KANDIDIMI I DISA FIGURAVE EKSENTRIKE SHKAKTON BUZËQESHJE NË ZGJEDHJET NË SERBI
Shumë njerëz të cilët nuk kanë asnjë mundësi për të fituar po nxitojnë të bëhen pjesë e garës presidenciale në Serbi.
KANDIDIMI I DISA FIGURAVE EKSENTRIKE SHKAKTON BUZËQESHJE NË ZGJEDHJET NË SERBI
Shumë njerëz të cilët nuk kanë asnjë mundësi për të fituar po nxitojnë të bëhen pjesë e garës presidenciale në Serbi.
Kur pronari i madh i mediave serbe Bogoljub Kariq ka njoftuar kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale në Serbi, ai ka thënë se veprimi i parë si kryetar shteti do të jetë ndalimi i sallatës jeshile së huaj.
“Hapi i parë do të jetë ndalimi i importimit të sallatës jeshille me vlerë prej 20 milion euro në Serbi, në mënyrë për të nxitur serbët të mbjellin ashtu sic kanë bërë gjithnjë dhe të eksportojnë,” ka njoftuar ai tepër krenar.
Kariq, një prej njerëzve më të pasur të bzinesit në Serbi, drejton BK Group, një kompani familjare e cila ka në pronësi një stacion TV të rëndësishëm dhe një universitet privat.
Ai është një ndër mbi dymbëdhjetë kandidatët të cilët kanë pak shanse për të fituar në zgjedhjet e 13 qershorit. Të paktën 17 nga 20 kandidatët presidencial janë të së njëjtës kategori dhe disa prej tyre janë edhe më pak seriozë se sa Kariq.
Një kandidate presidenciale është një princeshë, Jelisaveta Karagjorgjeviq, mamaja e aktores së Hollivudit Catherine Oxenberg, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj jashtë vendit. Premtimi i saj electoral është “ta bëjë Serbinë më të bukur”.
Një tjetër kandidat, është kamerieri Radivoje Milutinoviq nga Beogradi, i cili njihet me nofkën “Mujo Hajduti”, që sipas tij ia kanë vendosur komunistët gjatë rregjimit të kaluar.
Mujo, i cili kandidon për herë të dytë për postin e presidentit, premton të zëvendësojë dinarin dhe euron dhe të legalizojë prostitucionin “me qëllim zhvillimin e një revolucioni seksual”.
Ai është bërë i njohur vitin e kaluar – nëpërmjet gazetave tabloide – kur është ofruar të martohet me kryeprokuroren e gjykatës së Hagës Carla Del ponte, dhe pak kohë më pas, edhe me këshilltaren për sigurimin kombëtar të SHBA, Condolezza Rice.
Megjithëse Milutinoviq ka thënë se ai shpreson “që njerëzit do të kuptojnë” se ai do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve, pak vëzhgues mendojnë se kjo është e mundëshme.
Në fakt, mediat kanë njoftuar së fundi se ai “kishte hyrë në një grevë urie” pasi është ankuar se nuk kishte burimet e nevojëshme financiare për të mbledhur 10,000 firmat e nevojëshme për të paraqitur kandidaturën e tij.
Fenomeni i paraqitjes së shumë kandidaturave për postin e presidentit – shumë prej të cilëve nuk kanë shpresë për të fituar – nuk është dicka e re në Serbi. Kjo traditë ka nisur që në zgjedhjet e para shumë partiake presidenciale në vitin 1990, kur ish drejtuesi komunist Sllobodan Millosheviq ka fituar që në raundin e parë.
Srboljub Bogdanoviq, një redactor i revistës së përjavëshme NIN, thotë se ekspertët e mediave të Millosheviqit kanë promovuar me qëllim një “fushatë ultra demokratike të hapur për këdo”.
Bogdanoviq ka thënë se ata kanë dashur të paraqesin sitemin e ri zgjedhor shumë partiak si një shaka e madhe, në të cilin Millosheviq “ishte i vetmi pjesëmarrës i cili mund të zgjidhej nga një njeri serioz”.
Por ky fenomen i cili nga disa analistë është quajtur “orteku i kandidatëve”, është dicka më tepër se një trashëgimi historike e periudhës së Millosheviqit. Edhe paratë kanë luajtur një rol në këtë drejtim.
Ligji për financimin e partive i jep të drejtën cdo kandidati për postin e presidentit të përfitojë 4.5 milion dinarë, ose 65,000 euro. Në një vend me një rrogë mesatare mujore prej 200 euro, kjo është një shumë e madhe.
Një tjetër arësye është edhe krenaria partiake. Shumë parti të vogla të cilat e dinë se nuk mund të fitojnë përsëri marrin pjesë me kandidatë të tyre sepse mendojnë se zgjedhësit kërkojnë që ata ta bëjnë një gjë të tillë.
Kjo është edhe një prej arësyeve që Ivica Daciq, zëvendës kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, SPS, e cila ende drejtohet nga Millosheviq, po shëtit në Serbi me një grup të vogël mbështetësish. Ai e quan veten i vetmi kandidat i majtë në zgjedhje.
Një tjetër “kandidat i detyrueshëm” është ish ministri i drejtësisë dhe kryetar i Partisë Kristian Demokratike të Serbisë, DHSS, Vladan Batiq.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në Serbi, të mbajtura në dhjetor, partia e Batiq ka fituar më pak se një përqind të votave në fushatën për të spastruar nga pushteti malazezët “të cilët kanë zënë postet më të larta drejtuese në Beograd”.
Bora Kuzmanoviq, profesor i psikologjisë sociale në fakultetin e Beogradit, thonë se disa personazhe marrin pjesë vetëm për arësye personale, si “ekzibicionizmi”.
Kuzmanoviq mund të ketë pasur parasysh Marjan Risticeviq, i Partisë Popullore të Fermerëve, i cili ka fituar 2.8 përqind në zgjedhjet presidenciale të nëntorit pasi ka shkuar në parlamentin e Serbisë me një traktor. Ai ka forcuar imazhin e tij duke thënë se ai dëshironte të “vriste gjithë homoseksualët”.
Jezdimir Vasiljeviq, i njohur edhe si Gazda (Bos ) Jezda, është një tjetër kandidat i cili është në rradhët e atyre të cilët marrin pjesë thjesht për arësye ekzibicionizmi.
Bosi i bankës së kursimeve “piramidale” famëkeqe Jugoskandik në fillimet e viteve nëntëdhjetë, e cila ka shkatërruar disa mijëra serbë, është ende në proces gjyqësor. Por kjo nuk e ka ndaluar atë të premtojë se “do të zbulojë të gjithë hajdutët, mbrojtësit e tyre dhe do t’u kthejë njerëzve të gjitha ato që u janë vjedhur,” kur të bëhet kryetar i shtetit.
“Gazda jezda” i cili ka fituar më pak se një përqind në zgjedhjet presidenciale për vitin 1992, ka thënë gjithashtu se do të kërkojnë edhe ndarjen e Serbisë dhe Malit të Zi, por me një kusht të rëndësishëm: “Të gjithë malazezët duhet të kthehen në Malin e Zi, përvec grave malazeze. Ato duhet të qëndrojnë,” ka thënë ai.
“Ajo që po shohim tani janë disa kandidatë me një ide jo realiste për veten e tyre – një lloj vetë besimi të tepëruar,” ka thënë profesori Kuzmanoviq.
Ndërsa shumë serbë po argëtohen me paradën e kandiatëve presidencial, të tjerët nuk mendojnë kështu. Disa organizata jo qeveritare kanë kërkuar që kufiri prej 10,000 firmash i kërkuar për paraqitjen e një kandidature të rritet, për të mos lejuar kandidimin e disa prej tyre.
Marko Blagojeviq, i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci CeSID, propozon një minimum prej 50,000. Kjo ka thënë ai do të “bënte zgjedhjet më serioze dhe në të njëjtën kohë do të mbronte parimet demokratike të cilat lejojnë cdo qytetar të kandidojë për president”.
Vladimir Sudar është një gazetar me të përjavëshmen Reporter.