KOMENT: KOSOVARET E QUAJNE TE PANDERSHEM SISTEMIN GJYQESOR

Shume Shqiptare mendojne se sistemi gjyqesor ne Kosove eshte i drejtuar kunder tyre.

KOMENT: KOSOVARET E QUAJNE TE PANDERSHEM SISTEMIN GJYQESOR

Shume Shqiptare mendojne se sistemi gjyqesor ne Kosove eshte i drejtuar kunder tyre.

Kosova eshte prekur direkt nga prioritetet e reja te komunitetit nderkombetar pas ngjarjeve te 11 Shtatorit. Amerikanet jane perfshire ne nje konflikt te gjate jo vetem kunder terrorizmit, por edhe ndaj botes jo demokratike, e cila e prodhon kete fenomen.


"Lufta ndaj terrorizmit" tani ka filluar te zhvillohet edhe ketu. Veprimi me i fundit ne kuader te kesaj fushate ka qene arrestimi i gjashte njerezve te akuzuar se kane marre pjese ne krijimin e nje organizate te paligjeshme, Armata Republikane e Ilirides, ARI, te kryera nga KFOR javen e kaluar.


KFOR i eshte referuar me pare ketyre njerezve si te rinj "aventuriere" te cilet kalojne kufirin me Maqedonine, por keta te rinj nuk ishin konsideruar asnjehere si anetare te nje organizate serioze.


Njerezit me te cilet kam folur keto dite pranojne qe ARI nuk perben ndonje kercenim serioz dhe thone se arrestimet jane bere per te parandaluar cdo problem te mundeshem qe mund te krijoje kjo organizate e dobet ne Maqedonine e brishte fqinje.


Duke pasur parasysh se ne Maqedoni do te mbahen zgjedhjet e pergjitheshme muajin e ardheshem, kjo teori behet edhe me e besueshme. Nacionalistet Maqedonas mund te shfrytezojne cdo incident per te ndezur nje vale te re nacionalizmi, duke shkaterruar ne kete menyre nje nder sukseset me te medha te Europes ne zgjidhjen e konflikteve.


Arrestimet e javeve te fundit jane pjese e nje qendrimi te tolerances zero ne periudhen pas 11 Shtatorit ndaj grupeve te armatosura te cilat perpiqen te arrijne synimet e tyre politike me ane te forces.


Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre perendimore mendojne se kriza e tanishme ne Lindjen e Mesme dhe Azine Qendrore do te kerkoje nje investim me te madh politik, ushtarak, dhe ekonomik ne te ardhmen e afert. Per kete aresye, eshte e rendesishme te ruhet nje gjendje stabiliteti dhe qetesie ne Ballkan.


Arrestimi i ish komandantit te UCK-se Rrustem Mustafa-Remi, inisiativa e re per te stabilizuar Mitrovicen dhe perpjekjet per te cmontuar strukturat paralele Serbe ne kete zone, duhen pare te gjitha ne kete kontekst.


Per shkak te prioriteteve te tyre te reja ne periudhen pas 11 Shtatorit, fuqite perendimore duhet te percaktojne perfundimisht edhe nje strategji te daljes se tyre nga rajoni. Megjithese nuk eshte caktuar ende nje date perfundimtare per largimin e tyre, duket se edhe dy apo tre vjet te tjera mund te jete nje periudhe kohe e mjaftueshme per ta.


UNMIK dhe KFOR duhet te ngrejne institucione te qendrueshme sa me shpejt te jete e mundur dhe te transferojne kompetencat atyre brenda limiteve kohore te kesaj "strategjie dalje". Duhen ndermarre gjithashtu hapa edhe per crrenjosjen e elementeve, te cilet mund te destabilizojne situaten - te dyshuar per krime lufte, ata te cilet organizojne dhe drejtojne strukturat paralele, dhe grupet e perfshira ne krimin e organizuar.


Gjithashtu nevojitet te krijohet nje klime e favorshme politike, vecanerisht ne lidhje me marredheniet nder etnike, ne menyre qe te favorizohet zhvillimi i bisedimeve per statusin e ardheshem.


Por procesi i krijimit te nje shteti funksional eshte i mbushur me probleme. Rasti i Remit, ne vecanti, ka nxjerre ne drite veshtiresite me te cilat perballet nje nga shtyllat kryesore te krijimit te shtetit - sistemi gjyqesor ne Kosove.


Mbeshtetesit Kosovare te Remit thone se ai eshte i pafajshem dhe arrestimi i tij eshte pjese e nje fushate per te diskredituar UCK-ne.


Ata te cilet mbrojne Remin, per shembull, citojne edhe raste te tjera ne te cilat UNMIK ka arrestuar njerez me akuza per kryerjen e krimeve te renda dhe ata jane mbajtur te ndaluar per nje kohe te gjate (disa edhe deri dy vjet) perpara se te jene liruar per mungese provash. Nje incident i tille mund te konsiderohet si gabim, por pasi ketu kane ndodhur disa te tilla, njerezit kane filluar te thone se sistemi gjyqesor eshte politizuar dhe eshte i drejtuar kunder Shqiptareve.


Me teper se 60 ish luftetare te UCK-se jane ndaluar brenda me pak se nje viti, ndersa Milan Ivanoviq, udheheqesi i grupimit famekeq te Rojeve te Ures ne Mitrovice i ka shpetuar arrestimit dhe ne te njejten kohe ka turperuar OKB-ne duke u kthyer lirisht ne qytet ku edhe ka dhene nje konference per shtyp.


Sistemi gjyqesor ne Kosove eshte ne menyre te dukeshme perzgjedhes, duke vene ne shenjester pjestare te njerit grup etnik me shume se sa te tjetrit. Ky nuk eshte nje sistem i vertete juridik, por jo vetem per kete aresye.


Ne vendet liberale demokratike gjykatat dhe prokuroret jane te pavarur dhe funksionojne brenda nje sistemi te organizuar, ku prioritetet percaktohen nga debate social. Ne Kosove, sistemi gjyqesor eshte i perbere nga nje staf i huaj te cilet punojne ketu me kontrata te shkurtra dhe veprojne bazuar ne informacionet e dhena nga sherbimet sekrete te drejtuara po nga nderkombetaret.


Keto tre vjet jane shpenzuar per te ndertuar nje sistem gjyqesor nderkombetar, dhe shume pak kohe dhe perpjekje jane shpenzuar per te zhvilluar nje sistem vendor.


Se fundi, kreyadministratori i OKB-se, Michael Steiner, ka emeruar nje ekspert te huaj per te zgjidhur problemet e medha te provinces ne sektorin energjitik, duke treguar edhe nje here se sa pak pushtet ekzekutiv ka qeveria e zgjedhur e Kosoves. Nese zhvillimi i parlamentit te Kosoves vazhdon me ritmin e tanishem, do te duhen edhe disa dekada te tjera per te krijuar nje sistem gjyqesor dhe kushtetues i cili te funksionoje ne vend - nje periudhe kohe kjo, shume me e gjate nga sa duket qe diktojne zhvillimet ne aksin Kabul-Bagdad.


Veton Surroi eshte themelues dhe botuesi i gazetes se pavarur Koha Ditore.


Frontline Updates
Support local journalists