spasojeviq u ka dhene droge Lukas, i cili nuk e ka fshehur asnjehere se ka qene perdorues i droges. Ai rregullisht fillonte koncertet e tij me nje kenge te dedikuar kokaines, te quajtur e Bardha. "Nese kokaina eshte droge, une jam i droguar," ka thene ai per nje gazete.
Arrestimi i kaq shume muzikanteve ka cuar ne nje ndryshim te papritur te repertorit ne stacionet e radiove te Serbise. Deri pak kohe me pare ata kane pershendetur Svetlana Raznatoviq si nje grua te re, te bukur dhe te sukseseshme, e dedikuar familjes, kombit dhe vlerave tradicionale. Tani kenget e saj dhe te Vuksanoviq, dikur shume te degjuara ne televizionet dhe radiot Serbe, nuk degjohen me aq shpesh.
Stafi i dyqaneve te muzikes thone se shitjet e albumit te saj me te fundit kane rene pas arrestimit dhe nje fushate anti saj qe ka pasuar ne media. "Une shisja shtate ose dhjete disqe te saj ne dite, por tani vetem nje ose dy ne jave," thote nje shites.
Milan Nikoliq thote se kriminelet u ngjiteshin kengetareve femra me qellim qe te shfrytezonin reputacionin dhe popullaritetin e tyre, dhe te fshehin "te kaluaren e tyre te erret".
"Ata si duket kane idene se publiku mendon se dikush i martuar me nje kengetare te famshme nuk mund te jete nje njeri aq i keq," ka thene ai.
Videoja e marteses madheshtore te Ceca dhe Arkan ka shitur mbi njeqind mije kopje ne vitin 1995, nje shifer rekord ne Serbi.
Anketimet i kane perzgjedhur ata si "Cifti i Vitit" - nje anketim i te rinjve ka treguar se shumica e djemve ne Beograd deshiron te jene te sukseseshem si Arkan, ndersa vajzat kane deshiruar nje te ardhme si Ceca.
Veran Matiq, redaktor i Radio B92, e cila ka qene vazhdimisht anti regjimit te Millosheviqit, thote se fushata e qeverise ndaj krimit te organizuar duhet te perfshije edhe "transformimin krejtesisht te kultures te shoqerise sone, duke filluar nga arsimi, kultura, media, sistemet politike dhe sociale," nese duam te luftojme fenomenin turbo-folk.
Por Matiq thote se kjo nuk do te jete shume e lehte, sepse kjo muzike i ka mbijetuar rrezimit te regjimit te Millosheviq me 5 Tetor 2000, kur shumica e stacioneve televizive vendosen nje bllokade ndaj kesaj muzike.
Kjo bllokade ka zgjatur shume pak kohe, sepse nuk kishte ndonje alternative tjeter muzikore, duke detyruar shume stacione te transmetonin muzike te vjetra te viteve 1980.
TV Pink, promotori kryesor i ideologjise muzikore te mesit te viteve 1990, ka kaluar ne krahun e fituesve pas 5 Tetorit.
Pronari i Pink, Zeljko Mitroviq, nje ish zyrtar i partise se drejtuar nga gruaja e Millosheviq, Mira Markoviq, ka filluar te mbeshtese qeverine e Gjingjiq dhe ne te njejten kohe te rehabilitoje kulturen muzikore te regjimit te vjeter.
Pjeserisht fale TV Pink, karriera e Ceca (ajo gjithashtu ka qene shoqeruesja e nderit ne martesen e Mitroviq) ka arritur piken me te larte. Ne fund te Shtatorit te kaluar, 80,000 vete kane marre pjese ne koncertin e saj ne stadiumin me te madh te Beogradit.
Nje nate perpara vrasjes se Gjingjiq, Pink ka shpallur Svetlanan si kengetaren me popullore ne Serbi, dhe me pas i eshte bashkuar fushates kunder saj.
Me instinktin e tij te forte per te mbeshtetur fituesit, stacioni papritur ka shpallur mbeshtetjen e tij per luften ndaj krimit te organizuar dhe se kalures se Millosheviqit.
Me 4 Prill, stacioni ka paguar nje fushate te madhe publicitare, ku ka paraqitur aktivitetet e saj, ne tete faqe ne revisten reformatore, Vreme.
Megjithese kjo ka qene nje reklame e paguar, paraqitja e nje reklame kaq te madhe per Pink ka zemeruar shume lexues te Vreme.
Por kjo ka treguar elasticitetin e turbo folk dhe vlerat qe kjo muzike mbart. Kjo muzike i ka rezistuar fundit te regjimit te Millosheviq - dhe mund ti mbijetoje edhe fundit te karrieres se yllit te saj me te madh.
Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i se perditeshme te Beogradit, Blic News.